Trajtimi i Kancerit të prostatës me Radioterapi në Spitalin Hygeia
Kanceri i prostatës: Është ndër format më të hasura të kancerit te meshkujt, por me një raport vdekshmërie jo shumë të lartë.
Kanceri i prostatës trajtohet në disa forma dhe përkatësisht:
- Kirurgji
- Radioterapi dhe kimioterapi
- Në raste të rralla ndodh që nuk ka nevojë për trajtim dhe është i nevojshëm vetëm monitorimi i pacientit në mënyrë periodike.
Kanceri i prostatës në fazat e hershme të tij zakonisht nuk shoqërohet me simptoma, ndërsa në fazat e mëvonshme të tij, pra me përhapjen e sëmundjes shoqërohet me simptoma të tipit:
- Inkontinencë urinare
- Mbetje gjaku në urinë
- Dhimbje në zonën pelvike ose në zonat ku është përhapur kanceri
- Impotencë
- anemi
- Dhimbje shpine
- Dhimbje të kockave
- Enjtje e këmbëve
Trajtimi i Kancerit të prostatës me Radioterapi në Spitalin Hygeia
Trajtimi i kancerit të prostatës me radioterapi mund të bëhet në të gjitha stadet e këtij lloj kanceri, pra që nga fazat më të hershme dhe deri te fazat e avancuara lokalisht dhe metastatike, me rezultate të ngjashme me kirurgjinë. Janë disa teknika të radioterapisë që përdoren duke filluar nga 3DCRT, IMRT, SBRT, dhe brakiterapia. Për rastet e kancerit të prostatës lokalisht të avancuar përgjithësisht rekomandohet trajtimi me radioterapi IMRT, për shkak të disa avantazheve që kjo tenikë mbart dhe që aktualisht aplikohen vetëm në Spitalin Hygeia Tiranë. IMRT (radioterapia me intesitet të moduluar) është një teknikë e avancuar e radioterapisë e cila me anë të një planifikimi invers bën të mundur përqendrimin e rrezatimit te qelizat tumorale në prostatë, vezikula seminale, apo adenopati pelvike duke maksimizuar vrasjen e këtyre qelizave. Nga ana tjetër bën të mundur ruajtjen maksimale të organeve të shëndosha nga rrezatimi. Në këtë mënyrë krijohet mundësia për të dhënë më shumë dozë rrezatimi mbi tumor dhe më pak në organet e tjera sesa radioterapi konvecionale 3D.
Avantazhet ndaj kirurgjisë
1) Është një metodë trajtimi jo invazive. Pacienti trajtohet përreth 30 minuta në ditë për 7 javë rresht, nga e Hëna në të Premte. Dhe gjatë kësaj kohe vazhdon jetën normalisht duke patur disa efekte të lehta anësore.
2) Radioterapia me IMRT nuk shkakton efekte të inkontinencës urinare, dhe njëkohësisht fenomenin e impotencës e ka në përqindje shumë më të ulët krahasuar me trajtimin me kirurgji.
3) Shumica e pacientëve me kancer të avancuar të prostatës që trajtohen me kirurgji, më pas kanë nevojë për trajtim me radioterapi një muaj pas kirurgjisë (pra i bie që pacienti të bëje dy trajtime njëri pas tjetrit).
4) Në shumicën e rasteve të trajtimit me radioterapi dhe hormonoterapi sëmundja mbahet në kontroll për një periudhë të gjatë, dhe në disa raste të rekurencës së sëmundjes gjithmonë është mundësia për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale radikale.
Dr.Ledio Bregu
Mjek Onkolog – Radioterapeut
Spitali Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000