Personeli është treguar tepër miqësor në Spitalin Hygeia Tiranë. Pritja ka qenë në nivele më të larta se ajo që prisja. Shumë pastër dhe i gjithë personeli i Urgjencës ishin të gatshëm të ofronin ndihmë dhe mbështetje, veçanërisht një prej infermierëve i cili më bëri të ndihem e mirëpritur dhe e sigurt në të gjitha aspektet e marrjes së mjekimit të duhur dhe trajtimit. Për sa i përket Pavionit të Patologjisë, dëshiroj të falenderoj pesonelin infermieror për mirëpritjen turn pas turni. Faleminderit të gjithëve.
(M.D)