Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

By Hygeia Hospital - In Artikuj mjekësor - 15/12/2021

Shëndeti i fëmijëve është prioriteti i çdo prindi, prandaj edhe shqetësimi kryesor i tyre është se si duhet të veprojnë në rastet kur fëmija sëmuret, qoftë kur ka ethe, temperaturë, kollë apo dhimbje barku.

Pra, pyetja që lind natyrshëm në të tilla raste është :

Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

Në çdo rast, pra si atëherë kur simptomat që shfaqen te fëmija janë serioze, por edhe në ato raste kur ju mendoni që janë të lehta dhe mund t’i dominoni, ne ju rekomandojmë që gjithmonë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj pediatër, pasi çdo sëmundje ka specifikat e veta dhe si të tilla mund të vlerësohen vetëm nga mjeku specialist, duke filluar nga mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit dhe domosdoshmërisht edhe trajtimit.

Po cilat janë disa nga simptomat që çdo prind duhet të vlerësojë më së shumti?

Më poshtë po ju listojmë disa nga simptomat (shenjat) që mund të konstatoni dhe të cilat më së shumti duhen vlerësuar nga ana e çdo prindi për t’ju drejtuar mjekut pediatër:

  1. Ethe dhe temperaturë

Në shumë raste, kur fëmijët kanë temperaturë, prindërit frikësohen e nuk dinë si të veprojnë. E megjithatë prezenca e etheve & temperaturës jo domosdoshmërisht është e keqe. Përkundrazi, temperatura e trupit rritet në mënyrë që të luftojë më efektivisht infeksionin viral.

Kontaktoni menjëherë me mjekun pediatër në rastet kur:

  • Foshnja është nën moshën 2 ose 3 muaj dhe ka ethe, apo edhe temperaturë më të ulët se 38 gradë celcius. Duke pasur sistem imunitar më të dobët, prezenca e infeksionit te foshnjat e kësaj moshe, mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze si meningiti bakterial ose pneumonia.
  • Fëmija është më i madh se 3 muaj dhe njëkohësisht përveç temperaturës shfaq edhe simptoma të tjera si debulesë, të vjella dhe ethet zgjasin më shumë se 3 ditë.
  • Temperatura e fëmijës është mbi 38 gradë celcius dhe përsëritet vazhdimisht e veçanërisht nëse shfaqen edhe simptoma të tjera, të tilla si skuqje lëkure, probleme me frymëmarrjen, probleme me zgjimin, si dhe të vjella apo diarre të vazhdueshme.

Në momentin që i drejtoheni mjekut specialist, duhet të keni parasysh t’i përgjigjeni pyetjeve:

  • Cila është temperatura e fëmijës dhe kur e keni matur për herë të fundit?
  • Sa kohë ka zgjatur temperatura? / Prej sa kohësh zgjat temperatura?
  • A shfaq simptoma të tjera?
  1. Të vjella apo diarre

Nëse rastet kur ndodh vetëm një herë, nuk ka nevojë të shqetësoheni. Nëse simptomat e fëmijës bëhen më të rënda ose zgjasin më shumë se disa orë, atëherë duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut specialist.

Për të parandaluar dehidrimin, sigurohuni që t’i jepni fëmijës vazhdimisht lëngje.

  1. Probleme me sistemin respirator

Frymëmarrje e shpejtuar, tërheqje e flegrave të hundës, apo muskujve midis brinjëve, kollë e shpeshtë, e cila mund të shoqërohet dhe me të vjella me sekrecione, fishkëllima (fishkëllima që dëgjohen edhe në distancë apo kur vendosim veshin tek gjoksi i fëmijës, stridor (një zhurmë e fortë, sidomos kur fëmija merr frymë).

Nëse fëmija është më i vogël se 3 muajsh, duhet të telefononi pediatrin qysh në shenjat e parë të sëmundjes, pasi ftohjet mund të kthehen shpejt në diçka më serioze si bronkiolitis ose pneumonia.

Në rast kur është më i madh se 3 muajsh, telefononi mjekun pediatër në rastet kur fëmija ka:

  • Probleme me frymëmarrjen
  • Hundë të zëna për më shumë se 10 ditë apo kollë që zgjat më shumë se një javë
  • Dhimbje veshi
  1. Inflamacion i lëkurës (Rash)

Shumica e inflamacioneve të lëkurës, sidomos tek fëmijët, janë të padëmshme dhe largohen vetë me kalimin e kohës.

Kontaktoni menjëherë me mjekun pediatër në rastet kur fëmija:

  • Shfaq debulesë
  • Ndjen dhimbje në vendin e inflamuar
  • Shfaq inflamacion (infeksion) të shtresave më të thella të lëkurës
  • Ka njolla në ngjyrë vjollcë
  1. Dhimbje gjatë urinimit

Nëse fëmija shfaq ankesa si dhimbje gjatë urinimit, kjo është një shenjë alarmi veçanërisht për foshnjat vajza. Mjeku specialist do ta kontrollojë fëmijën për infeksion të mundshëm të traktit urinar.

  1. Aktiviteti fizik & e folura

Nëse vëreni se fëmija apo foshnja është më i qetë se zakonisht, pra nuk janë të zhurmshëm dhe nuk luajnë apo nuk janë aktivë si zakonisht, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun pediatër.  Ndërkohë te fëmijët pak më të rritur duhet të vlerësoni dhe të konsultoheni me mjekun specialist nëse ata/ato nuk arrijnë të flasin dot normalisht apo marrin frymë midis fjalëve.

Departamenti i Pediatrisë
Spitali Hygeia Tiranë
Tel: + 355 4 23 90 000

← Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij
APNETË E GJUMIT →

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.