Stafi i Spitalit Hygeia ofron ndihma materiale për familjet në nevojë
Në vijim të misionit të marrë përsipër në bashkëpunim me Fondacionin “Fundjavë Ndryshë”, këtë herë në vizitat mujore që ofrohen për familjet në nevojë të identifikuara nga ky Fondacion, stafit mjekësor të Spitalit Hygeia ju bashkuan edhe pjesëtarë të stafi administrativ të Spitalit.
Gjatë vizitave që u kryen në tre familje të varfra, në rrethinat e Durrësit, familje të cilët jetonin në kushte shumë të vështira ekonomike, krahas vizitave dhe ekzaminimeve mjekësore rutinë, Spitali Hygeia Tiranë shpërndau edhe pako me ndihma në ushqime, veshmbathje, elektroshtëpiake (televizorë dhe frigoriferë), artikuj shkollorë, etj.