Mjekësia Interne

Departamenti i Mjekësisë Interne (Sëmundjeve të brendshme) në Spitalin Hygeia, është një nga departamentet lider dhe ndër më të rëndësishmit, nisur kjo nga gama shumë e  gjerë e sëmundjeve që trajton si dhe specialiteteve të shumtë që përfshihen në të. Ky departament merret me parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh tek të rriturit dhe moshat e treta.

Departamenti i Mjekësisë Interne ka në përbërje të tij specialitetet si vijon:

Aktivitetin e përditshëm ky departament e ka të bazuar  mbi konsultat dhe ndjekjen multispecialistike, duke qenë se një nga specifikat dhe pikat e forta të këtij departamenti është pikërisht puna në grup e mjekëve specialistë.

Ҫelësi i suksesit të këtij Departamenti :

Stafi i mjekëve me eksperiencë dhe të kualifikuar, nën drejtimin e Prof.Dr.Arben Pilca, të cilët janë në dispozicion të pacientëve në çdo kohë, 24 orë/24, çdo ditë të vitit.

Pra cdo specialitet, pjesë e këtij Departamenti, ofron konsulta të specializuara në çdo kohë dhe në raste  të caktuara, pra kur kemi të bëjmë me raste më komplekse, për pacientët ofrohen edhe konsulta në  grup (me grup specialistësh). Pra pacienti merr shërbimin më të mirë të mudshëm nga të gjithë specialistët brenda të njëjtës strukturë pa patur nevojë të drejtohet diku tjetër, konsultat kryhen brenda ditës dhe po kështu edhe kryerja e ekzaminimeve shoqëruese të cilat janë shumë të nevojshme në arritjen e një konkluzioni dhe diagnoze të qartë dhe të sigurt.

Për raste komplekse të sëmundjeve, pacientëve ju ofrohet edhe mundësia e marrjes së një mendimi të dytë nga mjekë specialistë të Spitalit Hygeia Athinë, pra kryhen konsultime online në kohë reale në sajë të Sistemit PACS të instaluar në Spitalin Hygeia. Pra gjithçka funksionon në drejtim të një qëllimi të vetëm shërbim cilësor dhe i shpejtë dhe më e rëndësishmja diagnoza të sakta dhe si rrjedhojë trajtime efikase për pacientët.

Bashkëpunimi i ngushtë me Departamentet e tjerë të Spitalit:

Stafi i mjekëve të këtij Departamenti bashkëpunon ngushtë edhe me të gjithë Departamentet e tjerë të spitalit, dhe sidomos me departamentet bazë të cilët ndihmojnë në ofrimin e një shërbimi të saktë, të shpejtë dhe mbi të gjitha të sigurt, të tillë si Laboratori Klinik-Biokimik- Imunologjik – Hormonal dhe ai Anatomo Patologjik si dhe Departamenti  i Imazherisë (Grafi, Skaner, Rezonancë, Ekografi etj) të cilët janë në shërim të pacientit 24 orë në ditë/365 të vitit.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=fU9mxylZU8A

https://www.youtube.com/watch?v=OeFrkpIjgE8

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=DVw6jJET2tk