Klinika Fizioterapisë

Fizioterapia

PHYSIOTHERAPY

Lista e mjekeve te ketij departamenti

Informacion i përgjithshëm

Klinika e Fizioterapisë & Rehabilitimit

Klinika e fizioterapisë në Spitalin Hygeia Tiranë është e përbërë nga një ekip multi-disiplinar dhe ofron shërbime profesionale për diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive muskuloskeletike. 

Fizioterapistë me eksperience akademike dhe profesionale të sukseshme shumëvjeçare, të diplomuar në Universitete prestigjioze të BE ofrojnë në Spitalin Hygeia Tiranë një shërbim efikas dhe profesional.

Ky shërbim është i Integruar në Qendrën Mjekësore të Ekselencës dhe në bashkëpunim me specialistët e saj ofron për herë të parë në Shqipëri edhe trajtime fizioestetike të bazuara në protokolle mjekësore. 

Bashkëpunimi me mjekët specialistë dhe gama e gjerë e pajisjeve diagnostike e trajtuese të vendosura në ambientet e spitalit i ofrojnë pacientit lehtësira në arritjen e rezultateve më të mira dhe në një kohë më të shkurtër.  

Pas realizimit të një anamneze të plotë dhe ekzaminimi klinik të detajuar do të diskutohen me pacientin opsionet e trajtimit. 

  • Klinika  e Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në spitalin Hygeia Tiranë, në përputhje me kërkesat e fundit të rikuperimit funksional të njeriut dhe e vetëdijshme për rolin e saj shoqëror, ka si prioritet objektivat e mëposhtme:
  • Promovimin e një jete të shëndetshme për  popullatën, sidomos në aktivitetin fizik, higjienës posturale dhe respiratore, përmes edukimit shëndetësor individual dhe kolektiv.
  • Kryerja e aktiviteteve parandaluese të lëndimeve apo sëmundje të lidhura me/ose aktivitetin sportiv, me kohën e ciklit të jetës së personit (fëmijët, plakjes...), me gjininë ose sëmundje të veçanta apo kardiorespiratore, reumatike dhe të qarkullimit të gjakut .
  • Aplikimin e metodave dhe teknikave të fizioterapisë(ofrohet nga profesionistë të kualifikuar) për të rimarrë aftësitë funksionale të cilat janë kufizuar përkohësisht nga lëndime apo sëmundje.
  • Kujdes dhe profesionalizëm për personat me dëmtime dhe paaftësi për rritur kapacitetin e tyre funksional dhe për të parandaluar komplikacionet e tjera.
  • Ofron mbështetje për personin i cili ka pësuar një dëmtim ose sëmundje, si dhe mbështetje për të afërmit e tyre për të bërë të mundshme  dhe të menaxhueshme situatën e re me të cilën ato do përballen.

Për ta bërë këtë, HYGEIA HOSPITAL TIRANA disponon programe specifike në mbështetje të situatave konkrete.

Si e arrijmë këtë ?

  • Duke kontaktuar me profesionistët më të mirë.
  • Duke i kushtuar vëmendje të personalizuar dhe duke respektuar udhëzimet e specialistit, njohjen e secilit pacient dhe të çdo situate për të rregulluar regjimin e trajtimit me ritmet e secilit person.
  • Me angazhimin tonë për të vënë në dispozicion teknologjinë më të fundit nga praktika e provave shkencore.
  • Me orar kohor, në mënyrë që të bëjë të mundshme përputhjen e terapisë me aktivitetet e tyre të perditshme.
  • Duke ofruar një shërbim në një ambjent të këndshëm dhe relaksues, ku çdo gjë është e fokusuar tek personi. 

Çdo përpjekje e jona  ka vetëm një qëllim: JU

Stafi i Mjekeve

Specialiteti: Fizioterapist
Departamenti: PHYSIOTHERAPY

Departamente

Hygeia Group

SPITALI HYGEIA TIRANЁ, pjesë e Grupit Hygeia Greqi, i cili prej 40 vitesh tashmë, vazhdon tё jetё lider nё tregun e sektorit shëndetësor dhe ka si objektiv kryesor të jetë ofruesi më i madh i shërbimeve mjekësore të integruara në gjithë Europën Juglindore.

Lexo me shumë...

Newsletter

Subscribe for our latest news and offers:

Contacts

Spitali Hygeia Tiranë:
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al


Zyra e Spitalit Hygeia Kosovë:
Telefon: 377 49 10 2008
Email: zyrakosove@hygeia.al