Klinika e Fertilitetit

Klinika e Fertilitetit Hygeia Tiranë është e para Klinikë Fertiliteti në rang botëror dhe e vetmja në vend e vlerësuar me Ҫertifikatë për cilësinë e shërbimit nga Organizata Ndërkombëtare TEMOS “Cilësi në Shëndetin Riprodhues”. Ekipi i vlerësuesve ndërkombëtarë vlerësoi Klinikën e Fertilitetit Hygeia me Ҫertifikatën TEMOS, me notën më të lartë “A”, për shërbimet mjekësore, jo mjekësore si edhe për etikën e shërbimit të ofruar në këtë Klinikë.

Klinika e Fertilitetit Hygeia dhe stafi i saj janë të përkushtuar për të ofruar kujdes dhe trajtim profesional të nivelit më të lartë si dhe mbështetje emocionale për të gjitha çiftet, si për gratë ashtu edhe për burrat, të cilët janë në kërkim të realizimit të ëndrrës së tyre më të madhe, prindërimit. Stafi i mjekëve profesionistë dhe me shumë eksperiencë, grek dhe shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me stafin ndihmës (infermier dhe sekretare), ofrojnë për çiftin një shërbim të plotë, duke filluar që nga përcaktimi i shkaqeve të infertilitetit, qoftë femëror apo mashkullor, dhe më pas në përcaktimin për secilin nga çiftet të një trajtimi mjekësor të personalizuar dhe adekuat me qëllimin e vetëm, arritjen e rezultateve optimale. Programet e trajtimit në Klinikën tonë mbështeten nga teknologji dhe aparatura nga më bashkëkohoret të fjalës së fundit të Teknologjisë së Riprodhimit të Asistuar (ART) si dhe nga një Laborator

Embriologjik shumë i avancuar dhe modern. Për secilin nga trajtimet që aplikohet p.sh. IUI, IVF, etj, çifetev ju ofrohet një informacion i plotë rreth proçedurës, shanseve për shtatëzani dhe natyrisht që çdo çifti i ofrohet mundësia për të marrë përgjigje mbi çdo pyetje mund të ketë rreth trajtimit, ekzaminimevem medikamenteve dhe mënyrën e marrjes së tyre, dhe gjithçka tjetër që do të donin të dinin përpara se të ndërmerrnin çfarëdolloj hapi në këtë drejtim.

Përpara dhe gjatë trajtimit, çifteve ju kërkohet të njihen paraprakisht me proçedurat përkatëse, kohën e nevojshme për kryerjen e këtyre proçedurave, planifikimin e kohës së nevojshme për të kryer trajtimin dhe gjithçka tjetër që i ndihmon ata për të marrë vendimin e tyre, proçes ky i cili asistohet gjithmonë nga stafi ynë i specializuar. Qysh prej momentit të parë të hapjes dhe deri më sot, Klinika e Fertilitetit Hygeia ka shënuar një sërë suksesesh, duke ndihmuar shumë nga çiftet të prekin ëndrrën e tyre duke u bërë prindër, dhe sot mund të themi që jemi Klinika me përqindje suksesi ndër më të lartë në vend, me plot 65%.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=1rtQCiGp8Ro

https://www.youtube.com/watch?v=avK3sevfG6Y

 

IUI – Intra Uterine Insamination (Inseminimi artificial Intra – Uterin)

IUI është një proçedurë e cila përfshin vendosjen e materialit spermatik në brendësi te mitrës së gruas për të lehtësuar fertilizimin. Procedura kryhet duke vendosur një sasi të përgatitur sperme të bashkëshortit, me anë të disa teknikave të veçanta në laboratorin e andrologjise, nëpërmjet një kateteri në brendësi të mitrës.Kjo e fundit koordinohet me programimin e ovulimit (“çeljes” së vezës së gruas). Qëllimi i IUI është që të rrisë numrin e spermatozoidëve në hapësirën e tubujve të Fallopit ku dhe është vend-takimi me vezën

 

Fertilitzimi “Klasik” apo ICSI- intracytoplasmic sperm injection (injektimi intracitoplasmik i spermatozoidit)

Për pacientët të cilët kanë dështuar edhe pas mjekimeve apo IUI, kryhet Fekondimi In-Vtro.

Ka dy mënyra të bashkimit të vezës me spermatozoidin: Fertilizimi “klasik” dhe ICSI. Në varësi të arsyes së infertilitetit bëhet edhe zgjedhja se cilën teknikë të përdoret. Në qendrën tonë te Spitali Hygeia ne i perdorim me sukses të dyja teknikat. Kjo na ka sjellë shumë sodisfaksion pasi kemi arritur rezultate mbresëlënëse me çifte të cilët kishin dështuar në qendra të tjera për vite me rradhë.

Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashkë dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rrugë natyrale.Kryhet më së shumti në pacientë ku arsyeja është bllokimi i Tubave të Fallopit te gruaja apo infertilitet i paspjeguar.

Intracytoplasmic sperm injection (ICSI) është një procedure e fertilizimit in- vitro në të cilën një spermatozoid injektohet menjëherë në brendësi të vezës. Kjo teknikë u zbulua rastësisht në fillim të vitve 1990. Kjo teknikë u përhap me shpejtësi në klinikat e gjithë botës.

 

PGD- preimplantation genetic diagnosis (analiza gjenetike preimplantive)

Dua të theksojë se ne kryejme të gjithë procedurat e riprodhimit të asistuar. Një nga këto teknika është PGD ose analiza gjenetike preimplantive. Procedura e cila përfshin heqjen e një ose më shumë nukleuseve nga vezët (trupat polarë) ose embrionet (blastomerëve ose qelizave të trofektodermës) dhe i teston për çrregullime gjenetike para transfertës. Kjo teknikë bën të mundur diagnostikimin e të gjithë embrioneve para se ato të transferohen në mitrën e nënës, pra ne jemi të sigurt që po transferojmë embrionet e “shëndosha” tek nëna duke eleminuar kështu embrionet me anomali gjenetike. Indikacionet e kësaj teknike janë:

Aborte të përsëritura:

  • Cikle IVF të pasuksesshme (>2)
  • Infertilitet i paspjegueshëm
  • Moshë e madhe e nënës
  • Histori për fëmijë ose shtatzani me anomali kromozomike
  • Translokacione kromozomale
  • Histori familjare për një sëmundje të lidhur me kromozomin X
  • Çrregullime të një geni të vetëm
  • Aberracione te strukturës kromozomale

 

PESA- Percutanus Epididymal sperm aspiration (aspirimi perkutan i spermës nga epididimusi)

TESE- testicular sperm extraction ( biopsi testikulare)

Deri para pak kohësh për shumë meshkuj azoospermik (meshkuj që nuk kanë asnjë spermatozoid në ejakulat), nuk kishte mundësi por me futjen e teknikave të TESE- testicular sperm extraction (biopsisë testikulare) ose

TESA- testicular sperm aspiration (aspirimi i spermës nga testikujt) bëhet i mundur kërkimi për spermatozoid edhe në indin testikular. Nëse arrijmë të gjejmë spermatozoid në këtë mënyrë atëherë çifti ka mundësinë të provojë të ketë fëmijën e tyre gjenetik me anë të ICSI-it. Në qendrën tonë në Spitalin Hygeia kemi avantazhin e të paturit të ekipit të cilët kanë qënë ndër të parët në botë që kanë kryer me sukses këto teknika.

Dhurimi i spermës/vezëve

Edhe për ata pacientë të cilëve nuk arrihet te gjenden spermatozoide edhe pas biopsisë testikulare, ekziston mundësia që të kryejnë IVF me dhurues sperme. Gjithashtu për femrat të cilat për një arsye apo tjetër nuk kanë mundësi të prodhojnë vezë, ekziston mundësia me dhurues vezësh. Siç e theksuam edhe më lart, në të tilla raste në Klinikën tonë kemi një përqindje suksesi prej 80 % në çiftet me dhurim vezësh. Kjo arrihet nëpërmjet një përgatitje strikte dhe të mirë-programuar të marrëses së vezëve.

Aplikimi rigoroz i të gjithë këtyre teknikave, perqindja e suksesit dhe besimi gjithmonë në rritje i çifteve që na besojnë shpresat dhe ëndrrat e tyre na bëjnë që të impenjohemi çdo ditë e më shumë për të qenë në lartëesinë e kërkesave të pacientëve tane dhe pse jo për të rritur rezultatet tona në të ardhmen.

Klinika e Fertilitetit Hygeia duke filluar që nga data 13 shkurt dhe në vijim ofron të gjitha grave të cilat do të arrijnë shtatzaninë nga Fekondimi In Vitro të përfitojnë 50% ulje në lindje, duke bërë akoma më të prekshmë ëndrrën e Prindërimit sepse “ Ёndrra juaj, misioni Ynë”.

Spermograma

Analiza e spermogramës është analiza kryesore që i kërkohet mashkullit për të parë sasinë dhe cilësinë e qelizave spermatozoide. Kushtet për kryerjen e kësaj analize janë :

  1. Mashkulli duhet të ketë 3-5 ditë abstinencë seksuale (të mos ketë ejakuluar)
  2. Ditën e analizës të mos ketë përdorur parfum
  3. Analiza është mirë të jepet në kushtet e spitalit ose në raste të veçanta mund të jepet në shtëpi dhe të sillet në spital brënda 30-45 minutave.

Me anë të kësaj analize mund të përcaktohet sasia e spermatozoidëve, motiliteti ose shpejtësia e tyre, morfologjia ose forma e tyre, aglutinimi ose bashkimi i spermatozoidëve si dhe shenjat e një infeksioni të mundshëm. Kjo analizë është shumë e thjeshtë dhe shumë e rëndësishme për të përcaktuar shkakun mashkullor të infertilitetit.

More Doctors From : Klinika e Fertilitetit

Dr. Joana Kuci

Dr. Joana Kuci

Asistent Embriolog