Departamenti i Kirurgjisë së përgjithshme
Departamenti i Kirurgjisë së përgjithshme i Spitalit Hygeia trajton patologji mjekësore nëpërmjet proҫedurave kirurgjikale. Në këtë Departament trajtohet i gjithë spektri i patologjive të kirurgjisë së përgjithshme. Një ekip i kualifikuar mjekësh specialist kirurgë të përgjithshëm është i dedikuar 24 orë në ditë /365 ditë të vitit për t’ju siguruar shërbimin më të mirë të mudshëm ҫdo pacienti. Stafi i këtij Departamenti bashkëpunon ngushtë me të gjithë specialetet e tjera mjekësore të tilla me qëllim ofrimin e një kujdesi optimal pacientit si mënyra më e mirë për menaxhimin dhe zgjidhjen sa më të mirë të ҫdo problematike mjekësore kirurgjikale që kërkon zgjidhje.
Llojet e kirurgjive qe aplikohen:
- Kirurgji e stomakut (kancer i stomakut, patologjitë beninje)
- Kirurgji e zorrës së trashë (kancer i zorrës së trashë dhe patologjitë beninje)
- Kirurgji e gjendrës tiroide (me nje metode bashkëkohore- pa qepje dhe pa dhimbje)
- Kirurgji e pankreasit
- Kirurgji e hernies
- Kirurgji e shpretkës
- Kirurgji e urgjencës