Departamenti Kardiologjisë

Kardiologjia

KARDIOLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

SËMUNDJET E ZEMRËS

Shërbimi i sëmundjeve të zemrës në Spitalin Hygeia Tiranë është një ndër Qendrat e Ekslencës të këtij Spitali si edhe nga shërbimet më elitare në vend. Stafi i mjekëve kardiologë ofrojnë shërbim të kualifikuar, cilësor dhe profesional, 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit, duke ju siguruar pacientëve me probleme kardiovaskulare, akute dhe kronike, të gjithë gamën e shërbimit mjekësor: ekzaminim, diagnostikim, trajtim, ndjekje klinike dhe ekzaminime laboratorike.

Ky Shërbim është i pajisur me teknologjinë dhe aparatura të fjalës së fundit, dhe së bashku me një staf mjekësh specialistë dhe me eksperiencë të gjerë, mbulojnë të gjithë gamën e sëmundjeve kardiovaskulare, diagnostikimin dhe ofrimin e trajtimeve nga me bashkekohoret ne fushënn e sëmundjeve të zemrës,duke bërë që ky Shërbim të jetë një Qendër reference për të sëmuret kardiakë, jo vetëm në vend por edhe në Rajon.

Ne këtë Departament ofrojnë shërbimin e tyre 6 Mjekë Kardiolog Invaziv, 10 mjek Kardiolog, prej të cilëve 1 (një) mjek kardiopediatër dhe 1 mjek kardiolog aritmolog, si dhe një staf prej 13 infermierë të specializuar të cilët janë të trajnuar të asistojnë në mënyrë të kualifikuar dhe cilësore pacientët kardiake. Stafi i mjekëve të këtij Departamenti, për një menaxhim sa më efikas të kësaj kategorie pacientësh, bashkëpunon ngushtësisht edhe me shumë specialitete dhe Departamente të tjera të Spitalit si: Mjekët anestezistë- Reanimatorë, Radiolog, Mjekë Bërthamor, Kirurg Vaskular, Mjekët e Urgjences si edhe me Laboratorin Qendror të Spitalit, sepse qëllimi i vetëm është mbulimi i çdo lloj patologjie kardiake që paraqitet në Spital duke I dhënë zgjidhjen mjekësore optimale të mundshme.  

Në shërbim të pacientëve kardiakë të cilët duhet t’i procedurave kardiake invazive, është edhe një pavjon me 16 shtretër, ku mesatarisht trajtohen rreth 850 pacientë në vit duke ju ofruar shërbim të standarteve bashkëkohore dhe kushte optimale hotelerie dhe asistencë mjekësore.

Për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, në këtë Departament ofrohen të gjitha llojet e proçedurave, qofshin këto jo-invazive apo invazive, për një diferencim diagnoze sa më të qartë dhe më pas përcaktimin e një trajtimi dhe zgjidhje mjekësore sa më efikase për pacientin.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=HlrPMym_FO4

https://www.youtube.com/watch?v=Jyv-0ooIZkU&feature=youtu.be 

 

 

 

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA
Specialiteti: Kardiolog
Departamenti: KARDIOLOGJIA

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al