Dita e daljes nga spitali
Bazuar në gjendjen tuaj shëndetësore, është mjeku kurues që do të vendosë dhe do t’ju komunikojë ditën e daljes nga spitali HYGEIA.
Në mënyrë që ju të mund të dilni brenda orës 12:00, orar në të cilën organizohen daljet nga spitali, personeli përgjegjës bën gati të gjitha procedurat e detyrueshme të daljes nga Spitali. Në rastet kur vlerësohet e nevojshme, mjeku t'ju japë udhëzimet e nevojshme mbi çfarë duhet të bëni si dhe medikamentet (në rast se do të keni nevojë) që duhet të merrni në ditët në vijim pas daljes nga Spitali.
Largimi nga HYGEIA
Ne rekomandojmë që një anëtar i familjes apo një person i afërm i juaji të vijë për t’ju shoqëruar në mometin e daljes nga Spitali. Nëse mjeku juaj e gjykon të nevojshme, ju do të transferoheni për në shtëpinë tuaj me ambulancën HYGEIA (kontaktoni Zyrën e Pranimit të Pacientëve për detaje të mëtejshme).