Kontakt +355 4 23 90 000 [email protected]    Urgjenca 04 23 23 000
Spitali Hygeia Tiranë
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja
  • Hygeia
    • Rreth Nesh
    • Cilësia & Siguria
    • Burimet Njerëzore
  • Shërbimet Mjekësore
  • Mjekët Tanë
  • Pacientë & Vizitorë
  • Të Reja

Hernia Diskale – Simptomat, diagnostikimi dhe trajtimi

By Hygeia Hospital - In Artikuj mjekësor - 13/12/2021

Hernia e diskut/diskale zakonisht ndodh si rezultat i konsumimit gradual, degjenerimit të disqeve të shtyllës kurrizore. Me kalimin e kohës, disqet e shtyllës kurrizore humbasin një pjesë të përmbajtjes së ujit duke i bërë më pak fleksibël dhe më të prirur për të pësuar dëmtim madje edhe rupturë.

Disku i prekur nga hernia diskale mund të shtypë nervat që ndodhen pranë duke shkaktuar dhimbje si dhe dobësim apo mpirje të gjymtyrëve, por ka edhe raste kur nuk shoqërohet me asnjë lloj simptome.

Shkak i mirëfilltë i shfaqjes së hernies diskale nuk është i mirëpërcaktuar. Mund të shfaqet si rezultat i ngritjes së peshave të rënda dhe rrallëherë mund të vijë edhe nga traumat e shpinës.

Simptomat

Pjesa më e madhe e rasteve të hernies diskale konstatohen në pjesën lumbare (fundshpinë) edhe pse ka edhe raste që shfaqjet në zonën çervikale (qafë).

Shenjat dhe simptomat më të zakonshme që sinjalizojnë prezencën e patologjisë janë:

  • Dhimbje në gjymtyrët e sipërme apo të poshtme

Nëse hernia diskale shfaqet në zonën e poshtme të shpinës, dhimbja prek në mënyrë më të theksuar pjesën e gjymtyrëve të poshtme.

Ndërsa në rastet kur shfaqet në qafë, dhimbja prek pjesën e gjymtyrëve të sipërme së bashku me shpatullën.

  • Mpirje

Personat e prekur nga hernia diskale shfaqin mpirje të zonave të ndryshme në varësi të nervave të prekur

  • Dobësi

Nervat e prekur nga kjo patologji dobësojnë edhe muskujt përkatës. Kjo mund bën që pacienti të pengohet ose pamundësi për të mbajtur pesha.

Ka edhe raste kur hernia diskale nuk shoqërohet me simptoma të dukshme dhe patologjia arrin të diagnostikohet vetëm nëpërmjet ekzaminimeve imazherike.

Faktorët e rrezikut

Konsiderohen si faktorë rreziku për shfaqjen e Hernies diskale:

  • Obeziteti – Obeziteti shkakton shtypje në disqet e pjesës së poshtme të shtyllës kurrizore
  • Historiku professional (profesioni) – Individët me punë fizike të rënda kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga kjo patologji
  • Trashëgimia – Pacientët me histori familjare, pra që kanë pjesëtarë të familjes të prekur nga kjo patologji, kanë predispozita më të larta për t’u prekur nga Hernia Diskale

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut

Drejtohuni menjëherë te mjeku specialist nëse keni:

  • Përkeqësim të simptomave – Dhimbja, mpirja apo dobësia mund të përparojnë deri në pamundësi për të kryer aktivitetet e zakonshme të përditshme.
  • Mosfunksionim të fshikëzës ose zorrëve – Pacientët të cilët kanë sindromën „cauda equina“ shfaqin probleme me inkontinencën ose shfaqin vështirësi në urinim edhe me fshikëz të mbushur
  • Mpirje – Kjo humbje progresive e ndjesisë prek pjesën e brendshme të kofshëve, pjesën e pasme të këmbëve dhe zonën rreth rektumit

Diagnoza

Pasi drejtoheni për konsultë të specializuar, mjeku fillimisht do t’ju kërkojë informacion mbi historikun mjekësor, sëmundje të tjera nga të cilat vuani, medikamentet që merrni si dhe do të proçedojë më pas me ekzaminimin fizik për të testuar:

  • Reflekset
  • Forcën muskulore
  • Aftësinë e të ecurit
  • Ndjesinë

Më tej në vijim për të përcaktuar sa më qartë diagnozën si dhe për të përcaktuar se cilat nerva janë prekur nga kjo patologji, mjeku mund të rekomandojë ekzaminimet imazherike:

  • Rezonanca magnetike – për shkak të saktësisë që ofron është testimi i parë që rekomandohet nga mjeku specialist
  • Grafi
  • Skaner
  • Elektromiograma

Trajtimi

Pjesa më e madhe e paciantëve kanë përmirësim pas regjimit të rekomanduar nga mjeku. Në rastet kur edhe pas trajtimit medikamentoz, simptomat janë persistente apo përkeqësohen, mjeku specialist mund të rekomandojë:

  • Trajtimin kirurgjikal
  • Mikrodiskektomi(diskektomi endoskopike)

Departamenti i Neurologjisë

Spitali Hygeia Tiranë

Tel: +355 4 23 90 000

← Çfarë duhet të dimë mbi Rinitin & Astmën Alergjike
Sindroma e Vezores Policistike →

Kategoritë

  • Artikuj mjekësor
  • Oferta
  • Përgjegjësia Sociale
  • Pozicione Vakante
  • Të Reja

Të fundit

  • APNETË E GJUMIT
    APNETË E GJUMIT

    GËRHITJE, LODHJE, PËRGJUM...

  • Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?
    Kur duhet të drejtohemi te mjeku pediatër?

    Shëndeti i fëmijëve është...

  • Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni  rrezikun për t’u prekur prej tij
    Parandalimi i Kancerit të Gjirit : Si të minimizoni rrezikun për t’u prekur prej tij

    Parandalimi i kancerit të...

  • Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato
    Ҫfarë duhet të dimë mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe si t’i evitojmë ato

    Sëmundjet e zemrës (kardi...

  • Shintigrafia e Tiroides
    Shintigrafia e Tiroides

    Shintigrafia e tiroides ë...


Spitali Hygeia Tiranë

SPITALI HYGEIA TIRANЁ është spital privat i nivelit ndërkombëtar me një investim fillestar prej 60 milion euro, duke qenë i vetmi spital në Shqipëri i konceptuar që në fillesat e tij si strukturë spitalore, si nga pikëpamja strukturore ashtu edhe nga ajo funksionale.

Si të arrini në Hygeia

Kontakte

Adresa: Fushë-Mëzez, Kashar, Tiranë Km 01 i Rrugës dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës
Sekretaria: + 355 4 23 90 000
Urgjenca: + 355 4 23 23 000
Email: [email protected]
© 2024 Hygeia Hospital Tirana. All Rights Reserved.