Dëshmitë e Pacientëve

Testimonials

Add A Testimonial
O.N
2017-09-07, 11:30
E mrekulluar nga informacioni dhe shërbimi i personelit në Departamentin e Imazherisë. Punonjës të sjellshëm, të edukuar dhe të pa përtuar. Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Faleminderit Hygeia.
A.Xh
2017-09-07, 11:30
Jemi të kënaqur nga shërbimi këtu në Spitalin Hygeia Tiranë. Mjekët janë shumë komunikues, të sjellshëm dhe të aftë në profesionin e tyre. Higjiena gjithashtu është perfekte. Ju përgëzoj duke ju bërë komplimentet më të mira.
A.B
2017-09-07, 11:29
Dëshiroj të falenderoj Mjekun Urolog me të cilin u ndoqa gjatë shtrimit në Spitalin Hygeia Tiranë. Mjeku ishte i gatshëm, i mirëkuptueshëm dhe mjaft miqësor si me pacientin ashtu dhe me familjarët. Tregoi një nivel të lartë si profesional ashtu dhe kulturor. Gjithashtu falenderoj infermieren e cila u kujdes për mua. Ajo përfaqëson kulturën dhe gadishmërinë në çdo moment në lidhje me pacientin dhe familjarët. Kemi nevojë më shumë për njerëz të tillë. Ju faleminderit.
B.P
2017-09-07, 11:29
Nga marrëveshja e Spitalit Hygeia Tiranë me kompaninë Telekom, përfitova analiza falas si dhe një konsultë me Mjekun Patolog. Jam shumë i kënaqur për mënyrën shumë të shpejtë dhe profesionale me të cilën u kryen analizat si dhe me konsultën mjekësore. Personeli është shumë i kualifikuar dhe i sjellshëm.
A.A
2017-09-07, 11:29
Jam paciente e Spitalit Hygeia Tiranë prej gati një viti në Pavionin Onkologjik. Në tërësi jam e kënaqur nga pastërtia, rregulli, qetësia dhe koha e kryerjes së veprimeve. Mora një shërbim të mirë, profesional dhe human në Departamentin e Kimioterapisë nga mjekja kuruese dhe personeli infermieror. Jam shumë e kënaqur dhe nga Departamenti Radiologjik, nga i gjithë personeli, si dhe nga ekzaminimet laboratorike dhe imazherike.
B.B
2017-09-07, 11:28
Bëra një operacion të vështirë në fyt, ku mu desh të hiqja bajamet në moshën 30 vjeçare. U deshën duart e arta të Mjekut Kirurg në Departamentin e O.R.L në Spitalin Hygeia Tiranë. Ju falenderojmë shumë për gjithshka që keni bërë për ne. Ju falenderojmë nga zemra.
R.H
2017-09-07, 11:28
Jam shumë i kënaqur për shërbimin që kam gjetur në Spitalin Hygeia Tiranë. Është hera e dytë që vij në këtë spital dhe kam gjetur një shërbim të mirë nga i gjithë personeli mjekësor dhe infermieror, si dhe të gjitha shërbimet e tjera duke përfshirë dhe higjienën. Me respekt.
B.L
2017-09-07, 11:28
Shërbim i shkëlqyer si nga infermierët ashtu dhe mjekët. Mjekja Kardiologe ishte shumë e sjellshme dhe e durueshme, e gatshme dhe shumë profesionale. Faleminderit për kujdesin e treguar.
M.F
2017-09-07, 11:27
Falenderoj personelin e mrekullueshëm për shërbimin në kohën e duhur, gjithmonë me një komunikim korrekt. Në veçanti do doja të falenderoja Kirurgun Ortoped për sigurinë e lartë që na ka dhënë për këtë operacion të vështirë. Gjithashtu, do doja të falenderoja personelin infermieror, të gjithë pa dallim, si dhe zyrat e infomacionit. Shprehim kënaqësinë më të madhe për kushtet e ofruara nga Spitali Hygeia Tiranë. Ju faleminderit.
B.R
2017-09-07, 11:27
Jemi shumë të kënaqur nga shërbimi i cili është shumë i shpejtë. Në Spitalin Hygeia Tiranë koha e pritjes është shumë e shkurtër dhe i gjithë personeli është shumë i gatshëm dhe i kulturuar. Falenderojmë shumë mjekët dhe infermieret e Departamentit të Pediatrisë. Janë shumë të gatshëm në çdo moment dhe fëmija është i kontrolluar gjatë gjithë kohës. Të gjitha informacionet merren në kohën e duhur. Faleminderit të gjithëve pa përjashtim.
B.G
2017-09-07, 11:26
Gjithmonë kam përdorur shërbimin pediatrik në Spitalin Hygeia Tiranë. Vij nga qyteti i Shkodrës pasi ndihem tepër e kënaqur me shërbimin tuaj. Personeli juaj është i shkëlqyer. Dëshira është që ti kem fëmijët e shëndetshëm dhe pa probleme por në rast komplokacionesh shëndetësore, do të zgjedh gjithmonë Spitalin Hygeia Tiranë. Me respekt.
A.A
2017-09-07, 11:26
Jam shumë i kënaqur nga pritja dhe orientimi që mu dha nga personeli i Ambulatorit në lidhje me ekzaminimet që duhet të kryeja. Suport maksimal për dhënien e shërbimit dhe kryerjen e ekove përkatëse.
Q.F
2017-09-07, 11:26
Faleminderit Spitali Hygeia Tiranë. Jam një pacient nga qyteti i Sarandës dhe kam kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Jam shumë i kënaqur nga ky spital si dhe nga personeli infermieror dhe mjekësor, por në veçanti nga mjeku im kardiolog. Me respekt.
S.B
2017-09-07, 11:25
Gjatë hospitalizimit tim prej 1 (një) muaji në Departamentin e Maternitetit, të gjitha infermieret dhe mamitë janë treguar tepër profesionale, humane dhe miqësore. Ato e bënë më të rehatshëm qëndrimin tim dhe çdo ditë më kanë mësuar gjëra të reja rreth rritjes së fëmijës tim i cili gjendej në Reanimacionin e Neonatëve (NICU). Herën e parë që hyra në NICU isha tepër e mërzitur pasi pashë fëmijën tim prematur, por ditë pas dite arrita të shoh punën e madhe që bëhet aty. Të gjitha infermieret ishin 24 orë si rojtaret e engjëjve të vegjël. U impresionova shumë nga puna e tyre tepër e kujdesshme dhe profesionale me fëmijët. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj mjeket e jashtëzakonshme të cilat shpëtuan jetën time dhe të fëmijës tim.
A.H
2017-09-07, 11:25
Problemet e mia shëndetësore në 4 (katër) vitet e fundit kanë qenë mjaft të mëdha. Spitali Hygeia Tiranë është një ndër spitalet ku unë kam marrё një trajtim mjaft cilësor dhe të kënaqshëm. Në vitin 2013, nisa të marr shërbim në Departamentin e Hemodializës, ku personeli mjekësor dhe infermieror është treguar mjaft i kujdesshëm. Hemodializa ka qenë një proçes tepër i vështirë dhe i lodhshëm për mua, por personeli i këtij spitali arriti të më garantonte kushtet dhe standardet më të larta gjatë këtij proçesi. Falenderoj mjeket nefrologe si dhe të gjithë personelin infermieror. Në fund të vitit 2016, nisi proçedura e transplantimit të veshkës e cila mu dhurua nga mamaja ime. Në çdo moment që kisha nevojë për informacion apo nëse kisha ndonjë shqetësim, mjekët ishin të gatshëm të përgjigjeshin në kohë rekord. Dëshiroj të falenderoj mjekun kirurg si dhe mjekun anestezist për ndërhyrjen, si dhe të gjithë personelin për mbështetjen dhe kujdesin e treguar. Pastërtia dhe qetësia ishte e përkryer, ashtu si dhe ushqimi i një cilësie të lartë. Spitalin Hygeia Tiranё, për këtë shërbim të përkryer, do t’ja këshilloj të afërmve dhe miqve të mi.
K.H
2017-09-07, 11:24
Klinika e Fertilitetit në Spitalin Hygeia Tiranë është një ndër departamentet me përgjegjshmëri totale pёr sa i përket kujdesit ndaj pacientit. Korrektësi dhe shërbim cilësor ndaj një grupi pacientësh të cilët besojnë dhe arrijnë në këtë klinikë atё çka prej shumë vitesh kanë ëndërruar. Faleminderit që me punën tuaj bëni realitet ëndrrën tonë.
D.L
2017-09-07, 11:23
Jam pacient i Spitalit Hygeia Tiranë prej 5 (pesë) vitesh dhe kam ardhur kryesisht për shërbime pediatrike. Mund të them se performanca e përgjithshme e personelit është shumë e lartë. Faleminderit që ekziston Hygeia. Respekt per Departamentin e Pediatrisë.
E.G
2017-09-07, 11:23
Një respekt dhe mirënjohje të thellë për personelin e përkushtuar, të dashur, të edukuar, të sjellshëm dhe shumë profesional, por mbi të gjitha, të mrekullueshëm. Nuk pashë një herë në fytyrat e tyre lodhje, mërzitje apo pakënaqësi. Janë fjalë e vlerësime tё dala nga zemra ime dhe e fëmijëve të mi, për këtë shërbim të shkëlqyer nga ana e personelit mjekësor dhe infermieror. Një ambjent që rrallë mund ta gjesh në spitalet e tjera private apo shtetërore. Ushqimi ishte i gatuar në mënyrë të shkëlqyer dhe rrobat ndrisnin nga bardhësia e pastërtia.
S.G
2017-09-07, 11:22
Spitali Hygeia Tiranë është i njohur nga të gjithë dhe une kisha dëgjuar shumë për të, e nga shtëpia mendoja se ishte një reklamë e tepërt. Tani, pas trajtimit mjekësor mendoj se reklama që bëhet për ju është shumë e pakët. Shumë mirënjohje për mjekun tim obstetër. Jam ndjerë e privilegjuar të jem nën kujdesin e tij. Faleminderit mjekëve anestezistë të cilët ishin tepër human, pozitiv dhe profesionistë si dhe të gjithë personelit infermieror të cilët ishin gjithmonë të gatshëm dhe të buzëqeshur.
V.M
2017-09-07, 11:22
Spitalin Hygeia Tiranë do t’ua rekomandoja të afërmve të mi për një shërbim cilësor dhe efikas. Një falenderim të veçantë për mjekun tim kurues dhe personelin infermieror të cilët ishin gjithmonë të kujdesshëm dhe 24 orë në shërbim të pacientit. Pastërtia e ambjenteve ishte maksimale. Për një shëndet të mirë dhe shërbim cilësor, Spitali Hygeia Tiranë i plotëson kushtet e çdo personi në nevojë.
A.P
2017-09-07, 11:21
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi i marrë. Personeli i spitalit është jo vetëm shumë profesional por dhe shumë miqësor. Gjejmë shërbimin e kërkuar në çdo moment. Faleminderit. (E.B)
Gruaja ime lindi fëmijën tonë të parë këtu në Spitalin Hygeia Tiranë. Jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe kujdesin dhe kemi dëshirë të vijmë përsëri këtu për fëmijën tjetër. Nëse mund të jap një vlerësim për shërbimin do të thoja se meriton pesë yje. Faleminderit.
A.A
2017-09-07, 11:21
Jam shumë e kënaqur me kujdesin që treguan personeli i infermierisë si dhe shumë e kënaqur me kirurgun i cili, mund të them me bindje të plotë, që është një ndër profesorët më të mirë. Faleminderit për gjithshka.
L.A
2017-09-07, 11:20
Jam e kënaqur nga pritja. Unë isha për kontroll ambulatorik rutinë dhe kam mbetur shumë e kënaqur nga personeli dhe kushtet e Spitalit Hygeia Tiranë.
M.C
2017-09-07, 11:20
Vlerësime dhe falenderime të veçanta për departamentin e O.R.L. Vizitat e shumta dhe qëndrimi gjatë operacionit kaloi sikur mos të ishim në spital por në shtëpi; një ndjenjë sigurie dhe familjariteti ishte e pranishme gjatë gjithë kohës. Fëmija i vogël nuk ndjeu aspak ankthin në ambjentet e spitalit, përkundrazi ndihej tepër komod për të luajtur gjatë gjithё kohës. Faleminderit për profesionalizmin dhe mikpritjen. Ju uroj suksese.
B.N
2017-09-07, 11:19
Mbas 2 lindjesh që kam patur në Itali, ky është spitali i dytë ku unë u operova për këtë qëllim dhe mendoj se nuk e kam ndjerë ndryshimin, pasi ka qenë i njëjti shërbim i kualifikuar në çdo drejtim dhe them t’jua sugjeroj dhe mikeshave të mia. Largohem me përshtypjet më të mira duke ju uruar mbarësi personelit tuaj.
B.N
2017-09-07, 11:19
Mbas 2 lindjesh që kam patur në Itali, ky është spitali i dytë ku unë u operova për këtë qëllim dhe mendoj se nuk e kam ndjerë ndryshimin, pasi ka qenë i njëjti shërbim i kualifikuar në çdo drejtim dhe them t’jua sugjeroj dhe mikeshave të mia. Largohem me përshtypjet më të mira duke ju uruar mbarësi personelit tuaj.
N.Q
2017-09-07, 11:18
Në këtë spital, standardet janë ashtu siç duhen për të kuruar dhe shërbyer pacientin që ndodhet në duart e specializuara të personelit. Përsa i përket mjekut kurues, kemi respekt për bashkëpunimin dhe për rezultatin e ndërhyrjes. Jam shumë e kënaqur me shërbimin dhe komunikimin e personelit dhe do të doja të mbanin këtë nivel pune duke mos lejuar askënd t’i prishë mundimin për punën e bërë të cilës i janë përkushtuar.
R.Q
2017-09-07, 11:18
Unë që po ju shkruaj jam motra e një paciente të Klinikës së Fertilitetit. E kam shoqëruar motrën që në ditët e para të konsultave. Ishte e mërzitur, e stresuar dhe e pashpresë. Dhe ja ku jam sot, duke e pritur të dal, por këtë herë jo vetëm por me dikë tjetër që sot po zë vend e do të rritet në trupin e saj. Çfarë lumturie! Nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar. Ishte një lajm të cilin kishte 14 vjet që e prisnim. Ju bëtë ëndrrën realitet. Faleminderit Spitalit Hygeia Tiranë. Tashmë jeni pjesë e jona. Na kthyet besimin e na bëtë të themi se “po, jeta është e bukur”. Duke ju falenderuar për gjithshka bëtë për motrën time, ju uroj suksese të mëtejshme të gjithë personelit të spitalit por në veçanti personelit të Klinikës së Fertilitetit. Jeni më të mirët.
N.K
2017-09-07, 11:18
Jam një paciente e cila kreu disa ekzaminime ambulatorike nga programi “One Life”. Jam shumë e kënaqur nga shërbimi i të gjithëve, që në hyrje e deri tek vizita me mjekun. Më bëri shumë përshtypje mënyra e pritjes dhe shoqërimit. Faleminderit Hygeia. Me respekt.
A.H
2017-09-07, 11:17
Jam shumë e kënaqur me shërbimin. Vizita me mjekun ishte e qartë dhe e shpejtë. Infermieret shumë të qeta, të shpejta në përgjigje dhe japin informacion për çdo problem. Gadishmëria e tyre është e përkryer dhe profesionalizmi në shërbim e përgjigje shumë i lartë.
M.A
2017-09-07, 11:16
Shërbimi dhe pastërtia janë në standarte shumë të larta. Personeli infermieror, mjekësor dhe administrativ janë shumë të mirë. Të komunikueshëm dhe shumë korrekt. Falenderoj mjekun tim kurues në Pavionin e Kardiologjisë.
A.A
2017-09-07, 11:16
Mendoj se nuk ka vend për sugjerime përsa i përket cilësisë së shërbimit. Komente pozitive shkojnë për të gjithë personelin mjekësor dhe infermieror të Maternitetit. Më ka bërë shumë përshtypje profesionalizmi në çdo aspekt, komunikimi, gadishmëria e përkushtimi gjatë momenteve të komplikacioneve post-operatore.
A.D
2017-09-07, 11:15
Jam paciente e rregullt e Spitalit Hygeia Tiranë dhe jam shumë e kënaqur me shërbimin në Klinikën e Fertilitetit. Janë shumë humanë dhe profesionistë. Sekretaret, infermieret, mjekët grekë dhe shqiptarë, më kanë ndihmuar shumë në arritjen e qëllimit për tu bërë nënë. Tani po i nënshtrohem sërisht të njëjtës proçedurë, ku pavarësisht nga kushtet e mia shëndetësore, mjekët kanë bërë të pamundurën për mua. I jam shumë mirënjohëse të gjithë personelit dhe i falenderoj pa masë për humanizmin kundrejt pacientëve.
E.P
2017-09-07, 11:15
Eksperienca ime në Spitalin Hygeia Tiranë ishte e shkëlqyer. Falenderoj nga zemra mjeken time, maminë dhe të gjithë personelin për kujdesin e treguar. Jeni më të mirët.
K.Z
2017-09-07, 11:14
Ishte hera e parë që vizitoja Spitalin Hygeia Tiranë. Jam larguar me përshtypjet më të mira. Shumë faleminderit të gjithë personelit të Ambulatorit për asistencën dhe ndihmën e tyre.
A.Z
2017-09-07, 11:14
Faleminderit për shërbimin e shkëlqyer të mjekëve, infermierëve dhe administratës në Departamentin e Urgjencës.
X.C
2017-09-07, 11:13
Mjeku i cili u kujdes për mua ishte profesional dhe i komunikueshëm. Personeli infermieror ka ofruar shërbim të shkëlqyer dhe shumë korrekt. Kanë treguar përgjegjësi, seriozitet dhe kujdes deri në detajet më të vogla që në minutën e parë e deri në të fundit të largimit nga spitali. Gatimi ishte perfekt, si në llojin e gatimeve, respektimi i orareve, cilësia dhe shërbimi në mënyrë të veçantë.
M.K
2017-09-07, 11:13
Pranë Spitalit Hygeia Tiranë kam ardhur për analiza të ndryshme dhe ndërhyrje. Kam ardhur dhe do të vij si unë ashtu dhe miqtë e të afërmit e mi, për cilësinë e ekzaminimeve dhe të personelit tuaj. Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese të mëtejshme në këtë profesion të vështirë të gjithë personelit tuaj.
P.H
2017-09-07, 11:13
Unë si pacient dhe familja ime, shprehim konsideratat dhe vlerësimet për shërbimet e kujdesin e treguar nga personeli mjekësor i Pavionit të Patologjisë, në veçanti për profesionalizmin, korrektësinë dhe mënyrën e komunikimit. Gjjithashtu dhe personeli infermieror ka shërbyer me përkushtim, gadishmëri, humanizëm e profesionalizëm. Edhe pse të rinj në moshë ata krijojnë respekt. Urojmë që Spitali Hygeia Tiranë të ecë gjithmonë përpara.
A.A
2017-09-07, 11:12
Vlerësim shumë i mirë për shërbimin në Pavionin e Patologjisë, nga infermierët dhe i gjithë personeli. Sjellja e tyre dhe angazhimi janë për tu lavdëruar. Falenderoj gjithashtu dhe infermierët e Pavionit të Reanimacionit.
D.M
2017-09-07, 11:12
I dashur personel i Klinikës së Fertilitetit, jeni super të talentuar, të specializuar dhe miqësor. Jeni bërë si pjesë e familjes sime. Arritjet tuaja janë në majë të listës. Me respekt.
I.V
2017-09-07, 11:11
Spitali Hygeia Tiranë është një nga spitalet më të mira në vend. Personeli mjekësor në këtë spital, mund të them se janë të shkëlqyer. Personeli infermieror janë të sjellshëm dhe të komunikueshëm. Faleminderit.
P.A
2017-09-07, 11:11
Jam një pacient që sapo përfundova 35 seanca ne Departamentin e Radioterapisë dhe jam shumë i kënaqur me të gjithë personelin, me shërbimin si dhe oraret. Ju faleminderit të gjithëve.
S.T
2017-09-07, 11:10
Gjatë kohës së qëndrimit tim në Pavionin e Reanimacionit të Spitalit Hygeia Tiranë, kam krijuar përshtypjet më të mira për shërbimin që më është kryer nga i gjithë personeli pa përjashtim. Le të ndjekin të gjithë spitalet në Shqipëri shembullin e këtij personeli. Përshëndetje dhe përgëzime.
A.S
2017-09-07, 11:10
Kam mbetur shumë e kënaqur nga shërbimi në Spitalin Hygeia Tiranë, si nga mjekët, infermierët dhe personeli i shërbimit. Ju uroj suksese dhe shumë faleminderit.
S.S
2017-09-07, 11:09
Jam shumë e kënaqur nga shërbimi spitalor dhe profesionalizmi i mjekut tim kurues si dhe i personelit infermieror të cilët qëndruan gjithmonë të gatshëm në çdo moment. Uroj të vazhdoni gjithmonë me saktësinë e shërbimit që ju karakterizon.
M.E
2017-09-07, 11:08
Jam paciente e Klinikës së Fertilitetit. Jam shumë e kënaqur me të gjithë përsonelin tuaj. Janë një ekip i mrekullueshëm dhe të gjithë të qeshur. Me respekt.
I.K
2017-09-07, 11:08
Është hera e parë si paciente në Spitalin Hygeia Tiranë, dhe nga dita që kam ardhur për ndjekjen e shtatzanisë time jam ndjerë shumë e kënaqur nga sjellja dhe kujdesi që ka treguar personeli mjekësor. Më është shpjeguar çdo gjë në detaj. Përkujdesja, sjellja dhe shërbimi janë të shkëlqyera në Spitalin Hygeia Tiranë.
K.R
2017-09-07, 11:07
Personeli mjekësor i Departamentit të Kardiologjisë janë shumë njerëzor. Profesionalizmi i tyre i lartë në fushën e kardiologjisë na bindi që ta lëmë jetën tonë në duart e tyre. Në çdo moment ata na kanë informuar për gjendjen shëndetësore, para dhe pas ndërhyrjes. Falenderojmë të gjithë personelin e shërbimit, kryeinfermierё, infermierë, recepsionin.
A.M
2017-09-07, 11:06
Faleminderit Spitalit Hygeia Tiranё për përkujdesjen që treguat, kulturën e shërbimit dhe gjithshka ishte perfekte. E meritoni të jeni të parët në shërbimin spitalor. Ju faleminderit dhe suksese në punën tuaj.
A.A
2017-09-07, 11:06
Kam përshtypjet më të mira për spitalin tuaj. Personeli i Klinikës së Fertilitetit është i shkëlqyer. Jam ndjerё si në shtëpinë time. Infermieret kanë qenë të pranishme në çdo moment për çdo nevojë tonën. Një falenderim i veçantë për mjeken, e cila në çdo moment ishte e gatshme për mua duke më lajmëruar dhe duke u kujdesur në mënyrë të shkëlqyer. Faleminderit të gjithë personelit të Spitalit Hygeia Tiranё.
A.P
2017-09-07, 11:05
Të gjitha shqetësimet që të shkakton një sëmundje (dhimbje, mërzi, pasiguri, mosvlerësim) e gjejnë zgjidhjen më të mirë në Spitalin Hygeia Tiranё. Si rezultat i sjelljes profesionale, edukatës dhe buzëqeshjes së të gjithë personelit pa përjashtim (mjekё, infermierё, administratë), Spitalin Hygeia Tiranё do t’ua rekomandoj kujtdo që kërkon shërbim cilësor dhe dinjitoz për zgjidhjen e problemeve shëndetësore.
K.T
2017-09-07, 11:05
Ka qenë një eksperiencë e parë në Spitalin Hygeia Tiranё dhe gjatë gjithë periudhës kemi ndjerë një trajtim shumë optimal, njerëzor dhe të kujdesshëm. Personeli mjekësor ka qenë gjithmonë dhe tërësisht i gatshëm për shpjegime dhe mbështetje duke na orientuar saktë dhe me kompetencë. Faleminderit.
Y.M
2017-09-07, 11:04
Personeli infermieror i Urgjencës më dha shërbim tepër cilësor dhe në kohë rekord. Po ashtu dhe mjekja kuruese u kujdes të kontrollonte parametrat e mi deri në momentin që u qetësova. I falenderoj përzemërsisht.
B.XH
2017-09-07, 11:03
Në Pavionin e Kimioterapisë personeli është shumë i sjellshëm dhe i këndshëm në komunikim. Shërbimi është shumë i mirë. I përgjigjen çdo pyetje me qetësi dhe përkushtim.
T.M
2017-09-07, 11:03
Gjatë ditëve të qëndrimit tim në Spitalin Hygeia Tiranё, kam vënë re një shërbim të shkëlqyer mjekësor, sanitar dhe social. Personeli mjekësor ishte i gatshëm të vinte në ndihmë në çdo kohë dhe për çdo kërkesë të pacientit. Shumë humanë, të sjellshëm, të komunikueshëm dhe të palodhur. Gjithmonë kur jepej sinjali me anë të butonit, personeli gjendej pranë për çdo nevojë të pacientit.
Xh.L
2017-09-07, 11:02
Përshtypjet e mia më të mira për Spitalin Hygeia Tiranё. Falenderoj personelin e kardiologjisë, të cilët më rikthyen jetën me shërbimin e mrekullueshëm e të përsosur. Falenderimet e mia dhe ju uroj suksese. Për mua ky spital mban emrin e bukur “shpresa e jetës”.
K.Q
2017-09-07, 11:02
Koha e qëndrimit tim në Spitalin Hygeia Tiranё ka qenë për 48 orë në Pavionin e Patologjisë. Shërbimi e pastërtia ishin të përkryera e shumë profesionale. Mjekët dhe infermierët të cilët më kanë shërbyer ishin tepër profesional dhe të sjellshëm. Faleminderit për gjithshka.
E.P
2017-09-07, 11:02
Unë si paciente jam ndjekur që në fillim të shtatëzanisë time në Spitalin Hygeia Tiranё. Gjatë gjithë peiudhës së trajtimit tim në këtë spital jam ndjerë shumë mirë si në aspektin e trajtimit shëndetësor, por edhe në aspektin e vëmendjes dhe komunikimit nga i gjithë personeli i spitalit. Më janë dhënë gjithmonë shpjegimet e duhura për pyetjet që kisha dhe në kohën e duhur. Vlerësoj gjithashtu edhe kushtet e shërbimit në këtë spital. Veçanërisht, do të doja të falenderoja mjekun tim për kujdesin, këshillat mjekësore, komunikimin dhe gadishmërinë. Falë kujdesit dhe këshillave të tij çdo gjë shkoi shumë mirë si për mua ashtu dhe për djalin tim të sapolindur. Po kështu, do të doja të thoja se falë vlerësimit për trajtimin mjekësor dhe shërbimin që gjeta në spitalin tuaj, vendosa që edhe ndjekjen e mëtejshme të fëmijës ta bëj me mjekët tuaj.
V.SH
2017-09-07, 10:56
Kam mbetur shumë e kënaqur me shërbimin në spitalin tuaj. Më kanë bërë përshtypje infermierët e Pediatrisë për mënyrën e sjelljes dhe përkujdesjes së jashtëzakonshme për fëmijët, gjë e cila na bëri të ndjehemi shumë mirë. Gjithashtu, mjekët ishin të mrekullueshëm dhe profesionistë të vërtetë. Faleminderit.
E.P
2017-09-07, 10:56
Sjellje e shkëlqyer nga ana e personelit të Ambulatorit, dhe predispozicion maksimal për mbarëvajtjen e vizitës pranë mjekut përkatës. Ndihem shumë e vlerësuar. Respekte.
A.K
2017-09-07, 10:55
Jam shumë e kënaqur nga përkujdesja që kam pasur nga personeli infermieror, gjithashtu dhe nga ekipi i mjekëve në Departamentin e ORL-së. Me respekt.
M.S
2017-09-07, 10:55
Personeli ishte shumë i përgatitur, i përkushtuar dhe i mirë. Mjekja ime kuruese ishte e gatshme dhe e përkushtuar në çdo moment, madje dhe në fundjavë është paraqitur për t’u interesuar rreth gjendjes time shëndetësore. Personeli i Radiologjisë ishte i kujdesshëm dhe i gatshëm. Personeli infermieror ishte i gatshëm, i përgatitur, të shkathët dhe shumë të zotët.
M.G
2017-09-07, 10:55
Gjatë 3 ditëve të qëndrimit tim në Spitalin Hygeia kam kaluar një eksperiencë mbresëlënëse dhe kam mbetur jashtëzakonisht e kënaqur. Është një spital që përmbush shumë kritere cilësore, të cilat mund t’i gjesh vetëm në vende të zhvilluara perëndimore. Kam mbetur shumë e kënaqur nga shërbimi i mjekut tim kurues ashtu si dhe nga mjekët e tjerë. Dua të falenderoj nga zemra personelin infermieror të kardiologjisë si dhe ekipin e anestezisë në sallën operatore. Këtë spital do t’ja sugjeroj miqve të mi.
M.P
2017-09-07, 10:54
Jam paciente e Spitalit Hygeia dhe më ka bërë shumë përshtypje sjellja shumë e mirë dhe profesionale e personelit të dhomës së marrjes së gjakut. Faleminderit.
A.S
2017-09-07, 10:53
Shërbimi në Njësinë e Terapisë Intesive është i përsosur. Personeli i shkëlqyer dhe i kualifikuar, si dhe mjekët shumë të mirë. Mbetëm shumë të kënaqur nga shërbimi dhe puna. Jeni të mrekullueshëm.
A.B
2017-09-07, 10:52
Ne u sugjeruam nga një mike që të bënim një vizitë mjekësore në Spitalin Hygeia Tiranё me mjekun i cili mori përsipër dhe operacionin. Me anë të eksperiencës tonë në këtë spital, përveç se u ndamë shumë të kënaqur, do të referojmë dhe persona të tjerë të kryejnë vizita këtu. Personel i mrekullueshëm, kushte të shkëlqyera si dhe mjekë humanë dhe ekspert.
E.P
2017-09-07, 10:51
Personeli spitalor (Mjekët, Infermierët, Administrata) janë treguar shumë profesional dhe korrekt. Shërbimi është ofruar në kohë rekord dhe me të gjitha informacionet e duhura. Ne si pacientë kemi histori të gjatë me Spitalin Hygeia dhe jemi shumë të kënaqur. Shpesh herë ua këshillojmë dhe kolegëve e familjarëve tanë shërbimet tuaja. Duke ju përgëzuar për profesionalizmin e treguar, ju falenderoj shumë që ndihmuat ardhjen në jetë të djalit tonë.
N.H
2017-09-07, 10:46
Në datën 2 Janar u hospitalizova në Spitalin Hygeia Tiranë në një gjendje majft kritike. Ajo që unë pash është për t’u adhuruar dhe vlerësuar maksimalisht. U vendosa në Njësinë e Terapisë Intesive dhe aty takova njerëzit me ideal të shoqerisë sonë. U diagnostikova shumë shpejt dhe mora një shërbim të shkëlqyer. Dua të shpreh vlerësimin tim maksimal për ta. Faleminderit shumë.

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al