Departamenti Mjekësisë Bërthamore

Mjekësia Bërthamore

MJEKËSIA BËRTHAMORE

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Informacion i Përgjithshëm

Mjekësia Bërthamore është specialitet i mjekësisë që bazohet në përdorimin e substancave radioaktive në doza shumë të vogla (radio- medikamente) për qëllime diagnostike dhe terapeutike. Termi "bërthamor" rrjedh nga përdorimi i rrezatimit të lëshuar nga bërthama e atomeve të prodhuar artificialisht. lmazhet që paraqesin shpërndarjen e këtyre substancave dhe metabolizmin e tyre quhen "shintigrafi". Aparati që përdoret në Mjekësinë Bërthamore quhet GAMMA CAMERA.

Mjekësia Bërthamore në Spitalin Hygeia Tiranë disponon aparaturara bashkëkohore të cilat bëjnë të mundur diagnostikimin të saktë dhe cilësor të cdo rasti dhe më e rëndësishmja është stafi mjekësor i këtij Departamenti të cilët janë  të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë në fushën e mjekësisë bërthamore. 

Avantazhet e Mjekësisë Bërthamore

Mjekësia Bërthamore ka për qëllim të vendosë diagnoza të hershme të sakta të shumë sëmundjeve përfshirë këtu të gjitha moshat. Falë sinjalit që vjen nga radio-medikamenti i marrë, mund të studiohen ndryshimet e funksionit të organeve që nuk janë akoma në gjendje të japin ndryshime klinikisht të vlerësueshme.

Mjekësia Bërthamore dallon në raport me metodat e tjera diagnostike imazherike për aftesinë e vënies në dukje të një ndryshimi funksional përpara se të jenë të dukshme ndryshimet anatomike.

A është e sigurt?

Doza e rrezatimit të përdorur në një ekzaminim është shumë e vogël. Ekzaminimet mund të kryhen edhe te fëmijët e vegjël e të përsëriten pa krijuar asnjë shqetësim. Gjurmuesit radio aktivë të përdorur eliminohen dhe humbasin shpejt aktivitetin e tyre dhe nuk kanë efekte toksike.

Cfarë përgatitje kërkohet?

Përgjithësisht nuk kërkohet një përgatitje e veҫantë. Në rastin e shtatëzanisë ose gjatë ushqyerjes me gji është e rëndësishme që përpara kryejrjes së ekzaminimit të vihet në dijeni  mjeku mbi këtë fakt. 

Kryerja e ekzaminimit

Pas marrjes së rekomandimit nga mjeku klinicist, pacienti paraqitet në shërbimin e mjekësisë bërthamore ku merr kontak me mjekun bërthamor i cili njihet me rekomandimin dhe vlerëson nevojën e kryerjes së ekzaminimit. Pacienti shoqerohet ne dhomen e "nxehtë" ku i injektohet radiomedikamenti endo/venë.

Pas injektimit të radiomedikamentit pacienti shtrihet mbi shtratin e GAMMA CAMERAS ku merren imazhet (pamjet) shintigrafike të nevojshme. Në fund të ekzaminimit pacienti i kthehet aktivitetit normal.

Rezultati i ekzaminimit

Mjeku bërthamor pasi kryen përpunimin e informacionit të marrë jep me shkrim konkluzionet e studimit 

(përgjithësisht brenda ditës) të shoqëruar me pamjet përkatëse të ekzaminimit. Studimi shintigrafik ruhet ne sistemin PACS (Picture Archiving and Communication System) qendror.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=ByVxpxTV5q8 

Stafi i Mjekeve

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al