Neonatologjia

Shërbimi i Neonatologjisë pranë Departamentit të Obstetri-Gjinekologjisë Hygeia ofron kujdes neonatal të standarteve ndërkombetare për foshnjat e porsalindura dhe nënat e tyre.

Ky shërbim ka në përbërje të tij:

  • Njësinë e Kujdesit Standart për të porsalindurin normal në lindje
  • Njësinë e Terapisë Intensive për të porsalindurin dhe Patologjinë Neonatale, ku trajtohen dhe mbahen nën kujdesje të porsalindurit që mund të paraqesin problematika pas lindjes;
  • Njësinë  Outpatient (ku trajtohen foshnja të kthyer gjatë periudhës 28 ditore apo të lindur në Maternitete të tjera).

Stafi mjekësor përbëhet nga 6 mjekë neonatologë-pediatër, me eksperiencë të gjerë dhe kualifikime të kryera brenda dhe jashtë vendit në fushën e Neonatologjisë të dedikuar dhe në gadishmëri 24 orë ne ditë / 7 ditë të javës, për të ofruar siguri dhe mirëqënie për foshnjat e porsalindura.

Pjesë e këtij Shërbimi janë edhe stafi infermieror i përbërë nga personel i kualifikuar dhe të trainuar në vazhdimësi, të cilët ofrojnë shërbim cilesor për të porsalindurin dhe mbështetje maksimale për nënat e reja në maternitet.

Krahas shërbimit mjekësor profesional ofrohet edhe edukimi i nënave të reja për kujdesin ndaj të porsalindurit dhe ushqyerjen me gji, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së këtij proçesi edhe pas daljes nga materniteti.

Avantazhet e Kujdesit në Shërbimin e Neonatologjisë 

1. Ambjent miqësor dhe nxitja sa më shpejt e lidhjes nënë-fëmijë (kontakt lëkurë më lëkurë mes tyre menjëherë pas lindjes).

2. Fillimi i hershëm dhe mbështetja e ushqyerjes me gji.

3. Prezenca e babait në lindje.

4. Kujdesi për ruajtjen e temperaturës dhe përshtatjen normale të të porsalindurit pas lindjes.

5. Parandalimi dhe menaxhimi i infeksioneve.

6. Zbatim me përpikmëri i protokolleve të kujdesit neonatal (Vitamina K, profilaksia e syve, vaksinimi, kujdesi për kordonin umbilikal).

7. Ofrim i shërbimeve bashkëkohore dhe depistuese për të porsalindurin, si : Analiza Metabolike, Testi i dëgjimit apo Ekzaminimi ekografik kokso-femoral.

8. Ndjekje e të porsalindurit gjatë muajit të parë pas lindjes në Ambulatorin e Neonatologjisë dhe asistencë për çdo problematikë të ndeshur gjatë kësaj periudhe.

9. Konsulenca apo shkëmbim eksperience me kolegët respektive në Departamentin e Neonatologjisë të Spitalit Hygeia Athinë.

10. Pjesëmarrje e stafit mjekësor dhe infermieror në aktivitete shkencore kombëtare e ndërkombëtare, duke siguruar përditësim me njohuritë bashkëkohore në fushën e Perinatologjisë, Neonatologjisë dhe Pediatrisë.

Për më shumë informacion mbi këtë Departament ju ftojmë të ndiqni artikujt si më poshtë:

http://www.hygeia.al/al/hygeia/artikuj-mjekesor/106-kujdesi-neonatal-si-te-kemi-bebe-te-shendetshem-dhe-prinder-te-kenaqur 

More Doctors From : Neonatologjia

Dr. Ada Simeoni

Dr. Ada Simeoni

Neonatolog

Dr. Sonila Biba

Dr. Sonila Biba

Neonatolog
Dr. Faik Bardhi

Dr. Faik Bardhi

Neonatolog
Dr. Eda Postoli

Dr. Eda Postoli

Neonatolog
Jemi Online. Si mund t'ju ndihmojmë?