KLINIKA HYGEIA DENT
Klinika dentare HYGEIA DENT ka si synim kryesor të saj promovimin e shëndetit oral si dhe ofrimin e shërbimeve dentare komplekse dhe trajtimin e sëmundjeve të gojës nëpërmjet një shërbimi të specializuar dhe profesional të niveleve të larta. Ky shërbim bëhet i mundur në sajë të teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që kjo Klinikë disponon si edhe në sajë të profesionalizmit dhe cilësisë së punës që ofrohet nga stafi mjekësor dhe me shumë eksperiencë i kësaj Klinike.
Klinika Hygeia Dent është një Klinikë avangard dhe ofron shërbime risi dhe teknologji të fjalës së fundit si ato të Klinikave të ngjashme në Evropë dhe USA. Klinika Hygeia Dent sot për sot ofron teknologjinë më të përparuar në treg dhe kjo falë bashkëpunimit të ngushtë me Kompanitë lider në botë për pajisjet dentare të tilla si SIRONA (prodhues lider per produkte dentare nga Gjermania), Biohorizones (prodhues lider per implantet dentare ne SHBA), Ivoclar (prodhues lider per produkte dentare nga Liechtenstein), GC (prodhues lider per produkte dentare dhe laboratorike nga Japonia).
Klinika Hygeia Dent ofron shërbim 360 gradë, duke mbuluar të gjithë spektrin e shërbimeve dentare, si dhe duke ofruar edhe shërbime dhe teknika inovatore të cilat prezantohen për herë të parë tek pacienti shqiptar.
Për më tepër mbi teknikat, proçedurat, mjekët dhe gjithçka tjetër ofrohet në këtë Klinikë jeni të lutur të vizitoni faqen zyrtare të kësaj Klinike: hygeiadent.com