Departamenti Reanimacionit

Reanimacioni

REANIMACIONI

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Rreth Reanimacionit

Spitali  “Hygeia” Tirane ofron një shërbim të plotë të Reanimacionit të pajisur konform standarteve dhe protokollove bashkëkohore europiane. Reanimacioni I Spitalit Hygeia është I pajisur me 10 shtretër, të cilët janë të pozicionuar në një hapësirë të bollshme dhe shumë funksionale të projektuar që në fillimimet e tij për të përmbushur standartet ndërkombëtare. Në këtë hapësirë janë projektuar edhe 5 dhoma  për trajtimin e pacientëve me infeksione të ndryshme,  duke siguruar izolimin e plotë të tyre nga pacientët e tjerë.

Reanimacionit Hygeia është i pajisur me aparatura dhe teknologji mjekësore të fjalës së fundit për të siguruar trajtimin e pacientëve në gjendje kritike dhe aplikimin e të gjitha proçedurave diagnostike të nevojshme që kryhen ne ambientin e tij.

Për çdo shtrat është parashikuar që pacientit ti ofrohet suporti respirator apo ventilimi mekanik me të gjithë parametrat e nevojshëm si dhe të gjithë gamën e monitorimit dhe të suportit hemodinamik. Në proçedurat më të specializuara të suportit hemodinamik  apo të monitorimit mund të përmendim:

  • Balonin intra aortal  (Intra- aortic balloon pump – IABP)
  • Metodat e ultrafiltracionit të vazhdueshëm dhe të dializës
  • Monitorimin e vazhduar të presionit intra cranial (ICP monitoring)

Në proçedurat diagnostike që realizohen në ambientet e Reanimacionit mund të përmendim:

  • Të gjithë ekzaminimet radiografike
  • Të gjithë llojet e ekografive
  • Ekzaminime endoskopike në të sëmuret kritikë (bronkoskopi, gastroskopi, kolonoskopi,etj)
  • Trakeostimitë mininvazive perkutane
  • Kardioversionet 
  • Gastrostomite perkutane (PEG –percutaneus endoscopic gastrostomia)

Në rastet e të sëmurëve kritikë, pra kur nevojitet kryerja e ekzaminimeve jashtë ambieteve të këtij Reparti, ekzaminime të veçanta të tipit ( CT, MRI, etj), struktura ofron komoditete dhe kushte  që bëjnë të mundur transportin e sigurt të pacientit, ashensorë të posaçëm, mbështetje respiratore dhe hemodinamike gjatë ekzaminimit, të cilat bëjnë të mundur marrjen e shërbimit në kohë dhe më cilësi. 

Stafi i Reanimacionit Hygeia përbëhet nga mjekë dhe infermierë specialist të kualifikuar dhe me  eksperience shumë vjeçare. Puna në grup, edukimi profesional në vazhdimësi, zbatimi rigoroz I protokolleve bashkëkohore që aplikohen si dhe standartet e larta etike dhe profesionale në trajtimin e pacientëve, janë moto dhe çelësi I suksesit të këtij Reparti kaq të rëndësishëm.     është motoja dhe çelësi I suksesit të këtij Reparit kaq të rëndësishëme punës së këtij stafi. Kombinimi I të gjithë këtyre faktoirëve bën që Reanimacioni Hygeia të ketë % shumë të ulët të infeksioneve,  ndërlikimeve apo numrit të vdekjeve.

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al