Dëshmitë e Pacientëve

(A.P)

Të gjitha shqetësimet që të shkakton një sëmundje (dhimbje, mërzi, pasiguri, mosvlerësim) e gjejnë zgjidhjen më të mirë në Spitalin Hygeia Tiranё. Si rezultat i sjelljes profesionale, edukatës dhe buzëqeshjes së të gjithë personelit pa përjashtim (mjekё, infermierё, administratë), Spitalin Hygeia Tiranё do t’ua rekomandoj kujtdo që kërkon shërbim cilësor dhe dinjitoz për zgjidhjen e problemeve shëndetësore.

(A.P)

Shtune, 02 Shtator 2017

(A.H)

Problemet e mia shëndetësore në 4 (katër) vitet e fundit kanë qenë mjaft të mëdha. Spitali Hygeia Tiranë është një ndër spitalet ku unë kam marrё një trajtim mjaft cilësor dhe të kënaqshëm. Në vitin 2013, nisa të marr shërbim në Departamentin e Hemodializës, ku personeli mjekësor dhe infermieror është treguar mjaft i kujdesshëm. Hemodializa ka qenë një proçes tepër i vështirë dhe i lodhshëm për mua, por personeli i këtij spitali arriti të më garantonte kushtet dhe standardet më të larta gjatë këtij proçesi. Falenderoj mjeket nefrologe si dhe të gjithë personelin infermieror. Në fund të vitit 2016, nisi proçedura e transplantimit të veshkës e cila mu dhurua nga mamaja ime. Në çdo moment që kisha nevojë për informacion apo nëse kisha ndonjë shqetësim, mjekët ishin të gatshëm të përgjigjeshin në kohë rekord. Dëshiroj të falenderoj mjekun kirurg si dhe mjekun anestezist për ndërhyrjen, si dhe të gjithë personelin për mbështetjen dhe kujdesin e treguar. Pastërtia dhe qetësia ishte e përkryer, ashtu si dhe ushqimi i një cilësie të lartë. Spitalin Hygeia Tiranё, për këtë shërbim të përkryer, do t’ja këshilloj të afërmve dhe miqve të mi.

(A.H)

Shtune, 02 Shtator 2017

(V.G.)

Unë si paciente kam marrë shërbimin e duhur, në momentin e duhur me një profesionalizëm të niveleve të larta në Departamentin e Onkologjisë. Personeli infermieror, dhuron çdo herë përveç profesionalizmit edhe dashuri, buzëqeshje dhe respekt. Sëmundje të tilla janë disi të rënda nga ana psikologjike për pacientin, por në Spitalin Hygeia Tiranë çdo gjë kalon mirë për shkak të kushteve, qetësisë, dashurisë dhe dëshirës që ka i gjithë personeli për të bërë pacientin të ndihet mirë dhe ta kalojë këtë çast të vështirë me optimizëm. Informacioni që marrim gjithashtu është i rëndësishëm dhe ai jepet në mënyrë të kuptueshme dhe të qartë. Mjekja kuruese është gjithmonë e disponueshme. Qetësia, çiltërsia, komunikimi i qartë, janë ato çka duhet për ta quajtur atë artiste sepse për mua ashtu ka qenë vërtetë.  

(V.G.)

Enjte, 11 Janar 2018

(M.P)

Dëshiroj t’ju falenderoj për shërbimin në spitalin tuaj dhe veçanërisht mjekun kirurg i cili kreu me sukses operacionin dhe gjithë stafin mjekësor që mori pjesë. Gjtithashtu falenderoj të gjithë stafin e spitalit për shërbimin në kohë dhe përkujdesjen maksimale në dhomë. Jeni të mrekullueshëm. Ju faleminderit.

(M.P)

Enjte, 11 Janar 2018

(J.L)

Falenderoj stafin e Spitalit Hygeia Tiranë. Janë treguar të mrekullueshëm. Jemi shumë të kënaqur. Në veçanti falenderoj personelin infermieror. Nëna ime është ndjerë shumë komode, dhe unë gjithashtu. Respektet e mia për personelin e recepsionit. Per sa i përket mjekut ortoped, është treguar shumë i kujdesur. Nuk i ka munguar as humori dhe batutat. Përshtypet më të mira me sinqeritet. Do të shihemi pas 6 muajsh sërish. Deri atëherë ju uroj punë të mbarë. 

(J.L)

Enjte, 11 Janar 2018

(R.S)

Në Departamentin e Kemioterapisë në Spitalin Hygeia Tiranë, shërbimi është i një niveli të lartë. 

(R.S)

Enjte, 11 Janar 2018

(K.T)

Shërbimi në Spitalin Hygeia Tiranë është shumë cilësor. Mjekja kardiologe që më shërbeu është specialiste shumë e mirë, po ashtu dhe shërbimi i Ambulatorit. 

(K.T)

Enjte, 11 Janar 2018

(H.H)

Personeli infermieror në Departamentin e Pediatrisë është shumë i sjellshëm dhe profesionalisht të zotët. Për sa i përket rastit tonë, kanë bërë një mjekim shumë të mirë duke evituar dhimbjen e bebes në maksimum. Ju faleminderit. 

(H.H)

Enjte, 11 Janar 2018

(R.B)

Jemi shumë të kënaqur nga personeli i Spitalit Hygeia Tiranë. Faleminderit shumë, në veçanti personelit infermieror. 

(R.B)

Enjte, 11 Janar 2018

(M.D)

Personeli është treguar tepër miqësor në Spitalin Hygeia Tiranë. Pritja ka qenë në nivele më të larta se ajo që prisja. Shumë pastër dhe i gjithë personeli i Urgjencës ishin të gatshëm të ofronin ndihmë dhe mbështetje, veçanërisht një prej infermierëve i cili më bëri të ndihem e mirëpritur dhe e sigurt në të gjitha aspektet e marrjes së mjekimit të duhur dhe trajtimit. Për sa i përket Pavionit të Patologjisë, dëshiroj të falenderoj pesonelin infermieror për mirëpritjen turn pas turni. Faleminderit të gjithëve. 

(M.D)

Enjte, 11 Janar 2018

(S.L)

Personeli mjekësor dhe infermieror i Pavionit të Patologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë është shumë i mirë, perfekt, i saktë dhe me kulturë. 

(S.L)

Enjte, 11 Janar 2018

(F.S)

Komenti i vetëm i yni është që largohemi nga Spitali Hygeia Tiranë me përshtypje shumë të mira për shërbimin në përgjithësi dhe në veçanti vlerësim maksimal për mjekun kirurg urolog dhe stafin e tij të ngushtë. 

(F.S)

Enjte, 11 Janar 2018

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al