Tetori, muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit.

1-31 Tetor Spitali Hygeia Tiranë do të ofrojë për vetëm 2,500 Lek paketën e kontrollit:

Mamografi + Pap test ose

Eko gjiri + Pap test 

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve te gratë, sidomos te ato mbi 40 vjeç, por gjithësesi kjo nuk përjashton faktin që të gjitha gratë janë të rrezikuara për tu prekur nga kanceri i Gjirit.

Disa Fakte mbi Kancerin  e Gjirit

Në fillimet e tij, kanceri i gjirit nuk jep simptoma, por me avancimin e sëmundjes simptomat fillojnë të shfaqen. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ndërgjegjësohemi dhe të kryhen kontrolle periodike, pavarësisht eksizstencës apo të simptomave, sepse diagnostikimi i hershëm shpëton Jetë.

1 në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

 Cilat janë ekzaminimet që rekomandohen për kontrollin e gjirit?

 Moshat nën 40 vjeç:

 Vetëkontroll të gjirit

 Konsultim me mjekun specialist të gjirit (Mjeku Mastolog)

 Mosha 40-49 vjeç:

 Mamografi çdo 1-2 vjet

 Mosha 49-69 vjeç:

 Mamografi çdo vit

 Eko e gjirit është ekzaminim që përdoret për kontrollin e gjirit dhe është plotësuese e Mamografisë. Eko e gjirit këshillohet të kryhet nga të gjitha moshat.

Për të rezervuar takimin tuaj apo për më tepër informacione jeni të lutur të kontaktoni me sekretarinë në numrin: + 355 4 23 90 000

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al