Klinika e Fertilitetit

Klinika e Fertilitetit

KLINIKA E FERTILITETIT

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Rreth Klinikës

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë është e para Klinikë Fertiliteti në rang botëror dhe e vetmja në vend e vlerësuar me Ҫertifikatë për cilësinë e shërbimit nga Organizata Ndërkombëtare TEMOS “Cilësi në Shëndetin Riprodhues”. Ekipi i vlerësuesve ndërkombëtarë vlerësoi Klinikën e Fertilitetit Hygeia me Ҫertifikatën TEMOS, me notën më të lartë “A”, për shërbimet mjekësore, jo mjekësore si edhe për etikën e shërbimit të ofruar në këtë Klinikë.

Klinika e Fertilitetit Hygeia dhe stafi i saj janë të përkushtuar për të ofruar kujdes dhe trajtim profesional të nivelit më të lartë si dhe mbështetje emocionale për të gjitha çiftet, si për gratë ashtu edhe për burrat, të cilët janë në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe, prindërimit. Stafi i mjekëve profesionistë dhe me shumë eksperiencë, grek dhe shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me stafin ndihmës (infermier dhe sekretare), ofrojnë për çiftin një shërbim të plotë, duke filluar që nga përcaktimi i shkaqeve të infertilitetit, qoftë femëror apo mashkullor, dhe më pas në përcaktimin për secilin nga çiftet të një trajtimi mjekësor të personalizuar dhe adekuat me qëllimin e vetëm, arritjen e rezultateve optimale. Programet e trajtimit në Klinikën tonë mbështeten nga teknologji dhe aparatura nga më bashkëkohoret të fjalës së fundit të Teknologjisë së Riprodhimit të Asistuar (ART) si dhe nga një Laborator

Embriologjik shumë i avancuar dhe modern. Për secilin nga trajtimet që aplikohet p.sh. IUI, IVF, etj, çifetev ju ofrohet një informacion i plotë rreth proçedurës, shanseve për shtatëzani dhe natyrisht që çdo çifti i ofrohet mundësia për të marrë përgjigje mbi çdo pyetje mund të ketë rreth trajtimit, ekzaminimevem medikamenteve dhe mënyrën e marrjes së tyre, dhe gjithçka tjetër që do të donin të dinin përpara se të ndërmerrnin çfarëdolloj hapi në këtë drejtim.

Përpara dhe gjatë trajtimit, çifteve ju kërkohet të njihen paraprakisht me proçedurat përkatëse, kohën e nevojshme për kryerjen e këtyre proçedurave, planifikimin e kohës së nevojshme për të kryer trajtimin dhe gjithçka tjetër që i ndihmon ata për të marrë vendimin e tyre, proçes ky i cili asistohet gjithmonë nga stafi ynë i specializuar. Qysh prej momentit të parë të hapjes dhe deri më sot, Klinika e Fertilitetit Hygeia ka shënuar një sërë suksesesh, duke ndihmuar shumë nga çiftet të prekin ëndrrën e tyre duke u bërë prindër, dhe sot mund të themi që jemi Klinika me përqindje suksesi ndër më të lartë në vend, me plot 65%.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=1rtQCiGp8Ro

https://www.youtube.com/watch?v=avK3sevfG6Y 

 

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al