Neurokirurgjia

Departamenti I Neurokirurgjisë është i specializuar në trajtimin kirurgjikal të çrregullimeve akute ose kronike të kafkës, trurit, shtyllës kurrizore, palcës kurrizore dhe nervave periferike. Synimi i këtij departamenti është të shpëtojmë jetë, të ruajmë funksionet jetësore dhe që pacienti të rifitojë cilësinë e jetës. Ne jemi krenar që mund të arrijmë këtë rezultat në shumicën dërrmuese të rasteve duke menaxhuar cdo rast mjekësor në mënyrën më të mire të mundshëm dhe duke ofruar shërbim të personalizuar. Armët tona janë përdorimi i rregullt i teknologjisë moderne kirurgjikale dhe krijimi i një marrëdhënie të fortë me pacientët tanë.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=HvvaVu-4eNs 

 

KRANIALE

Çrregullimet e sistemit nervor

Ҫrregullimet e sistemit nervor mund të çojnë në një shumëllojshmëri të çrregullimeve funksionale të cilat mund të ndikojnë negativisht dhe mund të ulë në mënyrë të konsideruesdhme cilësinë e jetës së pacientëve deri në kërcënim për jetën. Departamenti i Neurokirurgjisë në Spitalin Hygeia ofron një menaxhim multidisiplinar të këtyre patologjive, diagnostikim të shpejtë dhe të saktë si dhe trajtim të suksesshëm të këtyre çrregullimeve.

Në këtë department ofrojnë shërbimin e tyre një staf mjekësh neurokirurgë, grek dhe shqiptarë, të kualifikuar në Universitetet më në zë të Evropës dhe me shumë eksperiencë në fushën e ndërhyrjeve neurokirurgjikale.  Departamenti i Neurologjisë dhe Neurokirurgjisë, për një diagnozë sa më të saktë dhe zgjidhje optimale të cdo lloj rasti neurokirurgjikal që paraqitet, bashkëpunon ngushtë me Departamentin Radiologjosë, Laboratorin  Reanimacionin dhe mjekët anestezistë. Në dispozicion të këtij departamenti janë edhe Sallat Kirurgjikale të standarteve ndërkombëtare, të pajisura me të gjithë aparaturat dhe pajisjet e nevojshme të nevojshme për kategorinë e nderhyrjeve neurokirurgjikale si dhe Reanimacioni (Njësia e terapisë Intensive) të cilat ofrojnë kushte optimale për një rekuperim sa më cilësor dhe efikas të pacientëve post-operator neurokirurgjikalë. Njësinëe  e Kujdesit Intensiv jemi te specializuar

  • Glioblastoma
  • AstrocItoma
  • Meningioma
  • Neuroma Akustike
  • Adenoma e Hipofizës
  • Hidrocefalia
  • Hemoragji subaraknoide
  • Hemoragji Intracerebrale
  • Abses cerebral
  • Empiema cerebrale
  • Nevralgji trigeminale
  • Spazma Hemifaciale
  • Dëmtim traumatic të trurit
  • Fraktura kraniale të shtypura
  • Hematoma epidurale
  • Hematoma Subdurale
  • Kiste araknoide

SPINALE

  • Dhimbje shpine
  • Hernie Diskale
  • Sëmundje degjenerative diskale
  • Skoliozë degjenerative te adultët
  • Spondilolisthesis
  • Stenozë kurrizore
  • Frakturë vertebrale
  • Dëmtim traumatic I shtyllës kurrizore
  • Tumor I kurrizit
  • Meningiomë e kurrizit
  • Neuromë e kurrizit
  • Astrocistomë e shtyllës kurrizore
  • Ependimoma e shtyllës kurrizore
  • Siringomieli

NERVAT PERIFERIK 

  • Bllokim Neuropati
  • Sindromi I kycit të dorës
  • Bllokim I nervit ulnar në bërryl
  • Bllokim I nervit ulnar në kyç
  • Dëmtim periferik I nervit

More Doctors From : Neurokirurgjia