Rreth Nesh

Rreth Nesh

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale. Spitali Hygeia është Spital i Përgjithshëm, Maternitet & Pediatrik duke qenë i vetmi spital gjithёpёrfshirёs qё operon nё Shqipëri dhe Rajon dhe që ofron të gjitha llojet e shërbimeve mjekësore, për të gjitha moshat.

Mjediset moderne dhe komode të Spitalit Hygeia janë të vendosura në një godinë shumëkatëshe, me një sipërfaqe totale prej 25,000 m2, është i pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mjekësore me qëllimin e vetëm për të ofruar shërbime mjekësore të standartave bashkëkohore. Ҫdo segment i këtij Spitali, duke filluar që nga Sallat e Operacionit, Reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe shëndetit të pacientit. Me një kapacitet prej 220 shtretër (102 aktivë) me dhoma private dhe dyshe, 9 salla Operacioni, 6 Salla Lindje, 12 Shtretër Reanimacioni dhe 7 në Reanimacionin e të porsalindurve, 5 shtretër për Kirurgjinë Ditore, 32 Unite për Hemodializën,etj, Spitali Hygeia Tiranë synon të jetë një Qendër reference jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Rajonin.

Qasja që Spitali ka ndaj një shërbimi sa më të sigurt dhe cilësor për pacientin, rëndësia që i administrate e Spitalit i kushton aplikimit me përpikmëri të standarteve dhe protokolleve ndërkombëtare si dhe përpjekjet e vazhdueshme për të rritur dhe përmirësuar në vazhdimësi shërbimin mjekësor dhe efikasitetin e tij, janë hallkat kryesore që dallojnë Spitalin Hygeia Tiranë nga Institucionet e tjera shëndetësore private në vend, duke bërë diferencën për pacientin. Angazhimi që Spitali ka në ofrimin e një një shërbimi elitar për çdo pacient, për çdo moshë dhe në çdo ditë të vitit, është çertifikuar edhe nga një sërë Organizatash dhe Institucionesh Ndërkombëtare dhe Kombëtare.

Spitali Hygeia Tiranë, është i vetmi Spital në vend i çertifikuar për cilësinë e Shërbimit nga Organizata Ndërkombëtare “TEMOS”.

Një rol kryesor në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe koform standarteve ndërkombëtare, duke u fokusuar në nevojat mjekësore individuale të çdo pacienti, luan ekipi i mjekëve të kualifikuar dhe me eksperiencë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të asistuar dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me mjekët më të mirë. Departamentet kryesorë të Spitalit drejtohen nga mjekë me shumë eksperiencë dhe të mirënjohur në fushën e tyre. Krahas eksperiencës dhe kualifikimeve që mjekët kanë fituar ndër vite, administrata e Spitalit i kushton një vëmendje të madhe edukimit në vazhdimësi dhe trajnimeve të herëpashershme të stafit mjekësor me qëllim për t’ju përgjigjur në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithmonë në rritje të pacientëve tanë.

Spitali Hygeia Tiranë, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për misionin e shenjtë dhe delikat që kemi marrë përsipër, kujdesin për shëndetin e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjenjën e humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj personave në nevojë. Ne kemi qenë dhe jemi të përkushtuar të kontibuojmë në mënyrë aktive në mbështetjen dhe zhvillimin e politikave social-ekonomike të komunitetit.Gjatë viteve administrata e Spitalit ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale, të cilat më së shumti të fokusuara në ato me natyrë mjekësore, rritjen e ndërgjegjësimit për çështje shëndetësore me impakt të gjerë në popullatë, edukimin e njerëzve dhe ofrimin e ndihmës për kategoritë e familjeve dhe përsonave në nevojë.

Për më tepër informacione mbi Spitalin Hygeia, jeni të lutur të ndiqni videon:

https://www.youtube.com/watch?v=0k-Bzt3QrCs

- Misioni dhe Vizioni Ynë

Misioni dhe Vizioni Ynë

VIZIONI ynë është të bëhemi Spitali i Referencës si për Shqipërinë ashtu edhe për shtetet fqinje.

MISIONI ynë është ofrimi i kujdesit të sigurt, efektiv dhe të personalizuar – Për çdo pacient, çdo herë, çdo ditë.

VLERAT në të cilat do të mbështetemi për të arritur objektivat tona janë:

  • Përsosmëria – Të ofrojmë cilësi të lartë të shërbimit të klientit, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe udhëheqjes në fushën tonë (Të jemi më të mirët)
  • Integriteti – Të zbatojmë standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësinë individuale (Të bëhemi shembull)
  • Respekti – Respektojmë dhe vlerësojmë individualitetin, ndryshueshmërinë dhe kontributet e pacientëve tanë dhe secilit prej nesh (Të jemi të sjellshëm)
  • Puna në grup – Të vlerësojmë kontributin e të gjithëve, duke kombinuar aftësitë e individëve të veçantë të stafit në partneritete të mira e të integruara (Të jemi së bashku)
- Struktura jonë

Struktura jonë

Spitali Hygeia Tiranë është i pozicionuar në një ndërtesë 6 katëshe, i modeluar me mjedise moderne dhe hapësira shumë komode për të siguruar shërbim sa më cilësor, të shpejtë dhe efikas për pacientët tanë. Spitali është i pajisur me 9 ashensorë , 4 ashensorë për pacientët dhe 5 ashensorë të brendshëm të ideuar për të transportuar barrelat e pacientëve si dhe për të mundësuar transportimin e shpejtë të pacientit në kushtë urgjence dhe në siguri maksimale.

Spitali Hygeia disponon:

  • 102 shtretër
  • 9 Salla Operacioni
  • 6 Dhoma Lindje
  • 12 Shtretër Reanimacioni
  • 11 Shtretër të Reanimacionit për të porsalinduriot
  • 18 Shtretër për Kardiologjinë Invazive
  • 17 Shtretër Pediatrik
  • 25 Shtretër në Maternitet
  • 27 Shtretër për rastet Patologjike
  • 5 Shtretër për Kirurgjinë Ditore (ODS)
  • 32 Njësi për Dializën
  • 6 Shtretër për Kimioterapinë

Spitali është i pajisur me aparatura dhe pajisje bashkëkohore mjekësore të cilat garantojnë cilësi shërbimi, diagnostikim në kohë dhe trajtim mjekësor të standarteve ndërkombëtare.

Ofrimi i teknologjisë së përparuar mjekësore ndikon në ofrimin e sigurisë më të lartë dhe rezultate të sakta dhe në kohë rekord për pacientin.

Dhomat e pacientëve janë moderne dhe të pajisura më të gjitha komoditetet e nevojshme për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm për rekuperimin e pacientëve. Ҫdo dhomë është e pajisur me buton thirrje që siguron shërbim infermieror të shpejtë dhe të specializuar 24 orë në ditë.

Sallat e Operacionit janë të ideuara konform standardeve ndërkombëtare, të pajisura më teknologjinë më të përparuar mjekësore për të ofruar teknikat avangardë kirurgjikale duke mbuluar të gjitha llojet e kirurgjive nga ato më të thjeshtat te ato më të komplikuarat.

Spitali Hygeia ofron asistencë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët shoqërohen brenda ambienteve të spitalit nga personel mjekësor i autorizuar.

Një tjetër aset i këtij spitali janë edhe zinxhiri i aparaturave radiologjike (CT Skaner, Rezonancë Magnetike, Ekografi, Mamografi, Mjekësi Bërthamore, Radioterapi) të cilat sajë teknologjisë së përparuar që ofrojnë janë baza për të marrë diagnoza të sakta dhe në kohë rekord për një trajtim optimal të çdo patologjie mjekësore.