Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

By Hygeia Hospital - In Artikuj mjekësor - 15/12/2021

Parandalimi i kancerit të gjirit fillon me adaptimin e një stili jetese të shëndetshëm

Por, a ekzistojnë masa parandaluese për kancerin e gjirit dhe cilat janë ato?

Ekzistojnë faktorë rreziku si rastet me, histori familjare me kancer gjiri, që konsiderohet si faktor rreziku që nuk varet nga ne dhe si i tillë nuk mund të bëjmë asgjë për të ndryshuar këtë fakt.

Ndërkohë kemi faktorë të tjerë rreziku të cilët lidhen me stilin e jetesës të gjithësecilit nga ne të cilët nëse modifikohen ulet ndjeshëm rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit.   

Si të reduktoni rrezikun për t’u prekur nga Kanceri i Gjirit? 

Studimet kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetesës ndikon në uljen e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri i gjirit, përfshirë edhe kategorinë e atyre të konsideruar me rrezik të lartë për t’u prekur.

Më poshtë po ju listojmë disa nga masat parandaluese që gjithësecila prej jush duhet t’i ketë parasysh:

  • Limitoni konsumin e alkolit

Sa më shumë alkool të konsumoni aq më i madh do të jetë edhe rreziku për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ajo ç’ka mjekët specialistë rekomandojnë, është të limitohet konsumi i alkoolit në jo më shumë se 1 gotë në ditë.

  • Jo Duhan

Statistikat e akumuluara në kohë paraqesin një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe  kancerit të gjirit, sidomos te gratë në pre-menopauzë. Prandaj mos pirja e duhanit është dhurata më e mirë që mund t’i bëni shëndetit tuaj.

  • Mbani nën kontroll peshën

Të qenit mbi peshë ose më keq akoma obezë, rrit rrezikun për kancer gjiri dhe ky probabilitet është akoma më i lartë sidomos nëse prekeni nga obeziteti në periudhën pas menopauzës.

  • Merruni me aktivitet fizik

Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme e cila nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Për adultë sa më të shëndetshëm, mjekët specialistë rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.

  • Ushqyerja me gji

Gjidhënia luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit. Pra, sa më shumë të zgjasë periudha e gjidhënies aq me shumë rritet edhe efekti mbrojtës ndaj kësaj sëmudje.

  • Limitoni dozën dhe kohëzgjatjen e hormono-terapisë

Hormono-terapia e marrë për një periudhë nga 3 – 5 vjet rrit shanset e rrezikut për kancer gjiri. Nëse jeni duke marrë hormono-terapi për të dominuar simptomat e menopauzës duhet të konsultoheni me mjekun tuaj sepse ekzistojnë edhe metoda alternative trajtimi për këto probleme.

  • Evitoni sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin ndaj rrezeve radioaktive dhe ndotjes ambjentale

Ekzaminimet imazherike mjekësore të tilla si skaneri, përdorin doza të larta rrezatimi dhe disa studime të kryera paraqesin një lidhje që mund të ekzistojë midis ekspozimit ndaj këtij lloj rrezatimi dhe kancerit të gjirit. Prandaj rekomandohet kryerja e ekzaminimeve të tilla imazherike vetëm në rastet kur është absolutisht e nevojshme dhe e rekomanduar nga mjeku specialist.

Sa ndikon adaptimi i një diete ushqimore të shëndetshme në parandalimin e Kancerit të Gjirit?

Një dietë e shëndetshme ushqimore ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga disa lloje të ndryshme kanceri, si edhe të disa sëmundjeve të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe strok-ut. Kështu gratë të cilat konsumojnë një dietë ushqimore mesdhetare, shoqëruar me konsum të vajit të ullirit dhe arrave mund të jenë më pak të rrezikuara për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Kjo për faktin e thjeshtë se dieta mesdhetare bazohet kryesisht në ushqime me bazë bimore si frutat, drithërat, perimet, bishtajoret dhe arrat. Personat që zgjedhin këtë dietë ushqimore automatikisht zgjedhin konsumin e yndyrnave të shëndetshme si vajin e ullirit në vend të gjalpit dhe peshkun në vend të mishit të kuq.

Po kështu mbajtja e një peshe të shëndetshmë është një faktor kyç në parandalimin e Kancerit të gjirit.

Ekziston ndonjë lidhje midis pilulave kundër shtatzënisë dhe kancerit të gjirit?

Ekzistojnë disa statistika mbi faktin që kontraceptivët hormonalë, ku përfshihen pilulat për kontrollin e shtatzënisë dhe pajisjeve intrauterine (IUD) që çlirojnë hormone, ndikojnë në rritjen e rrezikut për kancer gjiri. Por ky rrezik është shumë i vogël dhe ulet në momentin që do të ndërprisni marrjen e kontraceptivëve hormonalë.

Gjithsesi, përsa i përket faktit të kontraceptivëve, vendimi duhet të merret vetëm pasi të jeni konsultuar me mjekun specialist.

Si përfundim:

Jeni vigjilent dhe bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit. Nëse vini re ndonjë ndryshim si psh. kokërr në gjoks ose ndryshime në lëkurë, duhet të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku specialist mastolog (ekspert për gjirin). Po kështu pyesni mjekun tuaj se kur duhet të kryeni mamografinë apo ekzaminime të tjera të nevojshme bazuar ne historinë tuaj personale shëndetësore.

Spitali Hygeia Tiranë
Tel: + 355 4 23 90 000

← Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër? →

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.