Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
Mar8
0

Spitali Hygeia Tirane paketa speciale ekzaminimi dhe surpriza në nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Me rastin e 8 Marsit, ditës Ndërkombëtare të Gruas, Spitali Hygeia Tiranë ofroi për një javë rresht, prej datës 6-10 Mars, dy paketa me çmime preferenciale të dedikuar femrës dhe shëndetit të tyre dhe përkatësisht një Paketë Kontrolli Gjinekologjik dhe një Paketë me shërbime dentare “Paketa e buzëqeshjes”.

Po kështu në kuadër të kësaj feste, në datë 8 mars Spitali ofroi falas vizitën e Mjekut mastolog, pra për të gjitha ato gra që në datë 8 mars kërkonin të kryenin Kontrollin e gjirit përfituan falas konsultën me mjekun specialist.

Ndërkohë një surprizë e këndshme ishte menduar nga Administrata e Spitalit për këtë ditë të shënuar për të gjitha pacientet femra që ishin të hospitalizuara në Spitalin Hygeia Tiranë në datë 8 mars. Në mëngjes, në të gjitha dhomat ku kishte paciente femra, stafi infemieror i Spitalit ju dhuroi nga një trëndafil të kuq i cili shoqërohej edhe me urimin për Festën. Ky xhest dhuroi buzëqeshje dhe mirënjohje nga ana e pacienteve tona, të cilat falenderuan përzemërsisht spitalin për këtë gjest kaq të bukur, duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen për faktin që përpos shërbimit mjekësor dhe kujdesit të treguar në çdo hallkë të shërbimit, stafi I spitalit kishte menduar që në këtë ditë feste, edhe ato të ishin pjesë e këtyre festimeve, dukebërë ditën edhe më të bukur.

Mar4
0

Spitali Hygeia Tiranë në mbështetje të Konferencës për Gruan “Të Lulëzosh fuqishëm”

By Hygeia Hospital Tirane - Përgjegjësia Sociale

Në 4 mars, 2017, Spitali Hygeia Tiranë ishtë një ndër mbështetësit e eventit të organizuar me rastin e 8 Marsit, Konferenca e Gruas “ Të lulëzosh fuqishëm” organizuar nga Fondacioni “Jeta e RE & MOPS Albania (nënat e parashkollorëve).

Në këtë Event morën pjesë rreht 234 gra, një pjesë e mirë e të cilave ishin nëna beqare dhe që jetonin në kushte të vështira ekonomike. Konferenca kishte si qëllim kryesor edukimin e pjesëmarrësve nëpërmjet ofrimit të informacioneve të nevojshme nga lektorë ndërkombëtarë dhe vendas, mbi prindërimin, si të kemi një familje dhe martesë të shëndoshë, si të rrisim sa më mirë fëmijët, etj.

Për pjesëmarrëset e këtij Eventi, dhe përkatësisht atyre që i përkisnin kategorisë së grave në nevojë, Spitali Hygeia Tiranë ju dhuroi kupona me Mamografi falas dhe mbuloi shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për 10 prej tyre.

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.