Departamenti Rehumatologjisë

Rehumatologjia

REUMATOLOGJIA

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Informacion i Pergjithshem

Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia është strukturuar në mënyrë të tillë që të ofroj një shërbim të plotë vlerësimi e trajtimi për sëmundjet reumatizmale nëpërmjet:
Shërbimit Ambulator në të cilin priten të gjithë pacientet që paraqiten për të realizuar nje vizitë me mjekun reumatolog.
Shërbimi Ditor në të cilin hospitalizohen kryesisht pacientë që nuk kanë nevojë për qëndrime të zgjatura në spital por që duhet te realizojne terapi mjekesore për të cilat është e nevojshme ndjekja ne dinamike për disa orë nga ana e personelit mjekësor dhe infermieror si psh.marrja e barnave me rrugë intravenoze (barna biologjik, barnat kundra osteoporozës, etj).
Shërbimi Spitalor me shtretër në të cilin hospitalizohen pacientë që kanë nevojë për një vlerësim më të kujdeshsëm e një trajtim të plotë deri në stabilizimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Mjekët e Shërbimit të Reumatologjisë në Spitalin Hygeia, përveç punës në këtë shërbim ofrojnë edhe konsulta në ndihmë të diagnostikimit të pacienteve të shtruar në shërbime të tjera të këtij spitali dhe që kanë paraqitur ndër te tjera elemente të sëmundjeve reumatizmale.

Trajtimi i pacientëve në Shërbimin e Reumatologjisë në Spitalin Hygeia realizohet duke u mbeshtetur në të dhënat e vlerësimit të plotë kliniko-laboratorik të pacientit çka lejon zgjedhjen e skemes te duhur te mjekimit për çdo pacient. Përpara fillimit të mjekimit, mjeku reumatolog diskuton me pacientin skemën e mjekimit, duke i shpjeguar në mënyrë të kuptueshme aplikimin e kësaj skeme për të arritur rezultatet e dëshiruara. Për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale në shërbimin tonë përdoren disa barna si të vetem (monoterapi) apo të kombinuar midis tyre (pluriterapi) në vartësi te stadit të sëmundjes dhe duke synuar gjithmone arritjen e një përmirësimi të dukshëm te gjendjes shëndetësore të pacientit. Ndër grupet kryesorë të barnave që përdoren për trajtimin e sëmundjeve reumatizmale janë:
Barnat analgjezik të cilët ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve si dhe perforcojnë efektin e barnave të tjere në rastin e skemave të mjekimit me më shumë barna.
Barnat anti-inflamatorë jo steroid (AIJS) të cilët reduktojnë në mënyrë të ndjeshme dhimbjen dhe enjtjen. Efekti i anti-inflamatorë jo steroid fillon brenda pak kohësh nga momenti i marrjes së tyre dhe zgjat për disa orë, kështu që pacientëve ju rekomandohet përdorimi i tyre në mënyrë të regullt. Egzistojnë rreth 20 forma të ndryshme barnash anti-inflamatorë jo steroid si: ibuprofen, diclofenac, indomethacin, nimesulide, naproxen, etj.
Glukokortikoidet (Kortizonikët) të cilët janë shumë të efektshëm në reduktimin e inflamacionit. Edhe pse nuk e trajtojnë plotësisht sëmundjen, glukokortikoidet janë të afta të frenojnë zhvillimin e më teshëm te saj duke lehtësuar simptomat klinike në pacientët me sëmundje reumatizmale. Këto barna egzistojnë në formën e tabletave, kapsulave të cilat mund të merren nga goja por edhe në formë të lëngshme për tu berdorur si injeksione intravenoze, intramuskulare apo intra artikulare. Egzistojnë disa forma glukokortikoidesh si: prednison, prednisolon, metilprednisolon, dexametason etj.
Barnat modifikues te sëmundjeve reumatizmale (DMARDs) janë barna të cilat “luftojnë” sëmundjen dhe jo simptomat e saj.Këto barna nuk japin efektin e tyre ne mënyre të menjëhershme ashtu si analgjeziket apo AIJS (antiinflamatore jo steroid) por kanë nevojë për pak kohë që të arrijnë te qetësojnë aktivitetin e sëmundjes.Këto barna klasifikohen në dy kategori: tradicional dhe biologjik. Në barnat tradicional më të përdorurit janë : Methotrexate, Hydroxychloroquine dhe Sulfasalazine ndërkaq që përdoren dhe një nënkategori e këtyre barnave të njohur si imunosupresorët të tillë si Azathioprine, Leflunomide, Cyclosporine.Këto barna frenojnë aktivitetin e ekzagjeruar të sistemit imunitar dhe përdoren për disa kohë gjithnjë duke monitoruar me mjekun aktivitetin e sëmundjes. Në këtë mënyrë behet e mundur që të zvogëlohet gradualisht doza e përdorimit të tyre në përëuthje me zvogelimin e aktivitetit të sëmundjes. Në rastin kur barnat tradicional modifikues te sëmundjes nuk japin efektin e pritshëm atëhere fillohet terapia me barna biologjik. Barnat biologjik drejtohen ndaj molekulave dhe/ose proteinave të veçanta të përfshira në inflamacion dhe ne demimin organor. Këto barna kanë filluar të përdoren ndjeshëm në trajtimin e sëmundjeve reumatizmale në 10-15 vitet e fundit. Barnat biologjik më të përdorur janë: Adalimumab, Etanercept, Infliximab, Rituximab, Tocilizumab, Abatacept, Certolizumab etj.
Barnat kundër osteoporozës si: Kalcium dhe Vitaminë D, Bisfosfonate (Alendronate, Risedonate, Ibandronate, etj), teriparatidet, raloxifen, denosumab, terapia zëvendësuese hormonale, etj.
Të gjithë barnat kanë efekte anësore, ndaj këshillohet përdorimi i kujdesshëm i tyre. Fillimi i terapisë më to të realizohet vetëm pas vlerësimit të plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit nga ana e mjekut. Kështu p.sh. mjeku mund të shtoj në terapi calcium dhe vitaminë D në pacientët të cilët kanë të nevojshëm trajtimin për disa kohë me glukokortikoide në mënyrë të tillë që të minimizohet efekti i tyre në zvogëlimin e densitetit kockor apo shton një mbrojtës të mukozës gastrike në rastin e përdorimit të antiinflamatoreve jo steroide etj.
Trajtimi i pacientëve me sëmundje reumatizmale në Shërbimin e Reumatologjisë në Spitalin Hygeia Tirane, bazohet jo vetëm në përdorimin e barnave por edhe në një sër elementesh të tjerë të nevojshëm për të arritur një përmirësim të gjendjes shëndetësore. Në këtë aspekt një rol të rëndësishëm luajnë:
Edukimi i pacientit në lidhje me sëmundjen bazë. Pacientit i shpjegohet në mënyrë të kuptueshme: sëmundja bazë, faktorët të cilët mund ta përkeqësojnë apo përmirësojnë ecurinë e saj; barnave përdorimi i tyre dhe efektet e mundshme anësore që ato kanë; rëndësia e nje diete të përshtatshme ushqimore; nderprerja e duhanit që eshtë një ndër faktorët kryesorë të akuzuar për shfaqjen e sëmundjeve reumatizmale etj. Të gjitha këto masa synojnë që pacienti të mësohet të bashkëjetojë me sëmundjen duke limituar minimalisht aktivitetin e zakonshëm jetësor.
Monitorimi i vazhdueshëm i pacientëve në mënyrë të tillë që të kontrollohen jo vetem efektet e mundshme anësore të terapisë por edhe benefitet e skemës të trajtimit. Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia i ruan të dhënat e çdo pacienti në sisteme elektronike në mënyrë të tillë që të vlerësojë ecurine periodike të tij.
Riaftësimi i pacientëve në bashkëpunim edhe me Shërbimin e Fizioterapisë duke përshkruar ushtrimet e duhura për lehtësimin e simptomave, përmirësimin e shkallës të lëvizjes si dhe përforëcimin e kockave dhe ruajtjen e forcës muskulare.
Menaxhimi i komplikacioneve në pacientët me sëmundje reumatizmale në bashkëpunim edhe me shërbimet e tjera të Spitalit Hygeia (Dermatologji, Neurologji, Nefrologji, Sëmundje Infektive, Ortopedi, etj).
Shërbimi i Reumatologjisë në Spitalin Hygeia Tiranë ka shtuar pjesëmarrjen e tij në aktivitete të kërkimit shkencor dhe edukimit në vazhdim brenda dhe jashtë vendit duke sjellë trajtimin më bashkekohor të pacientëve me sëmundje reumatizmale.

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Reumatolog
Departamenti: REUMATOLOGJIA

Departamente

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. 

Lexo me shumë...

Newsletter

Abonohu per te mare njoftimet tona me email:

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al