Departamenti Kardiokirurgjisë

Kardiokirurgjia

KARDIOKIRURGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

DEPARTAMENTI I KARDIOKIRURGJISË

Departamenti i Kardiokirurgjisë i Spitalit Hygeia Tirane përbëhet nga 4 Kardiokirurgë specialistë me eksperiencë të gjerë në fushën ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër ku qëllim kryesor ofrimi i një shërbimi sa më cilësor, i sigurtë dhe mbi të gjitha rezulativ për të sëmurët kardiakë. Në dispozicion të këtij Departamenti janë 2 salla kirurgjikale moderne dhe të pajisura me të gjitha aparaturat dhe pajisjet bashkëkohore për të përballuar të gjitha llojet e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale tek të rriturit duke aplikuar me sukses teknikat më të avancuara që përdoren në spitalet më në zë kudo në botë për këtë kategori operacionesh.

Për një mbarëvajtje dhe menaxhim sa më të mirë të pacientëve të kësaj kategorie, stafi i mjekëve kardiokirurgë  bashkëpunon ngushtë me ekipin e Mjekëve Anestezistë- Reanimatorë jo vetëm gjatë operacionit por edhe për ndjekjen postoperative të këtyre pacientëve të cilët ndiqen në Njësinë e Terapisë Intensive, ku stafi i mjekëve specialistë Reanimatorë dhe infermierëve me eksperiencë dhe të trajnuar për të ofruar kujdes mjekësor të kualifikuar për pacientët kardiakë, ofrojnë trajtime mjekësore të avancuara 24 orë në ditë/365 ditë. 

Për më tepër informacion mbi këtë departament, jeni të lutur të na ndiqni në link-un e mëposhtëm:

https://www.youtube.com/watch?v=HlrPMym_FO4

Stafi i Mjekeve

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al