Mjekësia Bërthamore është specialitet i mjekësisë që bazohet në përdorimin e substancave radioaktive në doza shumë të vogla (radio- medikamente) për qëllime diagnostike dhe terapeutike. Termi “bërthamor” rrjedh nga përdorimi i rrezatimit të lëshuar nga bërthama e atomeve të prodhuar artificialisht. lmazhet që paraqesin shpërndarjen e këtyre substancave dhe metabolizmin e tyre quhen “shintigrafi”. Aparati që përdoret në Mjekësinë Bërthamore quhet GAMMA CAMERA.
Mjekësia Bërthamore në Spitalin Hygeia Tiranë disponon aparaturara bashkëkohore të cilat bëjnë të mundur diagnostikimin të saktë dhe cilësor të cdo rasti dhe më e rëndësishmja është stafi mjekësor i këtij Departamenti të cilët janë të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë në fushën e mjekësisë bërthamore.
Avantazhet e Mjekësisë Bërthamore
Mjekësia Bërthamore ka për qëllim të vendosë diagnoza të hershme të sakta të shumë sëmundjeve përfshirë këtu të gjitha moshat. Falë sinjalit që vjen nga radio-medikamenti i marrë, mund të studiohen ndryshimet e funksionit të organeve që nuk janë akoma në gjendje të japin ndryshime klinikisht të vlerësueshme.
Mjekësia Bërthamore dallon në raport me metodat e tjera diagnostike imazherike për aftesinë e vënies në dukje të një ndryshimi funksional përpara se të jenë të dukshme ndryshimet anatomike.
A është e sigurt?
Doza e rrezatimit të përdorur në një ekzaminim është shumë e vogël. Ekzaminimet mund të kryhen edhe te fëmijët e vegjël e të përsëriten pa krijuar asnjë shqetësim. Gjurmuesit radio aktivë të përdorur eliminohen dhe humbasin shpejt aktivitetin e tyre dhe nuk kanë efekte toksike.
Cfarë përgatitje kërkohet?
Përgjithësisht nuk kërkohet një përgatitje e veҫantë. Në rastin e shtatëzanisë ose gjatë ushqyerjes me gji është e rëndësishme që përpara kryejrjes së ekzaminimit të vihet në dijeni mjeku mbi këtë fakt.
Kryerja e ekzaminimit
Pas marrjes së rekomandimit nga mjeku klinicist, pacienti paraqitet në shërbimin e mjekësisë bërthamore ku merr kontak me mjekun bërthamor i cili njihet me rekomandimin dhe vlerëson nevojën e kryerjes së ekzaminimit. Pacienti shoqerohet ne dhomen e “nxehtë” ku i injektohet radiomedikamenti endo/venë.
Pas injektimit të radiomedikamentit pacienti shtrihet mbi shtratin e GAMMA CAMERAS ku merren imazhet (pamjet) shintigrafike të nevojshme. Në fund të ekzaminimit pacienti i kthehet aktivitetit normal.
Rezultati i ekzaminimit
Mjeku bërthamor pasi kryen përpunimin e informacionit të marrë jep me shkrim konkluzionet e studimit
(përgjithësisht brenda ditës) të shoqëruar me pamjet përkatëse të ekzaminimit. Studimi shintigrafik ruhet ne sistemin PACS (Picture Archiving and Communication System) qendror.
Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:
- Shintigrafia e skeletit
(kërkimi i hershëm i tumoreve të kockave primitive ose sekondar).
- Shintigrafia kockore tre fazore
Lokalizimi i vatrave të infeksionit inflamatore kockore, në stade të hershme, osteomieliti, etj
- Shintigrafia renale dinamike
(vlerësim i funksionit të veshkave, rrugëve urinare, ndjekja (folloë up) pas terapisë.
- Shintigrafia renale statike
(vlerësim i funksionit renal pas proçeseve inflamatore)
- Shintigrafia e zemres
(sëmundje koronare e dyshimtë, vlerësim i perfuzionit të miokardit para e pas by pass dhe/ose angioplastikës).
- Shintigrafia e kanaleve të lotit
(kalueshmëria e kanalit të syrit)
- Lintoshintigratia
Lintoshintigratia për kërkimin e linfonodulit “sentinel/a” në tumorin e gjirit dhe melanoma.
- Tomoshintigrafia cerebrale
(shqetësime të memories, morbo Alzheimer, atake iskiemike e në trauma).
Informacion i përgjithshëm
Shintigrafia perfuzionale e Miokardit është një ekzaminimim që lejon të studiohet sasia e gjakut që arrin nga qarkullimi koronar(në vazat e zemrës) në qelizat e miokardit (muskulit të zemrës).
Shintigrafia perfuzionale e miokardit është një ndër ekzaminimet kryesore dhe shumë të rëndësishme që kryhet ekskluzivisht vetëm në Qendrën e Mjekësisë Bërthamore HYGEIA Tiranë.
Perfuzioni i zemrës studiohet mbas një testi provokues dhe në kushte qetësie,për të riprodhuar në mënyrë të kontrolluar e të sigurtë një iskemi (prurjete paket gjaku) të mundshme kardiake. lskemia kardiake është një prishje e ekuilibrit midis kërkesës së 02 nga ana e indit të miokardit dhe prurjes së tij nëpërmjet qarkullimit koronar (vazave të zemrës).
Testi provokues i preferuar është ai i sforcimit fizik, por mund të kryhet dhe ai farmakologjik në varësi të gjendjes së pacientit.
Ky ekzaminim realizohet duke injektuar në rrugë endovenoze nje radiomedikament 99mTc-MIBI (Miovieë) apo 99mTc-Tetrafozmin (Cardiolite) që përqëndrohet në qelizat kardiake në mënyrë proporcionale me sasinë e gjakut që arrin në zemër nëpërmjet arterjeve koronare
Në ҫfarë konsiston ekzaminimi?
Ekzaminimi parashikon një shintigrafi të miokardit mbas testit provokues dhe një në qetësi.
Te dy ekzaminimet mund të kryhen në një ose dy ditë dhe parashikojnë injektimin e radiomedikamentit
në fund të testit provokues dhe në kushtet e qetësisë. Prova ushtrimore që kryhet në një tapet rrotullues (treadmill) ndiqet nga Mjeku Kardiolog që monitoron elektro-kardiogramën, presionin arterial të gjendjes ëe pacientit. Në 85% të sforcimit, Mjeku Bërthamor injekton radiomedikamentin (radiogjurmuesin) dhe testi vazhdon dhe për 1-2 minuta. Marrja e imazheve fillon përgjithësisht pas 30-60 minutave nga injektimi i radiomedikamentit. Në këtë interval do të ftoheni të konsumoni një vakt të vogël ushqimi dhe të pini dy-tre gota ujë.
Për të kryer marrjen e imazheve pacienti shtrihet në shtratin e një aparature të quajtur “Gamma Camera”
koka e së cilës do të rrotullohet rreth kraharorit të pacientit.
Koha e nevojshme për kryerjen e ekzaminimit është rreth 30 minuta dhe në përfundim të ekzaminimit konfirmohet koha e paraqitjes për të kryer ekzaminimin në qetësi.
Ekzaminimi në qetësi parashikon injektimin e radiomedikamentit në kushte pushimi.
Marrja e imazheve filion përgjithesisht pas 30-60 minutave.
Përgatitja e pacientit
• Pacienti përpara se të kryej ekzaminimin duhet të jetë pa ngrënë prej të paktën 6 orë.
Pas ekzaminimit, imazhet e marra duhet të përpunohen e të interpretohen nga mjeku bërthamor. Me përfundimin e ekzaminimit rreziku nga rrezatimi i personave të tjerë mund të konsiderohet i papërfillshëm, por, megjithatë, rekomandohet që të pini lëngje me shumicë, sidomos gjatë 3-4 orëve të para pas kryerjes së ekzaminimit. Nuk duhet të ndërmerni masa të veëanta në ambjentin rrethues. Këshillohet të evitohet kontakti i afërt dhe i zgjatur, kjo në orët e para, me persona të tjerë, veçanërisht me fëmijë dhe gratë shtatëzëna.
Pacientët janë të lutur të kërkojnë të gjitha shpjegimet e nevojshme nga mjeku bërthamor si përpara kryerjes së ekzaminimit apo prenotimit ashtu edhe pas marrjes së përgjigjes së ekzaminimit.