Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
Jun8
0
SPITALI HYGEIA TIRANË NDERON KONTRIBUTIN E INFERMIERËVE & MAMIVE

SPITALI HYGEIA TIRANË NDERON KONTRIBUTIN E INFERMIERËVE & MAMIVE

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në datë 8 Qershor 2016, Spitali Hygeia Tiranë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve & Mamive, organizoi për herë të parë një aktivitet në Nder të kontributit të Infermierëve & Mamive të këtij Spitali nën moton: ”Ju jeni mikëpritja e Spitalit tonë dhe ne Krenohemi me Ju”

Në këtë Event ishin të ftuar të merrnin pjesë Presidenti I Urdhërit të Infermierëve & Mamive të Shqipërisë, Z. Sabri Skënderi, infermierë dhe mami nga struktura të tjera shëndetësore, publike dhe private, mjekë, si dhe infermierët dhe mamitë e HHT. Fjala e Mirëseardhjes u mbajt nga Drejtorja e Kujdesit Infermieror, Znj.Rammou Panoraia e cila shprehu Faleminderimin dhe mirënjohjen e saj për të gjithë Infermieret dhe Mamitë e HHT-së si dhe për të gjithë ato në botë, për punën e tyre të palodhur duke e kthyer këtë profesion fantastik në atë që është sot; për kujdesin e dedikuar që ato tregojnë çdo ditë të punës së tyre. Në fjalën e saj Znj.Rammou theksoi se Infermierët dhe Mamitë, me prezencën më të madhe në numër të profesionistëve të shëndetit në të gjithë sektorët “ janë të mirë pozicionuar për të dhënë maksimumin duke ofruar kujdes cilësor dhe rezultate optimale për pacientët” dhe duke promobuar zerin tonë, ne mund të bëjmë një diferencë domethënëse në efiçencën dhe efektivitetin e të gjithë sistemit shëndetësor. Shëndeti global nuk mud të arrihet pa pjesëmarrjen e Onfermierëve dhe Mamive dhe pa kontributin proaktiv dhe pjesëmarrjen tonë në të gjitha nivelet e sistemit të kujdesit shëndetësor.”

Më pas, pjesëmarrësit I përshëndeti edhe Znj.Maria Driva, Drejtore Egzekutive e HHT-së, : Departamenti I Infermierëve& Mamive është çelësi që diferencon një spital të nivelit ekselent nga ai I nivelit të mesëm. Ju jeni ata që absorboni më shumë nga të gjithë shqetësimin dhe frikën e gjithësecilit me qëllimin e vetëm të ofroni kujdesin shëndetësor më të përshtatshëm dhe të sigurt të mundshëm. Sepse ne të gjithë e dimë se sa fort ju punoni çdo ditë, Une jam krenare t’ju quaj Kolegët ë mi…”

Znj.Alda Shena, Nn/Drejtore e Kujdesit Infermieror dhe Supervizore e Kontrollit për Infeksionet, prezantoi Temën : Infermierët: Një forcë për ndryshim; Të përmirësojmë rezilencën e sistemit shëndetësor” duke nënvizuar sfidat me të cilat po përballen sistemet shëndetësore sot dhe se si “ infermierët mund të kontibuojnë për të përmirësuar reziliencën e sistemit shëndetësor.” Në fjalimin përmbyllës, Znj.Esmeralda Lamaj, Nn/Drejtore e Kujdesit Shëndetësor dhe Supervizore e Gjinekologji, Maternitet dhe IVF, nënvizoi rolin e Mamivë në kujdesin matern dhe rëndësinë e vendosjës së një komunikimi sa më efficient gjatë kujdesot prenatal.

Spitali Hygeia Tiranë është I pari dhe e vetmja strukturë spitalore private në Shqipëri që organizon një Event të tillë, në nder të kontributit dhe dedikimit të Infermierëve & Mamive, I cili është një shembull për tu ndjekur edhe nga strukturat e tjera spitalore në vend, fakt I cili u nënvizua edhe nga Presidenti I Urdhërit të Infermierëve&Mamive të Shqipërisë, Z.Sabri Skënderi.Ai shprehu edhe mirënjohjen e tij për stafin e Infermierëve & Mamive të HHT-së si një nga më të mirët në Shqipëri.

Eventin e përshëndeti edhe Znj. Jennifer Bitterman, RN, BSN, Drejtore e “ Kujdesit Shëndetësor për Komunitetin” Fondacioni për Shëndetin ABC. Në fund të Eventit, Znj. Maria Driva dhe Znj. Panoraia Rammou nderuan 5 Infermierët dhe Mamitë më të mira me Ҫertifikata Mirënjohje për: Punën e palodhur dhe dedikimin në ushtrimin e profesionit te Infermierit/Mamisë në Spitalin Hygeia Tiranë.”

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.