Okulistikë

Qendra e Syrit Hygeia #Hygeiaeyecenter, nën drejtimin e mjekes okuliste, Dr.Shk.Teuta Haveri, në bashkëpunim me një staf mjekësh okulistë (vendas & të huaj) profesionistë dhe me eksperiencë të suksesshme, brenda dhe jashtë vendit, në fushën e okulistikës, do të ofrojnë të gjithë gamën e shërbimeve okulistike, diagnostike & kirurgjikale, shërbime këto që do të ofrohen për të gjitha grupmoshat, nga ato pediatrike deri në moshat e treta.

Në Qendrën e Syrit Hygeia do të ofrohen shërbimet si vijon:

Ekzaminime Oftalmologjike:
• Vizita okulistike për të rritur
• Vizita okulistike pediatrike (për të gjitha moshat)
• Topografia e syrit (Pentacam)
• OCT (skaner i retinës dhe kornesë)
• OCT për diagnozën dhe ndjekjen e Glaukomës
• Ekografi e syrit
• Fusha pamore
• Pakimetri
• Angiografi me fluoresceine (FFA)
• Kontaktologji (përcaktimi i lenteve të kontaktit të buta dhe të forta)
• Vendosja e protezave okulare
• Tonometri automatike

Trajtime me Laser
• Trajtim me laser të retinës (retinopatinë diabetike, grisjet retinale, etj.)
• Capsulotomi me YAG – laser
• Iridotomi me YAG – laser

Ndërhyrje kirurgjikale
• Operacione të perdes me ultratinguj (Phacoemulsifikim)
• Operacione për eliminimin e numrit të syzeve me excimer laser (LASIK / LASEK)
• Operacione për eliminimin e numrave ekstrem të syzeve me ane te inplantimit te lenteve intraokulare fakike (Artiflex, Artisan, ICL)
• Operacione për eliminimin e numrit të syzeve per larg dhe afer (te moshes) me ane te perdorimit te lenteve Premium Multifokale (Panoptix, Symfony, etj.)
• Kroslink i kornese (per trajtimin e Keratokonusit)
• Transplanti korneal (i te gjitha shtresave te kornese)
• Kirurgjia e retines (Hemorragji, retinopatia diabetike, trauma, etj.)
• Operacione të tensionit të syrit (Glaukoma)
• Operacione për shtrembërimin e syve (Strabismus)
• Operacione të pterigionit me transplant konjuktival
• Operacione të chalasionit (bycave)
• Operacione për kanalin e lotit me tuba silikoni (Dacryocystorhinostomia)
• Kirurgjia e kapakëve

More Doctors From : Okulistikë