Kontakt +355 4 23 90 000 info@hygeia.al    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
Dec13
0

Pyetjet më të shpeshta mbi Fekondimin In-Vitro

By Hygeia Hospital - Të Reja

Çfarë është Fekondimi In-Vitro (IVF)?

IVF do të thotë fertilizim jashtë trupit. Mjeku i jep gruas mjekime që të prodhojë më shumë vezë. Kur kemi të gjitha kushtet të tilla që tregojnë se vezët janë gati, ato nxirren jashtë trupit të gruas me anë të një ndërhyrje mini-invazive.

(more…)

Dec13
0

Variçet(Venat Varikoze), diagnostikimi dhe trajtimi i tyre

By Hygeia Hospital - Të Reja

Ҫfarë janë Variçet?

Variçet (Venat Varikoze Primare) janë zgjerime të qëndrueshme dhe të përdredhura të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, kryesisht të dy venave safeniene.

(more…)

Sep9
0

Historia e Lousie Brown – bebja e parë në epruvetë

By Hygeia Hospital Tirane - Të Reja

Hyrje

43 vitë më parë, kur çiftit Gilbert John Brown dhe Lesley Brown ju komunikua nga mjekët që mundësitë për të patur një fëmijë me proçedurën e Fertilizimit in Vitro janë “NJË NË NJË MILION” ata nuk e menduan dy herë por ranë dakort që të nisnin menjëherë proçedurën dhe rezultati ishte sukses i plotë. Ata arritën të sillnin në jetë vajzën e tyre, Louise Joy Brown, e njohur në të gjithë botën si bebja e parë në epruvetë.

Sot, në 2021, përqindja e suksesit për Fertilizimin in Vitro është rritur dhe varion në 50-60 apo deri 70%. Prandaj, shpresoj që historia e krijimit të bebes së parë në Epruvetë të jetë një shtysë dhe motivim më shumë për të gjithë ata prindër që janë akoma në pritje të fëmijës së tyre, pra, të mos hezitojnë, por t’i japin edhe një mundësi vetes për realizimin e ëndrrës së tyre të madhae, atë të prindërimit! (more…)

May7
0

Shërbimi ambulator & Vizitat me mjekët specialistë deri në orën 21:00

By Hygeia Hospital Tirane - Të Reja

Spitali Hygeia vjen më pranë pacientëve / Ofron shërbimin me mjekët specialistë edhe gjatë orareve të pasdites 16:00-21:00

Spitali Hygeia ka qenë dhe vazhdon të jetë e vetmja strukturë spitalore private gjithëpërfshirëse në vend që ofron shërbim spitalor 3600 për të gjithë pacientët e saj duke filluar nga analizat e thjeshta deri në ndërhyrjet kirurgjikale ndër më të ndërlikuarat, performancë kjo që bëhet e mundur sajë profesionalizmit të mjekëve specialistë të asistuar nga teknologjia mjekësore e fjalës së fundit dhe struktura moderne që Spitali ka.

Këto premisa kanë bërë që Spitali Hygeia të jetë një qendër reference për të gjithë pacientët, jo vetëm ata shqiptarë por edhe nënshtetas të huaj, pra për të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë zgjidhje të problemeve të tyre mjekësore në kohë reale dhe me cilësi. Pikërisht kjo ishte edhe arsyeja pse Spitali Hygeia, për të qenë sa më pranë nevojave dhe kërkesës gjithmonë në rritje për shërbime mjekësore nga ana e pacientëve të saj, por sidomos për të gjithë ata që për arsye pune apo pamundësie për të marrë shërbime mjekësore gjatë orareve të paradites, tashmë ju mundëson marrjen e shërbimit të kërkuar me mjekët specialistë, çdo ditë, nga e hëna në të premte, edhe gjatë orareve të pasdites, pra duke zgjatur orarin e këtyre shërbimeve prej orës 16:00-21:00.

Pra, tashmë, shërbimi ambulator & vizitat me mjekët specialistë, do të jetë i disponueshëm për të gjithë në çdo orë të ditës prej orës 8:00-21:00.

Për më tepër informacion apo rezervime të shërbimeve ju ftojmë të kontaktoni me sekretarinë e Spitalit apo në adresat zyrtare:

Tel: 04 23 90 000

https://www.facebook.com/Hygeia.Hospital.Tirana.HHT

Instagram: #spitalihygeiatirane

Feb2
0

Klinika Dermo-Estetike Anassa

By Hygeia Hospital Tirane - Të Reja

Anassa inaguron ambientet e reja moderne & teknologjinë bashkëkohore

Në datë 4 Shkurt 2019, në ambientet e Spitalit Hygeia u organizua Ceremonia e inagurimit të ambienteve të reja dhe super moderne të Klinikës dermo-estetike Anassa, ambjente këto të rikonceptuara për të ofruar të gjitha llojet e trajtimeve dermo-estetike me aparatura dhe teknologjinë më bashkëkohore në treg.

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Hygeia, Z.Mario Karaj, në fjalën e tij të hapjes nënvizoi faktin se: Klinikës dermo-estetike Anassa i është dedikuar një investim mjaft i konsiderueshëm nga spitali Hygeia si nga pikëpamja e teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore, duke i vënë në dispozicion një hapësirë prej 300 m2, kjo për t’i ardhur sa më pranë kërkesave që ka tregu i trajtimeve estetike dhe atyre të bukurisë. Synimi ynë është është që Klinika Anassa të kthehet në një qendër referimi për trajtimet dermo-estetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe në Rajon.

Bashkëpunimi me mjekë kirurgë estetikë me emër, profesionistë dhe me shumë eksperiencë, është një tjetër hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga kjo Klinikë, kjo për t’ju oftuar pacientëve të kësaj Klinike kahas trajtimeve dermo-estetike bashkëkohore edhe të gjithë gamën e ndërhyrjeve plastike & rikonstruktive – tha në fjalën e saj, Menaxherja e Klinikës Anassa, znj.Rezalda Shehi.

Klinika Anassa tashmë vendos një standart të ri në fushën e trajtimeve të bukurisë, ku cilësia, siguria dhe ofrimi i trajtimeve të personalizuara konform standardeve ndërkombëtare janë vula e garancisë për çdo pacient.

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...

Archives

  • December 2021
  • September 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • October 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • November 2019
  • February 2019
  • August 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • October 2015

Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: info@hygeia.al
© 2021 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.