Profili i Cilësisë
Spitali Hygeia Tiranë është një spital privat i cili operon në Shqipëri që prej vitit 2010. Është spitali privat më i madh në vend, i cili ofron një gamë të gjerë shërbimesh të kujdesit shëndetësor.
Spitali Hygeia Tiranë angazhohet në ofrimin e kujdesit në nivelin më të lartë, nga një personel i shkëlqyer shkencor, administrativ dhe mbështetës, të cilëve i ofrohet edukim i vazhdueshëm, aksesi ndaj teknologjisë moderne dhe kushte pune të shkëlqyera.
Kujdesi i orientuar drejt pacientit, rëndësia e cilësisë dhe sigurisë së pacientit, dhe gjithashtu përpjekja e vazhdueshme në përmirësimin e efektivitetit shkencor dhe operacional të Spitalit Hygeia Tiranë, janë shtylla strategjike të rëndësishme për progresin dhe zhvillimin e këtij spitali, i cili tashmë ka sjellë një ndryshim në vend. Spitali Hygeia Tiranë, demonstron implementimin e strategjisë së tij nëpërmjet çertifikimeve vullnetare dhe akreditimeve të shërbimeve të ofruara.
Politika e Cilësisë
VIZIONI ynë është të bëhemi Spitali i Referencës si për Shqipërinë ashtu edhe për shtetet fqinje.
MISIONI ynë është ofrimi i kujdesit të sigurt, efektiv dhe të personalizuar – Për çdo pacient, çdo herë, çdo ditë.
VLERAT në të cilat do të mbështetemi për të arritur objektivat tona janë:
- Përsosmëria – të ofrojmë cilësi të lartë të shërbimit të klientit, përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë dhe udhëheqjes në fushën tonë ( Të jemi më të mirët)
- Integriteti – të zbatojmë standardet më të larta të profesionalizmit, etikës dhe përgjegjësinë individuale (Të bëhemi shembull)
- Respekti – Respektojmë dhe vlerësojmë individualitetin, ndryshueshmërinë dhe kontributet e pacientëve tanë dhe secilit prej nesh ( Të jemi të sjellshëm)
- Puna në grup – Të vlerësojmë kontributin e të gjithëve, duke kombinuar aftësitë e individëve të veçantë të stafit në partneritete të mira e të integruara (Të jemi së bashku).