Përgjegjësia Sociale

Përfaqësues të Spitalit Hygeia Tiranë ofruan, në zbatim të vendimit të marrë nga Bordi Drejtues i Spitalit Hygeia Tiranë për të dhuruar, në nder të kujtimit të themeluesit të Marfin Group Andreas Vgnenopoulos,  ndihma në pajisje mjekësore, pajisje zyre dhe ushqime në vlerën 1.000 euro  për të porsalindurit e braktisur të cilët janë nën kujdesin e Organizatës   “Programi Djepi i Ëngjëjve”.

Në 17 Dhjetor, 2016, në vijim të fushatës për ndërgjegjësimin e Kancerit të Gjirit organizuar nga Spitali Hygeia gjate muajit Tetor, Bordi i Drejtorëve të Spitalit Hygeia Tiranë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve vendosën të ofronin Mamografi falas për gratë që vuanin dënimin e tyre në Burgun e Grave Tiranë dhe të cilat nuk e kishin patur një mundësi të tillë më parë.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al