Të Reja, Artikuj Mjekësor, Oferta & Të tjera
Certifikata
Spitali Hygeia pjesë e Grupit Hygeia Greqi ndër vite është përkushtuar në përmbushjen e objektivit të saj kryesor: Ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe të personalizuara për pacientët tanë.
Më shumëQendra Ekslence
Spitali Hygeia Tiranë në sajë të teknologjisë së përparuar mjekësore që disponon, ekspertizës mjekësore të standarteve ndërkombëtare gërshetuar me ambientet dhe infrastrukturën modeërne ofron edhe Qendra Ekslence për një sërë shërbimesh mjekësore.
Më shumëPërgjegjësia Sociale
Bordi Drejtues i Spitali Hygeia Tiranë ka qenë dhe vazhdon të jenë shumë aktiv dhe të përkushtuar përsa i përket politikave dhe iniciativave me karakter social duke adaptuar vit pas viti praktika dhe iniciativa në ndihmë të familjeve në nevojë.
Më shumëDëshmi nga Pacientët
Kam kënaqësi të flas për personelin e Spitalit Hygeia Tiranë. Janë shumë të mirë e të sjellshëm, të përkushtuar për pacientët. Infermierët më lanë përshtypje shumë të mirë. Mjekët janë shumë të përkushtuar e të suksesshëm. Jam e kënaqur nga çdo njeri. I uroj personelit të Spitalit Hygeia suksese në të ardhmen. (A.B)
Jam pacient i cili e frekuentoj shpesh Spitalin Hygeia Tiranë. Ndaj përshtypjet më të mira për gjithshka. Ju keni mjekë specialistë, punonjës e infermier mjaft të kualifikuar e të përkushtuar deri në detaj. Shoh punonjës të moshave të ndryshme të gatshëm në çdo moment për të ndihmuar pacientët. Ka komunikim fantastik e përkujdesje shembullore. Ju jeni të parët, dhe ne, të parët për tek ju. Faleminderit Hygeia. (I.M)
Nuk do të kisha marrë trajtim më të mirë edhe po të ndodhesha në vendin tim. Personeli juaj është më i sjellshmi dhe i kujdesshmi që kam njohur. Ata janë ambasadorë të mire të Spitalit Hygeia Tiranë dhe të Shqipëris. (H.W)
Në Spitalin Hygeia Tiranë gjetëm një personel dhe shërbim të shkëlqyer. Ne ju falenderojmë shumë për gjithshka. Të gjitha shërbimet e personelit mjekësor e infermieror të përkryera. Mjekët e spitalit janë shumë profesionistë të talentuar për çdo lloj ekzaminimi. (B.C)
Dëshiroj të falenderoj të gjithë personelin e Spitalit Hygeia Tiranë. Në veçanti falenderoj kardiokirurgun i cili bëri një ndërhyrje kirurgjikale speciale. Gjithashtu dëshiroj të falenderoj neurologun si dhe personelin infermieror për shërbimin e shkëlqyer. Me respekt. (A.N)
Jeni personel i mrekullueshëm mjekësor dhe i një niveli të lartë. Standartet europiane të Spitalit Hygeia Tiranë më bëjnë që t’ja rekomandoj çdo kujt. Faleminderit çdo pjestari të personelit që e bëri shumë të lehtë e të pëlqyeshëm qëndrimin tim këtu. (B.K)
Jam shumë e kënaqur nga personeli mjekësor, në veçanti kirurgu ortoped i cili na është gjendur shumë pranë. Do ja rekomandoj shumë personave në nevojë Spitalin Hygeia Tiranë. (A.S)
Faleminderit Spitalit Hygeia Tiranë për pritjen e sjellshme dhe kujdesin e mjekëve tuaj. Ishte një kënaqësi të isha pacient i spitalit tuaj. Faleminderit për bisedat e këndshme dhe kohën që më keni kushtuar. E kam njoftuar kompaninë time të sigurimit se Spitali Hygeia është më i miri në Tiranë dhe ata e kanë vendosur në listën e tyre të spitaleve me mjekë, personel dhe shërbim të mirë. Edhe një herë faleminderit nga një pacient i lumtur dhe i kënaqur. Përshëndes të gjithë mjekët dhe personelin të cilët e bënë qëndrimin tim të paharrueshëm. (E.L)
Jam shumë e kënaqur me shërbimet e Klinikës se Fertilitetit. Nuk kam pasur asnjëherë vonesa dhe të gjithë janë shumë të kujdesshëm e të komunikueshëm. Ju falenderoj të gjithëve për shërbimin dhe punën tuaj korrekte. (Sh.M)
Shërbimi i pritjes në Ambulatorin e Spitalit Hygeia Tiranë është në nivel shumë të mirë. Punonjësit të cilët na shoqëruan gjatë gjithë kohës ishin shumë të gatshëm. Impenjimi i mjekëve gjithashtu ishte shumë i mirë. Komunikimi perfekt. Jam shumë i kënaqur. (A.C)
Video Galeri
Partnerë