Prej datës 20 Nëntor – 1 Dhjetor, Spitali Hygeia Tiranë ju ofron paketën e kontrollit për Kriptorkizmin, anomalia gjenitale ndër më të shpeshtat te djemtë dhe që ka të bëjë me mungesën e një ose të dy testeve në skrotum. Këto anomali janë më të përhapura në lindjet premature (para kohe) por rreth 4% prek edhe fëmijët djem të lindur në kohë.
Paketa e kontrollit ofrohet për të gjithë djemtë e moshës pediatrike 0-14 vjeç, dhe nga çmimi real prej 14,600 lekë ju do ta përfitoni me çmimin ofertë prej 6,500 lekë.

• Eko e skrotumit
• Eko abdominale
• Konsultë me mjekun Kirurg Pediatër falas
• 15% zbritje për ndërhyrje kirurgjikale të Kriptorkizmit

Rëndësia e kontrollit dhe pasojat e mosdiagnostikimit në kohë të Kriptokrizmit
Kriptorkizimi është mungesa e njërit apo të dy testeve, ose mozbritja e testeve nga abdomeni (barku) në skrotum. Testi i pazbritur os jo i zbritur mirë apo i vendosur diku tjetër, por jo në skrotum, është një nga anomalitë më të shpeshta genito- urinare në të porsalindurit meshkuj. Shumica e prindërve duke mos e njohur këtë lloj anomalie apo edhe në rast se mund të vënë re që diçka nuk shkon nuk dinë çfarë të bëjnë dhe ndodh që të anashkalojnë këtë kontroll mjekësor kaq të rëndësishëm për fëmijët e tyre djem. Pra në momentin e parë që vihen re problematika të tilla duhet të drejtoheni te mjeku pediatër kirurg. Trajtimi më efikas për kriptorkizmin është nga mosha 0-1 vjeç, sepse edhe pasojat janë të rekuperueshme, ndërkohë në moshat më të mëdha rekuperimi mund të jetë më i vështirë. 

Mosdiagnostikimi në kohë i kësaj anomalie çon në komplikacione mjekësore të tipit: 
• kancer i testit
• infertilitet mashkullor
• Përdredhje (torsion) i testit 
• Hernie inguinale 
Për më tepër informacione apo për të rezervuar takimin tuaj jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: 04 23 90 000

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit.

1-31 Tetor Spitali Hygeia Tiranë do të ofrojë për vetëm 2,500 Lek paketën e kontrollit:

Mamografi + Pap test ose

Eko gjiri + Pap test 

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve te gratë, sidomos te ato mbi 40 vjeç, por gjithësesi kjo nuk përjashton faktin që të gjitha gratë janë të rrezikuara për tu prekur nga kanceri i Gjirit.

Disa Fakte mbi Kancerin  e Gjirit

Në fillimet e tij, kanceri i gjirit nuk jep simptoma, por me avancimin e sëmundjes simptomat fillojnë të shfaqen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi dhe të kryhen kontrolle periodike, pavarësisht eksizstencës apo të simptomave, sepse diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.

1 në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

 Cilat janë ekzaminimet që rekomandohen për kontrollin e gjirit?

 Moshat nën 40 vjeç:

 Vetëkontroll të gjirit

 Konsultim me mjekun specialist të gjirit (Mjeku Mastolog)

 Mosha 40-49 vjeç:

 Mamografi çdo 1-2 vjet

 Mosha 49-69 vjeç:

 Mamografi çdo vit

 Eko e gjirit është ekzaminim që përdoret për kontrollin e gjirit dhe është plotësuese e Mamografisë. Eko e gjirit këshillohet të kryhet nga të gjitha moshat.

Për të rezervuar takimin tuaj apo për më tepër informacione jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: + 355 4 23 90 000

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: ‎+386 49 102 008
Email: zyrakosove@hygeia.al