Spitali Hygeia Tiranë pranë Institucioneve që kujdesen për fëmijët Jetimë
Në Janar 2017, Stafi Administrativ I Fshatrave SOS, të cilët kanë nën kujdestarinë e tyre fëmijë jetimë, kontaktoi Spitalin Hygeia duke i kërkuar ndihmë për një nga fëmijët që ata kanë nën kujdestarinë e tyre, përkatësisht Anjezën 9-vjeçare.
Anjeza kishte disa kohë që vuante nga disa shqetësime të herëpashershme ORL dhe pas një vizite të specializuar mjekësore të kryer nga stafi I mjekëve të Departamentit ORL Hygeia u arrit në konkluzionin që vajza duhej t’I nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale “Adenotonsilektomi”.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua me sukses nga stafi I mjekëve Otorinolaringologë të Spitalit dhe të gjitha shpenzimet e ndërhyrjes dhe hospitalizimit u mbuluan nga Spitali Hygeia Në shenjë mirënjohje të asistencës mjekësore dhe mbështetjes së vazhdueshme që stafi i Spitalit Hygeia ka dhënë për fëmijët e këtij Institucioni, drejtuesit e Fshatrave SOS dërguan nje letër falenderimi drejtuar Drejtores Ekzekutive të Spitalit Hygeia, Znj. Maria Driva.