Të reja

Spitali Hygeia Tiranë hap Zyrën e saj në Prishtinë

Spitali Hygeia Tiranë, një spital modern i standarteve ndërkombëtare, pjesë e rrjetit të spitaleve të Grupit Hygeia Greqi, pas 7 viteve eksperiencë të suksesshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore në Shqipëri, vendos të hapë për herë të parë Zyrën e saj të përfaqësisë në Prishtinë, Kosovë.

Ҫdo vit, më shumë se 3,000 pacientë nga Kosova janë drejtuar për shërbime mjekësore në Spitalin Hygeia Tiranë, dhe tashmë hapja e Zyrës tonë në Kosovë është një mundësi më shumë për të lehtësuar kontaktin e pacientëve nga Kosova me Spitalin tone, pra komunikimin me mjekët dhe rezervimin e shërbimeve mjekësore që ata do të kenë nevojë për të marrë.  

Për tu lidhur me Zyrën Spitali Hygeia në Kosovë jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin:

Spitali Hygeia/Zyra e Kosovës: + 377 49 808 041

Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Facebook: https://web.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT/

Spitali Hygeia Tiranë, ofron shërbime mjekësore 24 orë në ditë/365 ditë të vitit, në të gjitha specialitetet, dhe çdo Departament mjekësor drejtohet nga mjekë me shumë eksperiencë, grek dhe shqiptarë,të cilët ofrojnë shërbim të përsonalizuar dhe profesional për cdo pacient, duke zbatuar me rigorozitet protokollet mjekësore ndërkombëtare.

Në spitalin Hygeia ofrohen shërbimet mjekësore (dhe jo vetëm):

  • Kardiologji & Kardiokirurgji
  • Onkologji ( Kimioterapi & Radioterapi)
  • Obstetri & Gjinekologji
  • Maternitet
  • Klinikë Fertiliteti
  • Pediatri
  • Kirurgji ( e Përgjithshme, Ortopedike, Urologjike, ORL, Gjinekologjike, Neurokirurgji, etj)
  • Endoskopi
  • Transplant i Veshkës
  • Hemodializë
  • Imazheri ( Rezonancë Magnetike, Skaner, Grafi, etj.)
  • Laborator Klinik / Biokimik / Anatomo Patologjik
  • Urgjenca 24 orë/24

Spitali Hygeia Tiranë ndodhet në KM 01 të rrugës dytësore, Autostrada Tiranë-Durrës.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al