Departamenti Kirurgjisë Ditore

Kirurgjia Orale Maxillofaciale

KIRURGJIA PLASTIKE RIKONSTRUKTIVE KRANIOMAKSILOFACIALE

Lista e mjekeve te ketij departamenti
 

Informacion i Përgjithshëm

Kirurgjia plastike rikonstruktive kraniomaksilofaciale, është një specialitet i kirurgjisë që përfshin trajtimin mbi anomalitë e bashkëlindura të kafkës dhe të fytyrës, palatoskizën, dëmtimet tejet të ndërlikuara kraniofaciale, tumoret kraniofaciale, anomalitë maksilomandibulare dhe të orbitave okulare, si dhe kraniosinostozat (Skafocefalia ose dolikocefalia, Trigonocefalia, Plagiocefalia e pasme, etj), ose nishanet e bashkëlindura, qe ndryshojnë nga frenulumi i thjeshtë i gjuhës deri te deformimet kraniofaciale.

Më specifikisht në këtë department të Spitalit Hygeia përfshihet trajtimi kirurgjikal i zones së gojës, nofullave dhe fytyrës:

- Traumave në zonën e fytyrës.

Këto mund të jenë trauma të indeve të buta, thyerje të nofullave apo kockave të tjera të fytyrës; mund të jenë trauma të vecuara ose pjesë të një politruame.

- Trajtimi kirurgjikal të nofullave te keqpozicionuara.

Kirurgjia ortognatike shërben për ripozicionimin e nofullave. Operacione të tilla realizohen si për arsye funksionale ashtu edhe estetike.

-Trajtimin kirurgjikal brenda gojës.  Disa disa prej trajtimeve të realizuara me anë të kësaj kirurgjie janë:

Trajtimi i një infeksioni në nofulla, heqja e kisteve në nofulla, vendosja e mini-implanteve dentare, heqja e gurëve në gjendrat e pështymës, rimodelim i indeve të forta ose të buta për arsye protezimi, janë

- Keqformimet e lindura në zonën e fytyrës dhe gojës.

Rastet kur buzët ose qiellza e një fëmije nuk janë të bashkuara që prej lindjes (buzët e lepurit) është një shembull i keqformimeve që trajton kjo kirurgji

- problemet e kycit të nofullave, quajtur ndryshe edhe artikulacioni temporomandibular.

- kirurgjia e gjendrave të pështymës,

- kirurgjia estetike e fytyrës, kirurgjia tumorale në zonën e fytyrës dhe jo vetëm, janë disa prej proçedurave që kjo kirurgji trajton.

Në bashkëpunim me mjekët otorinolaringolog (ORL), ortopedë, onkologë, okulistë, neurokirurgë, dentistë etj kirurgjia orale & maksillofaciale jep ndihmën e saj në diagnostikimin dhe trajtimin kirurgjikal/jokirurgjikal të patologjive që duan një vlerësim dhe trajtim kompleks.

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al