Departamenti Pediatrisë

Pediatria

PEDIATRIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Informacion i Përgjithshëm

Klinika Pediatrike Hygeia është një klinikë gjithëpërfshirëse dhe nga më bashkëkohoret në Rajon. Përpos ambjenteve komode dhe të standartave ndërkombëtare si dhe teknologjisë së avancuar që kjo Klinikë disponon, stafi I mjekëve specialist pediatër, ofron për pacientët e vegjël, , shërbim 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit.

Klinika pediatrike Hygeia ofron mjekë pediatër me kohë të plotë në çdo ditë të vitit duke mbuluar të gjithë gamën e shërbimeve dhe trajtimeve mjekësore në ndihmë të pacientëve të moshave pediatrike, qofshin këta ambulatorë dhe të hospitalizuar.

Në dispozicion të kësaj Klinike janë edhe 8 dhoma shtrimi super komode dhe moderne, ku ofrohet shërbim infermieror i specializuar 24 orë në ditë, duke asistuar me profesionalizëm dhe përkushtim të gjithë rastet që kanë nevojë për hospitalizim (shtrim në spital), nga ato rutinë (ditore) deri te ato më të komplikuarat.

Përveç dhomave të vizitave dhe atyre të shtrimit, Klinika është e pajisur edhe me një kënd lojrash për fëmijët, kjo me qëllimin e vetëm që fëmijëve t’ju krijohet një ambient sa më miqësor dhe të kenë mundësi të kalojnë kohën dhe të harrojnë që ndodhen brenda ambienteve spitalore.

Për të qenë më pranë nevojave të pacientëve tanë Spitali ofron edhe karta Pediatrike të personalizuara të cilat ofrojnë benefite të shumta si nga ana mjekësore ashtu edhe financiare, si për rastet e pacientëve ambulatorikë ashtu edhe të hospitalizuar. Kartat kanë afat vlefshmërie 1-vjeçar.

Vizioni ynë:

Ofrimi I shërbimeve pediatrike të cilësisë së lartë si dhe trajtim të plotë për fëmijët e hospitalizuar, duke kombinuar eksperiencën e stafit të kualifikuar mjekësor dhe atij ndihmës (infermier & sekretare). Synim kryesor kemi të ofrojmë shërbimeve mjekësore dhe trajtimeve bashkëkohore të krijojmë edhe një ambient sa më miqësor dhe familjar për pacientët e vegjël dhe familjarët e tyre, me besin të plotë se vetëm familjarët dhe mjeku pediatër e di se cfarë është më e mira për fëmijën, ne veprojmë si një skuadër e vetme për të ofruar më të mirën e mundshme dhe zgjidhjen optimale të çdo problematike mjekësore.

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Kirurg Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Kirurg Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Pediater
Departamenti: PEDIATRIA
Specialiteti: Anestezist Pediater
Departamenti: PEDIATRIA

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al