AKTIVITET PËR MUAJIN E KANCERIT TË GJIRIT “AMBULANCA E SHPRESËS”
Gjatë muajit Tetor, në vijim të nismave të ndërrmara nga Spitali për ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit, Spitali Hygeia Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Kristiane Shqiptare ( YËCA) dhe Ambasadën Amerikane organizuan fushatën sensibilizuese “ Aumbulanca e Shpresës”.
Aktiviteti konsistonte në ofrimin e Ambulancës së spitalit ku së bashkur me ekipin e mjekëve specialist të Spitalit ofruan për gratë që jetonin në zonat më të pazhvilluara të Tiranës dhe në kushte të vështira ekonomike ekzaminime për gjirin falas si dhe ju ofronin broshura dhe informacione të nevojshme mbi hapat që duhen marrë për të parandaluar Kancerin e gjirit, kontrollet mjekësore që duhen bërë, etj.
Për 200 nga gratë të cilat ju nënshtruan këtyre kontrolleve paraprake ju ofrua Mamografi falas.