Kardiokirurgjia

Departamenti i Kardiokirurgjisë i Spitalit Hygeia Tirane përbëhet nga 4 Kardiokirurgë specialistë me eksperiencë të gjerë në fushën ndërhyrjeve kirurgjikale në zemër ku qëllim kryesor ofrimi i një shërbimi sa më cilësor, i sigurtë dhe mbi të gjitha rezulativ për të sëmurët kardiakë. Në dispozicion të këtij Departamenti janë 2 salla kirurgjikale moderne dhe të pajisura me të gjitha aparaturat dhe pajisjet bashkëkohore për të përballuar të gjitha llojet e ndërhyrjeve kardiokirurgjikale tek të rriturit duke aplikuar me sukses teknikat më të avancuara që përdoren në spitalet më në zë kudo në botë për këtë kategori operacionesh.

Për një mbarëvajtje dhe menaxhim sa më të mirë të pacientëve të kësaj kategorie, stafi i mjekëve kardiokirurgë  bashkëpunon ngushtë me ekipin e Mjekëve Anestezistë- Reanimatorë jo vetëm gjatë operacionit por edhe për ndjekjen postoperative të këtyre pacientëve të cilët ndiqen në Njësinë e Terapisë Intensive, ku stafi i mjekëve specialistë Reanimatorë dhe infermierëve me eksperiencë dhe të trajnuar për të ofruar kujdes mjekësor të kualifikuar për pacientët kardiakë, ofrojnë trajtime mjekësore të avancuara 24 orë në ditë/365 ditë.

Në Spitalin Hygeia Tiranë aplikohen të gjitha llojet e ndërhyrjet Kardiokirurgjikale me përjashtim të procedurës së Transplantit të zemrës .

Ndërhyrjet kardiokirurgjikale që ofrohen në Spitalin Hygeia Tiranë janë:

1- BY PASS

  • Rivaskularizim total arterial i zemrës
  • Realizohen ndërhyrje me on pump dhe off pump (pa ndaluar zemra)

2- NDËRHYRJE NË VALVULAT E ZEMRËS

  •  Valvula e Aortës
    • Zëvëndësim ose riparim i valvulës së aortës
    • Ndërhyrje DAVID për zëvëndësimin e rrënjës së Aortës duke shmangur zëvëndësimin e valvulës së Aortës
    • Përdorimi i mini superior stenotomi në operacionet e Aortes
  • Valvula Mitrale
    • Realizohet zëvëndësimi dhe riparime të ndryshme të valvulës mitrale kryesisht me vendosje kordash të reja
    • Realizohen operacione të valvulës mitrale me mini sternotomi inferiore
    • Punohet intensivisht për realizimin e riparimit të valvulës mitrale me mini torakotomi (totalisht me torakoskopi)
  • Valvula Trikuspidale
    • Riparim i valvulës me ose pa vendosje të unazës trikuspidale

3- NDËRHYRJE TË ANEURIZMAVE TË AORTËS

  • Trajtim i aneurizmave të rrënjës së Aortës, Aortës ngjitëse, harkut të Aortës dhe Aortës zbritëse torakale
  • Zëvendësim i rrënjës së Aortës duke përdorur grafte të valvuluara (Operacion BENTAL)
  • Trajtohen në Urgjencë disekimet e Aortës të tipit A

4- NDËRHYRJE TË TJERA

  • Tumore tëzemrës
  • Difekte të lindura tek të rriturit
  • …etj

More Doctors From : Kardiokirurgjia

Dr. Edvin Prifti

Dr. Edvin Prifti

Kardiokirurg
Dr. Bledar Hodo

Dr. Bledar Hodo

Kirurg Kardio Vaskular
Dr. Fadil Gradica

Dr. Fadil Gradica

Kirurg Torakal