Obstetri-Gjinekologjia

Departamenti i Obstetri-Gjinekologjisë Hygeia është një Departament i konceptuar për të ofruar një shërbim të integruar nga një profesionistësh të integruar, gjithçka për shëndetin e gruas, në të gjitha etapat e jetës së saj. Në këtë departament ofrohet e gjithë gama e shërbimeve mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale, që nga kontrollet rutinë gjinekologjike, përgatitje për shtatëzani dhe ndjekje e shtatëzanisë, shtatëzani në rrezik, ofrimin e kurseve edukative prenatale për nënat dhe çiftet e reja, lindjen dhe kujdesin nenonatal,  menopauzën,  deri tek ndërhyrjet kirurgjikale laparoskopike dhe trajtimi kirurgjikal i suksesshëm i rasteve onkologjike.

Stafi i mjekëve profesionistë grek dhe shqiptarë, shumica prej të cilëve janë të trajnuar dhe të specializuar në Universitetet më në zë të Anglisë dhe Amerikës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me stafin e infermierëve dhe mamive të talentuar, të asistuar edhe nga aparatura dhe teknologji bashkëkohore që ky Departament disponon ofrojnë për çdo grua shërbim të personalizuar dhe cilësor duke aplikuar me sukses teknika trajtimi nga më bashkëkohoret.

Kirurgët gjinekologë të këtij Departamenti janë të specializuar në aplikimin e teknikave kirurgjikale mini-invazive laparoskopike dhe jo vetëm, duke i aplikuar këto teknika në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, teknika të cilat ju ofrojnë pacienteve mundësi rekuperimi më të shpejta dhe më pak dhimbje apo shenja.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=REScEq1JgcA

Laparoskopia është kirurgjia endoskopike e cila është një procedurë bashkëkohore që jep mundësi kirurgëve të trajnuar posaçërisht për këto teknika të kryejnë procedura diagnostikuese ose operative. Me anë të kësaj kirurgjie arrijnë të shmangen plagët tradicionale të mëdha që krijohen nga aplikimi i kirurgjisë së hapur të quajtura ndryshe laparotomi.

Kirurgjia laparoskopike është një alternativë ndaj kirurgjisë laparotomike (kirurgjia e hapur) dhe ofron një sërë avantazhesh për pacientët arsye kjo pse po gjen një aplikim gjithmonë e më të gjërë në fushën e gjinekologjisë.

Patologjitë gjinekologjike që trajtohen në rrugë laparoskopike janë:

  • Heqje e  miomave (fibromiomave) të mitrës,
  • Heqje e mitrës (histerektomi) – subtotale (e pjesshme) ose totale
  • Heqje e kisteve në vezore
  • Heqje e ovareve (vezoreve)
  • Trajtim i endiometrozës
  • Kontroll i  tubave të Fallopit
  • Mbyllje e tubave (metodë kontraceptive)
  • Shtatzanitë jashtë mitre (ekstrauterine)

Avantazhet që ofron Laparoskopia:

  • Prerje të vogla, të cilat reduktojnë dhimbjen postoperative
  • Reduktim i periudhës së rehabilitimi postoperator, Shpeshherë, mund të realizohet largimi nga spitali brenda ditës, gjë e cila çon në rikthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme dhe në punë.
  • Shërim më të shpejtë dhe qëndrim të reduktuar në spital, zvogëlon rrezikun e trombozës dhe të infeksioneve spitalore.
  • Rrezik minimal për aderenca (ngjitje) postoperative të shkaktuara nga kirurgjia.
  • Rreziku minimal për shfaqje të një hernie postoperative.
  • Rezultate të shkëlqyera kozmetike. Shenjat e prerjeve 5-10mm të shkaktuara nga laparoskopia janë të pakrahasueshme me ato të një kirurgjie të ‘ hapur’.

Në Spitalin Hygeia pothuajse të gjitha procedurat për sëmundjet beninje gjinekologjike, si dhe një numër ndërhyrjesh për trajtimin e kancerit, mund të kryhen në mënyrë endoskopike (laparoskopike).

Për më shumë informacion mbi trajtimin e kancerit gjinekologjik ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=0SfeFTLTZN4

Histeroskopia kryhet zakonisht në bazë ambulatorike, duke aplikuar një anestezi të lehtë. Gjatë histeroskopisë, kirurgu vizualizon zgavrën e mitrës me një kamera të futur përmes vaginës dhe qafës së mitrës, pa prerje.

Histeroskopia është diagnostike dhe operative.

Histeroskopia diagnostike, pra që kryhet për arsye diagnostikimi patologjie të caktuar zgjat diku rreth 5-10 minuta.

Histeroskopia diagnostike përdoret në rastet e :

  • Hemorragjive uterine anormale
  • Menstruacione të tejzgjatura në kohë
  • Hemorragji jashtë menstracioneve
  • Hemorragji në menopauzë
  • Aborte të pashpjegueshme ose të përsëritura
  • Fertilizimi in vitro – në rastet të cilat nuk kanë rezultuar me sukses

Histeroskopia operative, pra në rastet kur trajton anomali të caktuara zgjat rreth 20-25 minuta.

Histeroskopia operative aplikohet: 

  • Si fazë që paraprin fertilizimin in vitro me qëllim rritjen e shanseve të suksesit të këtij të fundit Heqjen e polipeve endometriale (të shtresës që vesh kavitetin e mitrës)
  • Heqjen e miomave submukoze (nën shtresën që vesh kavitetin e mitrës) dhe atyre intrakavitare (që zhvillohen në brendësi të kavitetit)
  • Korrigjimin e anomalive të lindura të mitrës si septumi uterin (mur / perde që ndan kavitetin e mitrës në mes) apo kaviteti uterin i vogël (e ashtuquajtura mitër e vogël).
  • Lokalizim dhe heqje sterileti (kontraceptiv mekanik) që mund të ketë “humbur” ose të jetë keqvendosur dhe fiksuar në kavitet.
  • Heqjen e aderencave të ndryshme (zona ku muret e mitrës janë të ngjitura mes tyre).

Pas proçedurës pacientja mund të ketë një gjendje e ngjashme me atë të ngërçeve të ciklit është e zakonshme. Mund të ndodhë që të keni edhe gjakderdhje, e cila mund të zgjasë disa ditë, në varësi të ndërhyrjes.

Pas operacionit, pacientët mund të hanë dhe të pijnë si normalisht dhe mund të kthehen në aktivitetet e tyre që të nesërmen. Marrëdhëniet intime duhet të shmangen për një javë, ose derisa gjakderdhja të ndalet, në mënyrë që të zvogëlohet rreziku i infeksionit. Për këtë arsye zakonisht nga mjeku përshkruhen antibiotikë.

Histeroskopia në përgjithësi konsiderohet shumë e sigurt, por si çdo procedurë ekziston një rrezik i vogël  ndërlikimesh . Këto janë:

  • Perforim i mitrës, gjë e cila nuk është e zakonshme, por në raste të rralla mund të  nevojitet transfutzion gjaku ose një ndërhyrje tjetër për ta korrigjuar atë.
  • Gjakderdhje të shumtë gjatë ose pas ndërhyrjes
  • Infeksion të mitrës

Në përgjithësi, procedurat laparoskopike dhe histeroskopike konsiderohen procedura të sigurta, me efekte anësore të reduktuara për pacientët, në krahasim me procedurat e hapura.

 

Dr Andreas Bazeos, MSc, FRCOG, Kirurg Endoskopik, Drejtor i Departamentit të Obstetri- Gjinekologjisë është trajnuar në Londër, Britani të Madhe dhe ka kryer më shumë se 5000 procedura laparoskopike dhe histeroskopike, si në Angli dhe në Greqi. Ai vetë, si dhe të gjithë mjekët tanë të tjerë me përvojë, anëtarë të Ekipit Endoskopik, do të jenë shumë të lumtur të diskutojnë në hollësi cdo gjë mbi rastin tuaj.

More Doctors From : Obstetri-Gjinekologjia

Dr. Stefanos Chandakas

Dr. Stefanos Chandakas

Kirurg Endoskopist, Obstetër-Gjinekolog
Dr. Radiola Hoxha

Dr. Radiola Hoxha

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Otilja Dekovi

Dr. Otilja Dekovi

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Antonios Psarakis

Dr. Antonios Psarakis

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Nikita Manoku

Dr. Nikita Manoku

Kirurg Gjinekolog, Obstetër-Gjinekolog
Dr. Ledia Bozgo

Dr. Ledia Bozgo

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Kristina Kosta

Dr. Kristina Kosta

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Kreston Kati

Dr. Kreston Kati

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Kozeta Rama

Dr. Kozeta Rama

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Helidon Klosi

Dr. Helidon Klosi

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Hakan Satiroglu

Dr. Hakan Satiroglu

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Ermira Kasa

Dr. Ermira Kasa

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Enriketa Kroi

Dr. Enriketa Kroi

Obstetër-Gjinekolog
Dr. Donika Beba

Dr. Donika Beba

Obstetër-Gjinekolog

Dr. Andreas Bazeos

Dr. Andreas Bazeos

Kirurg Endoskopist, Obstetër-Gjinekolog