Profesor Fabio De Luca, kardiokirurg, kardiolog & kirurg vaskular është një ndër emrat e ekslencës në fushën e kardioangiokirurgjisë dhe për më tepër është një ndër pionierët e teknikave të avancuara të rindërtimit koronar që lejojnë rikuperimin e funksionalitetit të plotë të arterieve koronare pa futur materiale të huaja në zemrën e pacientit.
Prof. De Luca u diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 1986 dhe më pas u specializua në Kardioangiokirurgji në Universitetin La Sapienza të Romës. Gjatë eksperiencës së tij të gjatë dhe të suksesshme ka kryer mbi 10,000 proçedura kirurgjikale kardiovaskulare.
Gjatë karrierës së tij ai është trajnuar dhe perfeksionuar në qendrat spitalore më të mira të kirurgjisë së zemrës në botë, duke punuar me specialistët më të mirë dhe më të njohur të fushës siç është spitali prestigjioz për kardio-pediatri në Toronto (Kanada) “The Hospital for sick children” apo në “Miami Heart Institute” SHBA.
Në Itali ai ka ofruar shërbimet e tij në një numër të madh spitalesh prestigjoze si “ Istituto di Cardiologia – ICC Roma – GVM Care & Research në cilësinë Drejtorit të Departamentit të Kardiokirurgjisë, ka mbajtuar pozicionin e Drejtorit të Kirurgjisë Koronare Rindërtuese në U. F. të Humanitas Gavazzeni Kardiokirurgjisë në Bergamo dhe së fundmi është emëruar Drejtor i Poliklinikës Monza, për Kirurgjinë Koronare Rindërtuese, një teknikë që ai zhvilloi për trajtimin e pacientëve me shumë stente.