Transplanti i Veshkave

Për një person të diagnostikuar me Sëmundjen Terminale të Veshkave ka disa trajtime të mundshme si Hemodializa, Dializa Peritoneale dhe Transplanti. Transplanti i veshkave është trajtim i zgjedhur nga pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje. Në përgjithësi, Transplanti I veshkave rezulton në më shumë se dyfishim të jetëgjatësisë, krahasuar me dializën.

Cila është përparësia e Transplantit të Veshkave krahasuar me alternativën tjetër të trajtimit “shumë vite dializë”?

Dializa është një trajtim që shpëton jetën e pacientit që vuan nga sëmundja terminale e veshkave, por ajo mund të kryejë vetëm 10-15% të punës së një veshke normale, ndërkohë që një veshkë e transplantuar mund të kryejë 50-85% të punës së dy veshkave normale. Përveç kësaj, personat që I nënshtrohen transplantit të veshkës nuk kanë nevojë për orë të zgjatura trajtimi me dializë.

Në Spitalin Hygeia, për heqjen e veshkës së dhuruesit, mjekët tanë aplikojnë një nga teknikat më të avancuara për kohën që  është NEFREKTOMI NËPËRMJET RETROPERITONEOSKOPISË, teknikë e cila i jep mundësi dhuruesit të kthehet në shtëpi brenda 2-3 ditëve pas ndërhyrjes.

Përsa I përket ditë qëndrimit në spital (hospitalizimit) të pacientit që merr veshkën, kjo gjë varet nga koha që do t’i duhet veshkës së tij/saj të re të fillojë të punojë si dhe nga gjendja e tij/saj pas operacionit. Gjithësesi, eksperienca tregon se se shumica e pacientëve që i nënshtrohen ndërhyrjes së transplantit qëndrojnë të hospitalizuar (shtruar) në spital afërsisht 7-14 ditë.

Spitali Hygeia Tiranë ka Njësinë e saj të Transplantit të Veshkave, Njësi kjo e pajisur me aparaturat nga më bashkëkohoret dhe salla kirurgjikale nga më modern dhe ku ofrojnë shërbim të kualifikuar dhe profesional një ekip mjekësh specialist me një eksperiencë të gjerë në fushën e Transplantit, ekip I cili drejtohet nga mjeku kirurg për Transplantet Dr. Baris Emin Akin, me një eksperiencë shumë vjeçare në këtë fushë në SHBA dhe Turqi.  Në këtë Njësi, për të gjithë pacientët aplikohet një program i mirëpërcaktuar dhe I ndërtuar konform protokolleve bashkëkohore si dhe pacientëve ju ofrohet edhe një program afatgjatë i ndjekjes së tyre pas ndërhyrjes së transplantit.

Të gjithë këta komponentë bëjnë të mundur që proçedurat e Transplantit të Veshkave në Spitalin Hygeia të rezultojnë me sukses dhe me një ecuri shumë të mirë. Një transplant veshke I suksesshëm përmirëson cilësinë e jetës dhe ul rrezikun e vdekjes nga sëmundja e veshkave.

Për më shumë informacione mbi proçedurat, ekipin mjëkësor dhe eksperiencat tona në këtë fushë, mund të vizitoni faqen tone zyrtare : www.kidneytransplantation.al

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=ydx6zMz-TV0

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al

A këshillohet transplanti për këdo që vuan nga sëmundja e veshkave?

Nisur nga fakti që proçedura (operacioni) i Transplantit të veshkave zgjat rreth 3-4 orë,jo të gjithë pacientët me sëmundje të veshkave janë të pershtatshëm nga ana mjekësore për ta përballuar këtë proçedurë.

Pacientet me sëmundje të rëndë të zemrës, me histori për aksident cerebral (goditje në tru) ose sëmundje vaskulare periferike këshillohet më mirë të vazhdojnë me dializën në vend të transplantit. Pacientët që kanë histori personale me kancer (përveç kancerit të lëkurës) në përgjithësi, përpara se t’i nënshtrohen transplantit,  duhet të presin 5 vjet, pas përfundimit të trajtimit nga kanceri.

Pacientët që kanë forma të caktuara të sëmundjes së veshkave, që mund të rishfaqen në veshkën e transplantuar, për ta është e më e këshillueshme  të përshtaten në dializë sesa të bëjnë transplante të përsëritura.

Për secilin nga rastet e mësipërme, Mjeku nefrolog specialist do të diskutojë me ju mbi gjendjen aktuale tuajën dhe do ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur.

Vlerësimi i pacientit përpara transplantit

Pacientët mund të vlerësohen nëse janë të përshtatshëm për t’ju nënshtyar proçedurës së transplantit përpara se të fillojnë dializën. Ekzaminimet që kryehn në këtoj raste varen nga një sërë faktorësh, përfshirë edhe moshën si dhe shkakun e sëmundjes së veshkave.

Ekzaminimet që rekomandohen janë

• Analiza gjaku për të përcaktuar grupin e gjakut, tipizimin indor, testimi për hepatit B, C, HIV dhe viruse të tjera

• Vlerësim dentar (nga dentisti)

• Radiografi toraksi

• Ekzaminim kardiak

• Ekzaminim pulmonar

• Ekografi abdominale

• PAP test (femra)

• PSA (testimi për sëmundje të prostatës te meshkujt)

• Pacientët në  moshë të thyer, ata që kërkojën të bëjnë një transplant të dytë, apo pacientet me diabet duhet të kryejnë edhe koronarografi

• Vlerësim psikologjik për të përcaktuar përgatitjen emocionale

Gjithashtu pacienti mund të ketë nevojë për ekzaminime më të specializuara, si ajo për vezikën urinare ose për organe të tjera, gjë që vlerësohet dhe vendoset nga mjeku nefrolog.

Në varësi të rezultateve të këtyre ekzaminimeve pacienti mudn të ketë nevojë t’I nënshtrohet edhe proçedurave të mëtejshme përpara se të kryhet transplanti.

Të afërmit e pacientit janë dhuruesit më të mirë të mundshëm, megjithatë, me përparimet në medikamentet që aplikohen për parandalimin e flakjes së veshkës nga trupi, gjithkush mund të konsiderohet dhurues i mundshëm nëse ai/ajo ka një grup gjaku të përshtatshem dhe një tip indi të favorshëm.

 

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al

Transplant me donator i gjallë kemi atëherë kur veshka dhurohet nga një person që jeton

Kush mund të jetë dhurues  i veshkës?

Donatorët e gjalle janë ata që në mënyre vullnetare dhurojnë veshkën e tyre dhe zakonisht janë motra, vëllai, ose prindërit dhe më rrallë mund të jenë të afërmit si xhaxhai, daja, halla, tezja, i biri, e bija, por mund të jenë edhe bashkeshorti/ja e pacientit e pacientit të sëmurë në rast se ka përputhshmëri.

Dhuruesi duhet të jetë mbi moshën 21 vjeç dhe çdo person që është kandidat për dhurues të mundshëm do t’I nënshtrohet një vlerësimi mjekësor individual.

Ndërkohë që nuk ka një kufi për moshën maksimale të lejuar për personat që dhurojnë veshkën, çdo person i shëndetshëm midis moshës 18-60 vjeç janë kandidatë për dhurim veshke, vlen të theksohet fakti që personat në moshë të thyer kanë më pak shanse për të rezultuar të shëndetshëm nga ekzaminimet që bëhen gjatë vlerësimit individual të donatorit.

Transplanti nga dhurues të gjallë ka një sukses në kohëzgjatje më të lartë krahasuar me transplantin nga donatorë që kanë vdekur. Për disa grupe donatorësh të gjallë ky sukses është mjaft i konsiderueshëm; për shembull nëse kemi një të afërm me përshtatshmëri të plotëatëherë në të tilla raste veshka e re zgjat deri në dyfishin e kohës krahasuar me një veshkë të marrë nga një dhurues i vdekur.

Për ekipin e mjekëve që realizojnë proçedurat e transplanteve  Shëndeti i donatorit, pra I atij qe dhuron veshkën, është gjithmonë preokupimi më i madh dhe prioritet maksinal.

A mundet të jetosh shëndetshëm edhe me një veshkë?

Po, personat që jane vlerësuar si të shëndetshëm për dhurim nga ekipi i transplantit mund të jetojnë shëndetshëm edhe me një veshkë, sepse veshka që mbetet kompenson edhe funksionet e veshkës që mungon.

A është e dhimbshme proçedura e dhurimit të veshkës?

Gjate ndërhyrjes për heqjen e veshkës donatori nuk ndjen asnjë lloj dhimbje si rezultat i mjekimit që aplikohet paraprakisht. Në Spitalin Hygeia këto lloj proçedurash realizohen me teknikën bashkëkohore të quajtur nefrektomi laparoskopike, dhe sajë kësaj teknike dhimbja dhe diskomforti janë shumë më të pakta krahasuar me kirurgjinë e hapur që aplikohej rëndom më parë..

Kur vendoset veshka e dhuruar te pacienti?

Dhuruesi i veshkës dhe marrësi (pacienti) i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në të njëjtën kohë.

Sa kohë i duhet dhuruesit për tu shëruar?

Bazuar në statistikat, në pjesën më të madhe të rasteve dhuruesi rekuperohet brenda 3 ditëve pas kryerjes së operacionit.

 

Për më shumë detaje mbi proçedurën e Transplantit të Veshkës dhe stafin e mjekëve, vizitoni faqen tonë: www.kidneytransplantation.al