DITA E DHURIMIT TË GJAKUT
Në 2 Nëntor, 2015, si çdo vit, Spitali Hygeia Tiranë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut organizoi, në ambientet e Spitalit “ Ditën e Dhurimit të Gjakut” nën moton “ Dhura Gjak, Shpëto jetë”.
Gjaku i dhuruar do të shkojë në ndihmë të qindra pacientëve të cilët kanë nevojë emergjente për gjak dhe ne si Institucione shëndetësore që përballemi çdo ditë me këto probleme do të japim kontributin tonë të parët për tu bërë shembull edhe për të tjerët sepse dhurimi vullnetar i gjakut shpëton jetë.