Klinika Dermo-Estetike Anassa
Anassa inaguron ambientet e reja moderne & teknologjinë bashkëkohore
Në datë 4 Shkurt 2019, në ambientet e Spitalit Hygeia u organizua Ceremonia e inagurimit të ambienteve të reja dhe super moderne të Klinikës dermo-estetike Anassa, ambjente këto të rikonceptuara për të ofruar të gjitha llojet e trajtimeve dermo-estetike me aparatura dhe teknologjinë më bashkëkohore në treg.
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Hygeia, Z.Mario Karaj, në fjalën e tij të hapjes nënvizoi faktin se: Klinikës dermo-estetike Anassa i është dedikuar një investim mjaft i konsiderueshëm nga spitali Hygeia si nga pikëpamja e teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore, duke i vënë në dispozicion një hapësirë prej 300 m2, kjo për t’i ardhur sa më pranë kërkesave që ka tregu i trajtimeve estetike dhe atyre të bukurisë. Synimi ynë është është që Klinika Anassa të kthehet në një qendër referimi për trajtimet dermo-estetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe në Rajon.
Bashkëpunimi me mjekë kirurgë estetikë me emër, profesionistë dhe me shumë eksperiencë, është një tjetër hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga kjo Klinikë, kjo për t’ju oftuar pacientëve të kësaj Klinike kahas trajtimeve dermo-estetike bashkëkohore edhe të gjithë gamën e ndërhyrjeve plastike & rikonstruktive – tha në fjalën e saj, Menaxherja e Klinikës Anassa, znj.Rezalda Shehi.
Klinika Anassa tashmë vendos një standart të ri në fushën e trajtimeve të bukurisë, ku cilësia, siguria dhe ofrimi i trajtimeve të personalizuara konform standardeve ndërkombëtare janë vula e garancisë për çdo pacient.