MOMENTE TË NDJERA TË PËRJETUARA NËN SHOQËRINË E FËMIJЁVE TË SHTËPISË SË FËMIJЁVE “ZYBER HALLULLI” TIRANË
20 Maj është dita Ndërkombëtare e Jetimëve dhe në kuadër të kësaj dite stafi drejtues i Shtëpisë së Fëmijve “Zyber Hallulli” Tiranë së bashku me fëmijët, rezidentë të këtij Institucioni organizuan një aktivitet me këngë, recitime kushtuar nënës, valle dhe piktura, ku protaginistë ishin vetë ata, fëmijët e Shtëpisë Zyber Hallulli të cilët kishin përgatitur dhe prezantonin të gjithë aktivitetin.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar të merrnin pjesë edhe Ministri I Punëve dhe Ҫështjeve Sociale Z.Blendi Klosi, përfaqësues nga Bashkia Tiranë, si dhe përfaqësues të Kompanive dhe Donatorë të ndryshëm të cilët mbështesin këtë Institucion në misionin e tij, midis të cilëve ishin edhe përfaqësues nga Spitali Hygeia Tiranë dhe Drejtorja Ekzekutive e këtij Spitali, Znj. Maria Driva.
Si çdo vit, edhe këtë vit Spitali Hygeia Tiranë ndërmori iniciativën për të qenë pranë fëmijëve jetimë për të festuar bashkë me ta dhe duke ndarë momente të bukura dhe të ndjera gjate Eventit të përgatitur prej tyre. Në fund të këtij Eventi, Drejtorja Ekzekutive e Spitalit Hygeia, Znj.Maria Driva nënshkroi një kontratë bashkëpunimi me Drejtoren e këtij Institucioni, nëpërmjet të cilës Spitali Hygeia angazhohet të ofrojë falas, për fëmijët e këtij Institucioni, check-up mjekësor dhe mbulim të urgjencave mjekësore. Një nga momentet më të bukura në nënshkrimin e kësaj kontrate ishte edhe fakti që kjo kontratë u nënshkrua edhe nga një përfaqësuese e këtyre fëmijve, Adela e vogël, një vajzë 7-vjeçare, e cila përveç faktit që na shoqëroi si zonjë e shtëpisë duke na treguar ambientet ku ata jetonin, ajo mori pjesë si dëshmitare edhe e proçesit të nënshkrimit të kontratës, duke nënshkruar me një zemër të vizatuar prej saj në fund të kontratës, duke na dhuruar momente të bukura për të kujtuar këtë ditë të bukur dhe të veçantë.
Drejtorja e këtij Institucioni, znj. Irma Shtini, në shenjë mirënjohje për suportin dhe ndihmën e vazhdueshme që Spitali Hygeia ka ofruar pëe fëmijët e Institucionit që ajo drejton, dërgoi edhe një Letër falenderimi dhe mirënjohje drejtuar spitalit Hygeia Tiranë.