“Çelësi i suksesit të një Biznesi janë punonjësit e tij”, pikërisht për këtë arsye vlerësimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore përbëjnë asetin më të rëndësishëm të Institucionit tonë. Si pjesë e strategjisë sonë për të ruajtur rolin drejtues në fushën e shëndetësisë, për të krijuar vlera afatgjata dhe të qëndrueshme për aksionerët tanë si dhe për të zhvilluar ekipin më të mirë të të punësuarve, Spitali HYGEIA Tirane ka zhvilluar një sistem proçedurash të cilat kanë në fokus individin. Vëmendja kryesore e jona është të vazhdojmë vlerat e GRUPIT HYGEIA për punonjësit tanë, pra të sigurojmë meritokraci në vendin e punës, të theksojmë punën në grup, bashkëpunimin me qëllim krijimin e një mjedisi të këndshëm dhe miqësor, e cila çon në rezultatete te pritshme të biznesit.
Mënyra e operimit të Spitalit Hygeia Tirane dallon për proçedura të qarta dhe krijimin e një sistemi me në fokus individin. Ne investojmë në kapacitetin njerëzor dhe në zhvillimin profesional të punonjësve tane, duke siguruar një mjedis të sigurt pune, benefite dhe trajnim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional duke demonstruar se shëndeti dhe njeriu janë mbi të gjitha.”
Departamenti i Burimeve Njerëzore ofron shërbime, mbështetje, besueshmëri, koherencë për të plotësuar në kohë nevojat e punonjësve tanë dhe të klientëve, duke garantuar nje ambjent i cili na dallon si punëdhënës të përgjegjshëm dhe si pikë reference për të tjerët.
Spitali Hygeia Tiranë garanton për punonjësit e saj:
- Kontrata Pune transparente
- Mundësi trajnimi dhe ngritje profesionale
- Karrierë profesionale
- Respektim i të drejtave të punonjësit dhe i Kodit të Punës
- Pushime vjetore dhe lindje të paguara
- Mbulim mjekësor për punonjësit
- Pagesa të rregullta
- Ambjent pune të sigurt Aplikim të standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare – Nivel të lartë profesionalizmi
Në strukturën organizative të Spitalit Hygeia Tirane (HHT), një rol shumë të rëndësishëm dhe mjaft aktiv luan dhe Komiteti i Trajnimeve i cili operon në bashkëpunim me Sektorin e Trajnimve dhe Zhvillimit të Personelit në planifikimin dhe organizimin e programeve trajnuese dhe të zhvillimit për punonjësit. Spitali Hygeia ofron programe trajnimi dhe edukimi me qëllim zhvillimin e vazhdueshëm të personelit, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi nevojave dhe kërkesave të pacientëve tanë si edhe për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme performancën tonë.
Programet edukuse që ofrohen janë:
- Programe infermierore
- Programe mjekesore
Tematikat e trajtuara janë nga më të ndryshmet, të tilla si :
- Artikuj, praktika klinike, kërkime, raste klinike.
- Diskutime mbi proçedura dhe protokolle, politika te reja.
- Kurse dhe seminare.
Spitali Hygeia Tirana u jep mundësinë studentëve universitarë dhe pasuniversitarë, të Universiteteve/Kolegjeve/Instituteve private, të cilët janë në proçes të studimeve, por edhe organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë programe mbështetëse për studentë që i përkasin kategorive vulnerabël të shoqërisë, të zhvillojnë praktika studentore në specialitetet e fushës së shëndetësisë nën mbikëqyrjen e supervizorëve/drejtorëve të departamenteve respektive.