Shërbimi i sëmundjeve të zemrës në Spitalin Hygeia Tiranë është një ndër Qendrat e Ekslencës të këtij Spitali si edhe nga shërbimet më elitare në vend. Stafi i mjekëve kardiologë ofrojnë shërbim të kualifikuar, cilësor dhe profesional, 24 orë në ditë në 365 ditë të vitit, duke ju siguruar pacientëve me probleme kardiovaskulare, akute dhe kronike, të gjithë gamën e shërbimit mjekësor: ekzaminim, diagnostikim, trajtim, ndjekje klinike dhe ekzaminime laboratorike.
Ky Shërbim është i pajisur me teknologjinë dhe aparatura të fjalës së fundit, dhe së bashku me një staf mjekësh specialistë dhe me eksperiencë të gjerë, mbulojnë të gjithë gamën e sëmundjeve kardiovaskulare, diagnostikimin dhe ofrimin e trajtimeve nga me bashkekohoret ne fushënn e sëmundjeve të zemrës,duke bërë që ky Shërbim të jetë një Qendër reference për të sëmuret kardiakë, jo vetëm në vend por edhe në Rajon.
Ne këtë Departament ofrojnë shërbimin e tyre 6 Mjekë Kardiolog Invaziv, 10 mjek Kardiolog, prej të cilëve 1 (një) mjek kardiopediatër dhe 1 mjek kardiolog aritmolog, si dhe një staf prej 13 infermierë të specializuar të cilët janë të trajnuar të asistojnë në mënyrë të kualifikuar dhe cilësore pacientët kardiake. Stafi i mjekëve të këtij Departamenti, për një menaxhim sa më efikas të kësaj kategorie pacientësh, bashkëpunon ngushtësisht edhe me shumë specialitete dhe Departamente të tjera të Spitalit si: Mjekët anestezistë- Reanimatorë, Radiolog, Mjekë Bërthamor, Kirurg Vaskular, Mjekët e Urgjences si edhe me Laboratorin Qendror të Spitalit, sepse qëllimi i vetëm është mbulimi i çdo lloj patologjie kardiake që paraqitet në Spital duke I dhënë zgjidhjen mjekësore optimale të mundshme.
Në shërbim të pacientëve kardiakë të cilët duhet t’i procedurave kardiake invazive, është edhe një pavjon me 16 shtretër, ku mesatarisht trajtohen rreth 850 pacientë në vit duke ju ofruar shërbim të standarteve bashkëkohore dhe kushte optimale hotelerie dhe asistencë mjekësore.
Për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, në këtë Departament ofrohen të gjitha llojet e proçedurave, qofshin këto jo-invazive apo invazive, për një diferencim diagnoze sa më të qartë dhe më pas përcaktimin e një trajtimi dhe zgjidhje mjekësore sa më efikase për pacientin.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
Proçedura jo invazive:
- Konsulta kardiake & Elektrokardiograma për të rritur dhe fëmijë
- Holter Ritmi dhe tensioni (monitorim 24 orë i presionit te gjakut)
- Prova e biçikletës – ekzaminim jo invaziv I cili shërben për diagnostikimin ose ndjekjen e pacientëve me sëmundje ishemike të zemrës apo edhe me probleme të valvulave
- Ekografi kardiake për të rritur dhe fëmijë – Spitali Hygeia disponon aparatura ekokardiografie nga më bashkëkohoret dhe të një cilësie ekzaminimi shumë të lartë, të markës E Healthcare Vivid 7 Dimension.
Në fushën e kardiologjisë pediatrike ofrohet ekokardiografia bidimensionale me doppler për moshat pediatrike i cili është një ekzaminimin gold standart për diagnostikimin e kardiopative kongenitale.
- Ekokardiografi color dopler ekzaminim I cili shërben për vlerësimin e arterieve karotide, aorta abdominale & arteriet iliake, arteriet dhe venat e gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme
- Shintigrafia e Miokardit – ekzaminim i cili ofrohet nga aparatura bashkekohore Gama-Camera G-Kamera e markes SIEMENS -SPECT CAMERA SYSTEM COMPLETE Symbia E Dual
- Angio CT Skaner – ekzaminim shumë i rëndësishëm që shërbn për vlerësimin e enëve të gjakut, sidomos në rastet e traumave vaskulare, ku roli i ekografisë dhe ekzaminimeve të tjera nuk luajnë rol të rëndësishëm.
Ky ekzaminim ofrohet nga aparatura: CORONAROGRAPHY ANGIO CT – SIEMENS
Computerized Remote Control Tilting X Ray Unit ëith Angiography package complete
- Proçedura Invazive:
Kateterizimi Kardiak , Proçedura elektrofiziologjike – me anë të të cilit realizohet trajtimi intervencional i aritmisë dhe menaxhimi intervencional (ablacioni) i fibrilacionit arterial. Ky Investim është ndër më seriozët dhe avangardët në vend duke qenë se ofron një teknologji të përparuar për tregun në Shqipëri dhe për herë të parë këto proçedura ofrohen nga mjekë profesionistë të specializuar në ofrimin e këtyre proçedurave, me synimin për tu kthyer në qendër reference për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga aritmitë.
- Trajtim i sëmundjeve të zemrës:
Pharmacological and intensive care treatment:
including mechanical ventilation, haemofiltration, intra-aortic balloon pump support.
Interventional procedures:
Percutaneous transluminal coronary angioplasty (PTCA), coronary stent implantation, ablations, placement of pacemakers, placement of internal defibrillators.
ELEKTROFIZIOLOGJIA KARDIAKE DHE ABLACIONIT
TRAJTIMI I ARITMIVE
Proçedurat elektrofiziologjike dhe ablacionit shërbejnë për të studiuar mekanizimin e krijimit të aritmive të ndryshme si edhe trajtimit të tyre me anë të djegies me radiofrekuencë (ablacion termik).
Aritmitë përbëjnë zënë një pjesë mjaft të gjerë dhe shumë të rëndësishme të sëmundjeve të zemrës. Diagnostikmi dhe trajtimi i tyre shpeshherë është mjaft sfidues. Shkaqet e aritmive janë nga më të ndryshmet, por cilido qoftë shkaku i tyre, baza e mekanizmit të shpërthimit dhe mbajtjes gjallë të aritmive qëndron në keqfunksionimin e kanaleve jonike ( elektrike ). Për shumë dekada aritmitë janë trajtuar nëpërmjet barnave antiaritmike. Këto barna tentojnë të korrigjojnë keqfunksionimin e këtyre kanaleve jonike. Gjate gjithë këtyre dekadave, industria farmakologjike ka bërë studime të shumta dhe të thelluara duke prodhuar shumë barna aritmike, por fatkeqësisht shumica e tyre kanë rezultuar të paefektshëm në trajtimin dhe parandalimin e aritmive.
Fatmirësisht, paralel me industrinë farmakologjike u zhvillua edhe proçedura e elektrofiziologjisë invazive. Kjo procedurë studion mekanizmin e krijimit të aritmive të ndryshme dhe bën edhe trajtimin e tyre me anë të djegies me radiofrekuencë (ablacioni termik) ose me anë të ngrirjes së thellë. Në ditët e sotme, Elektrofiziologjia kardiake, po përparon me hapa galopante duke trajtuar me sukses shumë të lartë mjaft aritmi rezistente ndaj mjekimit me antiaritmikë. Nisur nga fakti që kjo degë e kardiologjisë ka qenë e pazhvilluar në vendin tonë, duke detyruar shumë prej pacientëve me aritmi të udhëtonin jashtë vendit për të kryer studimin elektrofiziologjik dhe ablacionin e aritmive, Spitali Hygeia Tiranë vendosën të investojnë në ngritjen e Laboratorit të të elektrofiziologjisë dhe ablacionit duke gërshetuar më së miri investimin në aparatura të reja dhe bashkëkohore, ambiente moderne dhe super të atrecuara si dhe staf mjekësor dhe teknik i kualifikuar dhe të trajnuar për të ofruar zgjidhje optimale mjekësore për të kategorinë e pacientëve që vuajnë nga aritmitë.