Departamenti Nefrologjisë

Nefrologjia

NEFROLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

NEFROLOGJIA & SHËRBIMI I HEMODIALIZËS

Departamenti i Nefrologjisë i Spitalit Hygeia është degë e mjekësisë Interne e cila merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që prekin veshkat. Numri i mjekëve nefrologë që shërbejnë në këtë departament  dhe diapazoni i shërbimeve ka ardhur gradualisht në rritje. Aktualisht fokusi i Departamentit është sëmundja renale kronike e cila trajtohet me terapi renale zëvëndësuese (hemodializë, dializë peritoneale, transplant renal).

Ekipi i mjekëve nefrologë trajton një gamë të gjerë sëmundjesh duke përfshirë por pa u limituar si më poshtë: 

• Sëmundje renale kronike

• Dëmtim renal akut

• Glomerulonefritë

• Sëmundje reno-vaskulare

• Menaxhim metabolik i gurëve renale

• Sëmundjet malinje renale

• Sëmundjet renale në shtatëzani

Institucioni ynë ka filluar aplikimin klinik të dializës që prej muajit gusht. Prej asaj kohe ky sherbim ka realizuar mbi 82.000 seanca dialize. Ne kete numer perfshihen paciente te cilet trajtohen me dialize  si indikacion primar apo ne kuader te situatave te ndryshme shendetesore ne suport te departamenteve te ndryshme te Spitali Hygeia.

Ekipi mjekësor i këtij Departamenti i përbërë nga 4 mjekë specialistë, 17 infermierë dhe 1 koordinatore, ndjek me rigorozitet dhe aplikon udhëzimet dhe prokollet nga më bashkëkohore në trajtimin e këtij grupi pacientësh. 

Reparti I Hemodializës është i pajisur me Aparatura të dializës të fjalës së fundit të teknologjisë, të markës Fresenius, lider botëror në këtë teknologji. 

Në spitalin tonë, që prej vitit 2013 e në vazhdim,  realizohen transplante renale me dhurues të gjallë. Transplanti kryhet nga një ekip mjekësh ndërkombëtar dje me eksperiencë shumëvjeçare në bashkëpunim të ngushtë me ekipin  e mjekëve të nefrologjisë klinike dhe anestezisë në menaxhimin e kësaj kategorie pacientësh. 

Avancimi i metodave diagnostikuese e trajtuese në ditët e sotme ka bërë të mundur që  pacientë me patologji të ndryshme të shfaqin prekje renale gjatë ecurisë së sëmundjes së tyre. Sëmundjet e tjera që shoqërohen edhe me dëmtim të funksionit të veshkave janë diabeti i sheqerit, sëmundjet e zemrës, hipertensioni arterial, infeksionet , etj. Për një mbarëvajtje sa më të mirë Departamenti i Nefrologjisë gjatë punës së tij ditore bashkëpunon ngushtësisht dhe në harmoni të plotë  me shërbimet e tjera që trajtojnë sëmundjen bazë të këtyre pacientëve, gjë që bën të mundur përqasjen profesionale, të integruar ndaj këtyre rasteve komplekse.

Stafi i departamentit të nefrologjisë është maksimalisht i dedikuar për të ofruar shërbim mjekësor “state-of- the art”  nga pikepamja profesionalë  dhe sa më empatike nga pikëpamja njerëzore.

 

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA
Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA
Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA
Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA
Specialiteti: Nefrolog
Departamenti: NEFROLOGJIA

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al