Dr. Arben Pilaca

Dr. Arben Pilaca
Edukimi dhe Trajnime
1987
Mbaruar studimet si mjek i përgjithshëm në Fakultetin e Mjekësisë, UT .

1993
Kam mbaruar specializimin për Sëmundjet Infektive, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Kam kryer në vite specializime dhe trajnime në vende të ndryshme të Europës dhe SHBA-se .

Si më poshtë po përmend disa prej tyre:

Në Glasgow ,Grand Rabits, Michigam USA , Greqi, Romë dhe Pisa Itali, Zagreb, Beograd, Bukuresht.

Eksperienca Profesionale
1988-1992
Në vitet e para pas diplomimit si mjek i përgjithshëm, kam punuar në një fshat të Pukës.

1993-1998
Pas Specializimit kam punuar si specialist Infektiolog në Qëndrën Spitalore të Shkodrës.

1998-2016
Qëndra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë . Kam drejtuar për 10 vite repartin e reanimacionit të Spitalit Infektiv Tiranë.

2007-2008
Nën Drejtor i Përgjithshëm i Q.S.U.T “Nënë Tereza” si dhe për një kohë shef i komanduar i Shërbimit të Sëmundjeve Infektivë.

Kariera Akademike
2000 -2015
Pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë si dhe i Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë për 5 vite.

2004
Mbrojta e titullit Shkencor Doktor i Shkencave.

2011
Kam fituar titullin Prof i Asociuar.

2016
Më është akorduar Titulli Profesor

Anëtarësime
Anëtarë i Shoqatës së Infeksionistëve të Shqipërisë.

Anëtarë i Shoqatës Ndërkombëtare të Infeksionistëve( ISID)

Publikime
Fitimi i Titujve akademik është mbështetur dhe në botimet dhe publikimet si brenda dhe jashtë vendit.

Kam botime në revista ndërkombëtare si autor i parë dhe bashkëautor në më shumë së 25 revista, po ashtu dhe në revistat dhe buletinët që botohen brenda vendit.

Mjek të tjerë: 

Dr. Valbona Gashi

Dr. Valbona Gashi

Infeksionist
Dr. Iris Koshovari

Dr. Iris Koshovari

Infeksionist