Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Shintigrafia e Tiroides

By Hygeia Hospital - In Artikuj mjekësor - 15/12/2021

Shintigrafia e tiroides është ekzaminim i mjekësisë bërthamore, i thjeshtë dhe i padhimbshëm, që lejon të studiohen forma, dimensioni dhe funksioni i tiroides.

Informacioni  që jep shintigrafia e tiroides mbi funksionalitetin dhe strukturën e tiroides, ndihmon në marrjen e një diagnoze të shpejtë, hallkë mjaft e rëndësishme për të vijuar më tej me proçedura të mëtejshme diagnostike dhe trajtimin e duhur të pacientit.

Proçedura:

Proçedura zgjat rreth 30 minuta dhe siç theksuam edhe më lart nuk është e dhimbshme.

Fillimisht injektohet një substancë e veçantë e quajtur “radiomedikament” (apo gjurmues radioaktiv) në mënyrë që të përthithët nga gjendra tiroide e cila çliron “rrezatimin”. Aparatura e përdorur për proçedurën quhet “gamma camera”dhe shërben për transformimin në imazh të rrezatimeve të çliruara nga gjendra tiroide.

 

Imazhi shintigrafik i tiroides normale riprodhon ekzatësisht aspektin anatomik të saj, duke evidentuar të dy lobet, nga të cilët lobi i djathtë është zakonisht në dimensione pak më të mëdha se i majti dhe zona e istmusit, e vendosur përpara trakesë e cila shfaqet në formën e një zone me pak radioaktivitet.

Gjurmuesi universal i përdorur për shintigrafinë e tiroides është 99mTcO4– dhe merret  në rrugë intrevenoze në sasi 1 – 2 mCi (35 – 70Mbq).

Në rastet e ektopisë së indit të tiroides(pozicionimi i gjendrës së tiroides pas dërrasës së kraharorit pra, pozicionim jo normal) dhe në rastet e prezencës së metastazave të dyshimta funksionante të kancerit të tiroides, rekomandohet si gjurmues jodi (131J) i cili çliron energji relativisht të lartë të rrezatimit, e për pasojë siguron kushte të besueshme të zbulimit nga jashtë.

 

Në cilat raste rekomandohet të kryhet Shintigrafia e Tiroides?

Shintigrafia e tiroides rekomandohet në këto raste klinike për:

1- Përcaktimin e vendodhjes (tiroide linguale që konsiderohet si variant fiziologjik, ektopitë e tiroides – mediastinale) si dhe formës (hipoplazi – tiroide e vogël, hemigenezi – mungesa e një lobi)

2- Studimin funksional të nodujve(gjendrave) të tiroides që mund të shfaqen në formën e:

  • Nodujve “të nxehtë“(zona hiperaktive) kur janë të përbërë nga inde me shkallë të lartë aktiviteti.
  • Nodujve “të ngrohtë“ që paraqesin aktivitet lehtësisht më të shtuar se ai i parenkimës përreth.
  • Nodujve “të ftohtë“(zona hipoaktive) të formuar nga inde me aktivitet të ulët deri dhe mungesë të aktivitetit të tiroides.

Të dhënat që merren nga ekzaminimi shintigrafik i tiroides kanë shumë rëndësi në vendosjen e  diagnozës dhe ndjekjen e mëtejshme të pacientit.

 

3- Evidentimin e Tiroiditis – inflamacionit të tiroides

4- Zbulimin e indit residual pas heqjes radikale të tiroides

 

Efektet anësore të shintigrafisë:

Shintigrafia e tiroides nuk duhet të kryhet te gratë shtatzëna.

Ndërkohë, mund të themi që shintigrafia si ekzaminim nuk paraqet efekte anësore të pa dëshiruara pasi sasia e rrezatimit të përdorur është mjaft e ulët e për pasojë nuk sjell komplikacione mjekësore për shëndetin e pacientit.

Në përfundim të ekzaminimit pacienti mund t’i rikthehet aktivitetit të tij/saj ditor normal.

Pas përfundimit të ekzaminimit rekomandohet të konsumohet sa më shumë ujë, kjo për të eleminuar gjurmuesin e pranishëm në organizëm.

Gjatë 24 orëve në vijim, pas kryerjes së ekzaminimit duhet të qëndroni në një distancë të paktën 1(një) metër larg nga fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna.

 

Dr.Vladimir Titka

Spitali Hygeia Tiranë

Tel: +355 4 23 90 000

← Çfarë është Koliti Ulçerativ, shkaktarët, faktorët e rrezikut dhe rëndësia e trajtimit në kohë
Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato →

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.